Author: tirana

Aktorja e njohur, Olta Gixhari është rikthyer në Shqipëri, ku po shijon plazhin e bukur të jugut të Porto Palermos. E komentuar shumë se nuk i pëlqente të bënte punë, përmes rrjeteve sociale Olta tenton të na bisndë për të kundërtën, teksa shfaqet duke punuar, madje aq shumë sa ajo është e telendisur fare. Dhe arsyeja e vetme sipas saj, është që të mund të nxjerrë bokën e gojës. Në videon e publikuar, aktorja e filmit që pritet të dal së shpejti “Në Kuadër të Dashurisë” shihet të jetë takuar me mikun e saj Xhonatanin. Duket se qëllimi tyre ka…

Read More

Një nënë 80-vjeçare dergjet në derën e Prokurorisë Speciale me shpresën se do të gjejë drejtësi për çështjen e saj. Lajmin e trishtë e sjell gazetarja Anila Hoxha, e cila shkruan se nënë Ferideja sot ka humbur ndjenjat para SPAK-ut, teksa qëndron aty duke kërkuar të hetohet për shtëpinë që i kanë marrë. Ajo thotë se e kanë mashtruar, i kanë marrë banesën dhe jeton me qira, e zhytur në borxhe. Shkrimi i gazetares Anila Hoxha: Më ndjekin nënë Feridetë, ose mbase unë jam shumë e ndjeshme për NËNAT ! Të parën e takova në burgun e grave. E kishin…

Read More

Numri i krimeve në internet kundër fëmijëve ka shënuar një rekord të lartë. Këtë e treguan shifrat e policisë britanike, sipas të cilave 6.350 krime janë regjistruar në lidhje me komunikimet seksuale me fëmijët deri në muajin mars 2023. Fëmijët nën 12 vjeç përbënin një të katërtën e numrit të përgjithshëm të viktimave. Vajzat ishin në shënjestër në 83% të rasteve kur dihej gjinia. Shoqata Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve (NSPCC) ka thënë se numri i shkeljeve tregon se pse janë kaq të nevojshme “mbrojtjet novatore” të Projektligjit të Sigurisë Online, pavarësisht kundërshtimit nga gjigantët e teknologjisë për…

Read More

Shqipëria do të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin shtator, ku fillimisht do të udhëtojë drejt Çekisë për t’u përballur në datën 7 dhe tri ditë më vonë do të presë në “Air Albania”, kombëtaren polake. Dy sfida ku luhet fati i Kombëtares për një kualifikim të mundshëm në Europianin e Gjermanisë vitin e ardhshëm. Ashtu si në transfertën çeke në “Fortuna Arena”, ku janë ezauruar 1 mijë biletat e vëna në dispozicion për tifozët, edhe me Poloninë në Tiranë do të kemi një stadium plot, teksa shihet që ka një interes të jashtëzakonshëm për këtë takim. Nisur…

Read More

Adresa e një grupi mafioz shqiptar që u kërkonte 14 mijë sterlina emigrantëve të parregullt për të bërë udhëtimin nga Spanja drejt Anglisë u mbyll këtë të mërkurë nga ana e kompanisë së TikTok. Trafikantët shpërndanin pamje të ndryshme duke përdorur ikona dhe emoji kamionësh, tragetesh dhe atraksionit turistik London Eye, që ndodhet në buzë të lumit Tamiz, ndërsa theksonin se i gjithë udhëtimi ishte i sigurt. Rruga e re promovohej si më pak e rrezikshme dhe me më pak kontrolle. Por pas këtyre reklamave, TikTok një ditë më parë hoqi fillimisht reklamimet e bëra në faqe dhe më pas…

Read More

Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi ka qëlluar me armë në ajër mbrëmjen e djeshme, në fshatin Brar në Tiranë. Policia e kryeqytetit bën me dije se në kërkim është shpallur dhe një 48-vjeçar i cili pa të riun kur qëlloi me armë, por që nuk ka kallëzuar ngjarjen. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm…

Read More

Aeroporti i Tiranës flet italisht. Asnjëherë më parë nuk kanë qenë kaq të shumtë turistët që mbërrijnë nga Italia për të kaluar pushimet duke u larguar nga çmimet e shtrenjta të shtëpisë sonë”. Kështu e nis kronikën televizioni Canale 5. Gazetari flet për një bum turistik në Shqipëri duke krahasuar Italinë me vendin tonë. Theksi vihet tek çmimet e ulta. “Avioni, shtëpia dhe makina vetëm 150 euro. Bregdeti i Durrësit ka një linjë të gjatë plazhi ku një çadër jepet me një çmim të leverdisshëm.” “5 euro një çadër dhe 2 shezlonge” “Pra këtu 5 euro një çadër dhe 2 shezlonge!”…

Read More

Një zakon në dush në dukje i padëmshëm është identifikuar si një shkak i mundshëm për shfaqjen e simptomave të sulmeve ose atakut në zemër. Një numër i konsiderueshëm i të sëmurëve nga ataku kardiak raportojnë ndjenja dhimbjeje gjoksi dhe gulçim në momentet para sulmit. Ndërsa gjendja çon në afërsisht 10,000 shtrime në spital në vit, përparimet në trajtimet mjekësore kanë çuar në rritjen e shkallës së mbijetesës për ata që përjetojnë një ngjarje të tillë. Disa ekspertë sugjerojnë se për njerëzit me sëmundje para-ekzistuese të zemrës, ekspozimi ndaj rrjedhave të papritura dhe të fuqishme të ujit gjatë një dushi mund të jetë…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Drejtori DVP Vlore Ermal Muçaj ishin të pranishëm në Spitalin Rajonal Vlorë, për të vizituar punonjësin e Policisë, i cili po merr mjekim në këtë spital, pasi mbrëmjen e djeshme u godit me thikë gjatë ndërhyrjes jashtë orarit të shërbimit, për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti. Gjatë fjalës së tij, Balla deklaroi se do të “godasin” këdo që cënon ligjin dhe shteti do të reagojë me gjithë forcë mbi këdo që sulmon.Sipas ministrit, kushdo që do të tentojë të ngrejë dorën kundër një punonjësi të policisë, reagimi kundër tij do të jetë shumë…

Read More

Lulzim Basha ka tentuar për herë të parë bashkëpunimin me të gjithë demokratët, përfshi ata që nuk e njohin si kryetar të PD për zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Kukësit. Nëpërmjet një deklarate të PD-së në Kukës, Basha ka ftuar të gjithë demokratët të garojnë me një kandidat ne zgjedhjet për këtë bashki në 24 shtator. “Partia Demokratike apelon për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët, për të garuar me një kandidaturë të gjithëpranuar”, ka deklaruar dega e PD-së në Kukës. Por kjo deklaratë vështirë se do të sjellë bashkëpunim, pasi lideri i opozites Sali Berisha…

Read More

Kulmi i sezonit turistik ka sjellë bllokim total të trafikut në Vlorë. Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto, rruga Transballkanike në Vlorë ishte në koas të plotë nga numri i lartë i automjeteve. Në qytetet bregdetare dhe turistike si Vlora, trafiku i rënduar është mëse i zakonshëm. Numri i vizitorëve dhe automjeteve rritet në këto periudhë, duke shkaktuar ngarkesë të lartë në rrugë dhe infrastrukturë. Në Vlorë, zonat qendrore, bregdeti dhe rrugët kryesore janë më të prekurat nga trafiku i rënduar.

Read More

“A jeni gati të bëni luftë kimike mbi trupin tuaj?” Kjo është pyetja e bërë nga një mjek në një nga qendrat kryesore të kërkimit të dermatologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, për ata që rekomandojnë injektimin e melanotan II, i njohur gjithashtu si ilaçi ‘Barbie’,  për të ndihmuar në pigmentin e errët të lëkurës këtë verë. Dr Sobia Kauser, një asistent profesor në Universitetin e Bradfordit, ka paralajmëruar gjithashtu për efektet anësore të ilaçit të paautorizuar, të cilat përfshijnë mosfunksionim seksual dhe një rrezik në rritje të kancerit të lëkurës. “Melanotan II është i paligjshëm për t’u blerë në MB…

Read More