Author: tirana

Sekretari i Omonias, Marin Suli në protestën e zhvilluar për lirimin e Fredi Belerit në Himarë, kërkoi lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh: “ Lirojeni Belerin, sa nuk ju ma marrë përpara zemërimi i himarjotëve”. Protesta u organizua nga organizata Omonia. Qytetarët janë bërë bashkë dhe kërkojnë lirimin e Belerit gjithashtu në këtë tubim kanë marrë pjesë edhe shumë media greke.  

Read More

Valuta ruse rubla është zhvlerësuar në nivele që janë parë vetëm në javët e para pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë. Të hënën, 101 rubla ruse janë treguar me 1 dollarë amerikan, çka nënkupton zhvlerësim të valutës për 25 për qind këtë vit dhe më të madhin në 17 muajt e fundit. Maksim Oreshkin, këshilltar ekonomik i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se faji i zhvlerësimit të rublës qëndron te “politikat e lirshme tregtare”. Sipas tij, forcimi i rublës është në interes të ekonomisë ruse dhe një rënie e vlerës së saj e “komplikon ristrukturimin ekonomik dhe…

Read More

Kryebashkiaku i zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri ka reaguar pas protestës për lirimin e tij. Për median greke “Open”, ai u shpreh se është mirë dhe se po pret për vendimin e drejtësisë, edhe pse mund të jetë i vonuar. “Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të qëndroj këtu sa të duhet, të betohem kryetar bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar himariotët. Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti dhe besim në luftë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë.…

Read More

Magoo, i cili ishte më i njohur si pjesë e dyshes hip-hop Timbaland & Magoo, është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare. Lajmi për vdekjen e reperit u konfirmua nga artisti R&B, Digital Black (Benjamin Bush) i “Dru Hill” në një postim në Instagram. Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet. Reperi e filloi karrierën e tij në vitin 1989 kur u takua me Timbaland, kur të dy ishin adoleshent. Disa nga këngët më të njohura të Magoo – emri i vërtetë i të cilit është, Melvin Magoo Barcliff – përfshinin “Up Jumps Da’ Boogie”, “We at it Again” dhe…

Read More

Belind Këlliçi duket se po punon seriozisht për porosinë që i ngarkoi Sali Berisha për të hetuar si prokuror paralel çështjen e inceneratorëve. Bashkë me anëtaren e Foltores në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Beti Njuma, ata ndodhen me pushime në jug, dhe siç duket nga këto foto të publikuara nga ata vetë në mediat sociale, po ia kalojnë për bukuri dhe po i shijojnë në maksimum ato në një jaht luksoz.Fotot janë publikuar në Instagram nga bashkëjetuesja e Këlliçit, ndërkohë që nuk dihet kush është pronari i jahtit luksoz ku po kalojnë pushimet çifti dhe anëtarja e Foltores në Këshillin…

Read More

Qytetarë dhe zyrtarë të lartë greke kanë nisur protestën këtë të hënë në Himarë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. I pranishëm në këtë protestë është edhe kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis. Kujtojmë se Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Por, deri më tani, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i kanë dhënë leje për të kryer betimin.

Read More

Një 33-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Paulin Kqira është arrestuar nga policia britanike në një ‘shtëpi bari’ në Hull të Anglisë. Sipas mediave angleze, Paulin Kqira ishte punësuar nga një person tjetër, ende i paidentifikuar, për t’u kujdesur për bimët e kanabisit kundrejt një pagese prej 2 mijë paundësh. Mësohet se i riu shqiptar u gjet brenda banesës, ku ndodheshin dhjetëra rrënjë kanabisi, mjete për rritjen e bimëve narkotike dhe lëndë narkotike gati për shitje. Paulin Kqira, i cili kishte mbërritur në Britani në mënyrë ilegale, ka pohuar para autoriteteve se u përfshi në këtë veprimtari pasi një person të…

Read More

Dua Lipa ndodhet në Greqi. Këngëtarja ka postuar disa foto, ku po shijon disa ditë relaksuese me të dashurin e saj, regjisorin francezo-grek Romain Gavras. “Duke lundruar në Peloponez”, ka shkruar ajo në postim, ku në një prej fotove shfaqet e përqafuar me partnerin. Kujtojmë që edhe në korrik çifti i kaloi pushimet bashkë në Sifnos të Greqisë.

Read More

Sali Berisha me deputetët e Rithemelimit po shkojnë drejt një grupi të ri parlamentar, por siç pohoi, kjo lëvizje nuk është lëshim terreni për Lulzim Bashën i cili më 29 Korrik u kthye në krye të Partisë Demokratike Zyrtare. “Lulzim Bashën e njohim si një peng të shpifur të Edi Ramës, dhe asgjë më shumë. Të tillë e njohin të gjithë demokratët shqiptarë, të tillë e njeh opinioni publik shqiptar. Lulzim Basha është një mjeran që keqpërdoret sipas rastit nga Rama-Balla, Balla-Rama dhe që ndonjëherë ia japin me qira edhe Erion Veliajt”, tha Berisha. E ndërkohë që një garë e…

Read More

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ka mbërritur në portin e Vlorës së bashku me familjen e saj. Meloni u prit nga kreu i qeverisë, Edi Ramën, ndërsa është vendosur te vilat qeveritare në qytetin bregdetar të Vlorës. Siç lajmëron gazeta “Corriere della Sera”, Meloni ka pranuar ftesën e Ramës për të pushuar disa ditë me familjen e saj në Vlorë. Kryeministrja italiane, Meloni do të kalojë 2-3 ditë në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Read More

Debutimi në La Liga për Ilkay Gundogan, i cili dje doli në fushë nga minuta e parë me fanellën e Barcelonës për t’u zëvendësuar në minutën e 79-të, nuk rezultoi siç mesfushori e priste. Në një reagim në rrjetet sociale, pas ndeshjes me Getafen që u mbyll me barazim pa gola, Gundogan u shpreh i pakënaqur për mënyrën si përfundoi ky takim. “Mirënjohës për debutimin tim në La Liga me Barcelonën. Aspak i kënaqur me rezultatin, por ky është vetëm fillimi. Ecim Barça!”, shkruan ai. Barcelona dhe lojtarët, mbetën të pakënaqur me gjykimin në Madrid, mbrëmjen e së dielës, teksa statistikat…

Read More

Autoritetet e talibanëve i kanë arrestuar dy gazetarë në jug të Afganistanit, ku është ndaluar që të transmetohet zëri i grave nëpër radio. Një burim, që ka kërkuar të jetë anonim, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se forcat talibane i kanë arrestuar gazetarët Attaullah Omar dhe Waheedur Rahman Afghanmal në provincën jugore Kandahar, më 13 gusht. Omar është korrespodent i Kandaharit për mediumin Tolo, ndërsa Afghanmal raporton për të përditshmen Etilat-e Roz. Arrestimi i tyre vjen pas arrestimit të pesë gazetarëve tjerë në pjesë të ndryshme të Afganistanit, vetëm brenda një muaji. Ndërkohë, Ministria e talibanëve për Informacion…

Read More