Policia e Beratit ka marrë një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorrit. Ky plan ka si objektiva: parandalimin e aksidenteve rrugore, garantimin e qarkullimit të lehtësuar të përdoruesve të akseve rrugore të qarkut, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në malin e Tomorrit, pelegrinazh i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht, 2023. Në zbatim të këtij plani masash, janë planëzuar shërbime shtesë në të gjitha akseve rrugore që të çojnë në malin e Tomorrit, si dhe në ambientet e jashtme…
Author: tirana
I Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC. Ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.
Detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Greqi, ku një tifoz i skuadrës së AEK-ut u vra, pas një përleshjeje të dhunshme me ultrasit e Dinamo Zagrebit, në prag të ndeshjes mes dy skuadrave. Michalis Katsouri humbi jetën pasi u godit me thikë nga disa tifozë kroatë në orët e vona të së hënës kur tifozët e Dinamo Zagrebit nisën përleshjen e dhunshme. Mediat greke kanë publikuar momentet e fundit të të riut, i cili shihet i gjakosur, në përpjekkje për t’u shpëtuar kroatëve. Në videon e parë, Michalis shihet duke vrapuar drejt një dyqani në…
Një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë. Mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik. Automjeti drejtohen nga 42-vjeçari G.Gj. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. NJOFTIMI: Librazhd/Informacion paraprak Rreth orës 15:30, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Një 65-vjeçar është arrestuar në Sarandë, me akuzën e ngacmimit seksual. Policia bën me dije se ka qenë një 16-vjeçare ajo e cila ka bërë denoncimin, se burri kishte hyrë në banesën e saj dhe po tentonte ta ngacmonte seksualisht. Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e burrit. “Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. S., 65…
Qytetarët me paga të larta do të paguajnë më shumë kontribute shoqërore dhe shëndetësore. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se ka hyrë në fuqi rritja e pagës maksimale, për efekt kontributi sipas përllogaritjes me të njëjtën masë në lekë dhe në të njëjtën kohë me rritjen e pagës minimale në shkallë vendi. ISSH sqaron se aktualisht paga minimale është rritur me 17.64% duke shkuar në 40,000 lekë në muaj dhe po kaq edhe paga maksimale, duke arritur në 176, 416 lekë në muaj. Rritja e pagës maksimale çon në pagesa më të larta të sigurimeve, si nga punëdhënësi,…
Prej pasdites të së hënës Giorgia Meloni me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida janë vendosur në rezidencën qeveritare në Vlorë. Këto janë pamjet nga pushimet e saj dhe të familjarëve në vilën qeveritare si e ftuar e kryeministrit Rama. Siç shihet, Meloni ka shëtitur përgjatë bregdetit shqiptar dhe nën masa të rrepta sigurie. Mediat italiane aludojnë edhe për një takim të saj me Tony Blair duke iu referuar vizitës së tij në Shqipëri në të njëjtën kohë me kryeministren italiane.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot efektivin e Policisë së Shtetit, Redin Çaushaj, i cili u plagos dy ditë më parë në Himarë, pasi ndërhyri jashtë shërbimit për shmangien e një përplasjeje të dhunshme. “Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Efektivi i policisë së Vlorës ndërhyri për të shuar një sherr në zonën e Himarës, por u godit me thikë nga Theodhoi Mërkuri, i cili u arrestua nga policia. Ai ndodhet në Spitalin Rajonal…
Një studim i ri ndërkombëtar i publikuar në Nature Human Behavior pretendon se baballarët që investojnë kohë dhe para për fëmijët e tyre kanë më shumë gjasa të shprehin xhelozi kur partneri i tyre i tradhton, krahasuar me ata që nuk janë aq aktivë të përfshirë në prindërimin e një fëmije. Geoff Kushnick, një antropolog në Universitetin Kombëtar Australian (ANU) i cili mori pjesë në hulumtim, thotë se ndërsa studimet e mëparshme janë fokusuar në dallimet gjinore, ky studim eksploroi dallimet kulturore, duke përfshirë përfshirjen e babait në rritjen e fëmijëve. “Zbulimi kritik që doli nga kulturat e ndryshme që…
Që kur inteligjenca artificiale fitoi veti njerëzore, rreziku i përdorimit të të dhënave dhe gjenerimit të tyre nga të panjohur u rrit edhe më shumë. Së fundmi, një burrë në Turqi tentoi të mashtronte biznesmenë dhe zyrtarë të lartë duke imituar zërin e presidentit Erdogan. Një burr, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende ka rënë në pranga pasi u pikas nga shërbimi sekret turk MIT, të cilët parandaluan një skenë mashtrimi që mund të kishte sjellë pasoja të rënda. Përmes inteligjencës artificiale, burri imitonte zërin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të mashtruar biznesmenë dhe zyrtarë të…
Një 22-vjeçar ka goditur me automjet një efektiv policie në tentativë për t’i shpëtuar arrestimin. Blutë e Sarandës ishin sinjalizuar se i riu mund të ishte i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike, ndaj për këtë arsye kanë kërkuar që ai të ndalojë dhe automjetit me të cilin udhëtonte t’i kryhej një kontroll. I gjendur në këtë situatë, 22-vjeçari ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur një efektiv, i cili është dëmtuar lehtë. Pas disa minutash uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e tij. Gjatë kontrollit të automjetit iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë.…
Këngëtari i njohur Armaldo Kllogjeri gjatë qëndrimit në “BBV” krijoi një miqësi me Luiz Ejllin, e cila u kris pasi ky i fundit i ngriti një ‘kurth’ duke bërë që ai të përjashtohej nga ky reality show. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Lancio”, ku ka folur për marrëdhënien me këngëtarin shkodran. I pyetur nga moderatori se pse mendon Armaldo që pavarësisht se BBV ka përfunduar çështja me Luizin vazhdon ta “përndjekë” kur haptazi ata e kanë ndërprerë marrëdhënien? Çfarë e intrigon kaq shumë publikun? Po i bën konkurrencë në muzikë?. Kllogjeri u shpreh se gjërat dhe…