Author: tirana

Një alarm sigurie të shtunën nxiti evakuimin e turistëve që vizitonin Kullën Eiffel në qendër të Parisit, simboli më emblematik i Francës. Vizitorët u evakuuan nga tre katet e Kullës së Eiffel dhe nga sheshi pak pas orës 13:30. Ekspertët e asgjësimit të bombave si dhe policia evakuuan zonën, duke përfshirë edhe një restorant të vendosur në një nga katet. “Është një procedurë e zakonshme në këtë lloj situate, e cila megjithatë është e rrallë,” tha një zëdhënëse e SETE.

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë konstatuar dhe kanë goditur 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve. Si rezultat, filloi procedimi në gjendje të lirë për J. M., 35 vjeç, banues në fshatin Osnat, dhe U. B., 34 vjeç. Në afërsi të fshatit Osnat, këta dy persona u kapën duke transportuar secili me një automjet kamion tip “IFA”, nga 18 m3 dru zjarri pa dokumentacionin përkatës. Sasitë e druve dhe automjetet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Read More

Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi ra nga një lartësi teksa punonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e të premtes në Halyvourgia. I ndjeri, Erlando Orhanlli punonte për një kompani teknike në Athinë, e cila merrej me  mirëmbajtjen e çative. Mediat greke bëjnë me dije se i riu shqiptar është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Volos, por për shkak të plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.

Read More

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka bërë ditën e sotme një reagim, pas takimit të djeshmë me deputetin grek Angelos Syrigos. Beleri në reagimin e tij shprehet se falenderon deputetin grek për vizitën në burg, ndërsa shton se kërkoi që Syrigoz t’i transmetojë kryeministrit të Greqisë vendimin e tij, i cili është të marrë sa më shpejt detyrën e kryebashkiakut të Himarës dhe të lirohet nga qelia. Falënderoj nga zemra profesorin, deputetin e Demokracisë së Re dhe mikun tim të ngushtë, z. Angelos Syrigos, i cili më vizitoi në burgun e Tiranës, i dërguar i Kryeministrit Grek, z.…

Read More

Në intervistën e radhës për mediat italiane, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u fokusua sërish në bum-in turistik që po përjeton Shqipëria këtë vit. Sigurisht “meme-ja” tashmë e famshme ku ai paralelizonte ikjen e shqiptarëve në vitin 1991 drejt Italisë me ardhjen sot të turistëve italianë në Shqipëri ishte pyetja e parë që iu bë në intervistën e tij për “Rai News 24” “Mbi të gjitha nuk ishte një ironi për askënd por ishte një shaka, mendoj se duhet të qeshim kur kemi momente të gëzuara dhe kur kupton rrugën që kemi bërë për të arritur këtu”- tha Rama. “Këtë…

Read More

Emërimi i një prokurori të posaçëm për të mbikëqyrur hetimin e Departamentit të Drejtësisë ndaj djalit të presidentit Joe Biden, Hunter po rikthen vëmendjen mbi rolin që këta prokurorë kanë luajtur në historinë moderne amerikane. Të premten, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland caktoi prokurorin nga Delauer, David Weiss, i cili po heton aktualisht aktivitetet financiare dhe tregtare të djalit të presidentit, për të mbikëqyrur hetimin e Departamentit. Zoti Garland deklaroi se zoti Weiss i kishte thënë se “sipas gjykimit të tij, hetimet kishin arritur në një fazë, ku funksionet e tij të mëtejshme mund të vazhdojnë vetëm me statusin e…

Read More

Skuadra e Romës ka mbërritur në Tiranë, për ndeshjen e sotme me Partizanin. Në orën 20:00, skuadra e Murinjos do të zbresë në stadiumin “Air Albania”, për ndeshjen miqësore me Partizanin e Zoran Zekiçit. Edhe pse periudhë pushimesh, pritet që numri i tifozëve të jetë i lartë. Mësohet se janë shitur afro 18 mijë bileta on line dhe fizikisht duke bërë që stadiumi “Air Albania” të jetë i mbushur plot.

Read More

Kryetari i bashkisë së Veliajt e quajti të stisur debatin për “Malin e Tiranës”. Veliaj tha se çdo gjë është bërë transparente duke hedhur poshtë akuzat e PD-së por dhe të tjerëve të përfshirë në debat. “Është shumë kollaj të bësh lajmë, është shumë kollaj të imitosh “Mjaftin” në vakt, sigurisht me një performacë shumë mediokre, por ajo është gjëja më e kollajtë. Sot është shumë më e vështirë të marrësh këto vendime për të shpronësuar 20 mijë m2, 20 mln euro, i bie që investime e bashkisë së Tiranës, për një 1 ose 2 vite. Kjo nuk qëndron. Jo vetëm…

Read More

Një 30-vjeçar është vënë në pranga si i dyshuar për grabitjen e një makine në qytetin e Durrësit. Leonard Fjerza e ka vjedhur mjetin në 8 gusht dhe është larguar në drejtim të Lezhës. Një ditë më parë, në 11 gusht, makina u identifikua nga policia në në aksin rrugor Thumanë-Milot, pranë fshatit Gjormë. I riu, pasi tentoi t’i devijohej policisë, doli nga mjeti dhe u arratis në këmbë. Pas arratisë, i riu u vu në pranga këtë të shtunë. Dyshohet se gjatë kësaj vere, Fjerza ka kryer disa vjedhje të tjera. Në 8 gusht, ai ka vjedhur në një…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Maliq, ku 62-vjeçari Ramiz Muçollari u ekzekutua nga forcat RENEA. Sipas Berishës, vrasja e 62-vjeçarit nga policia duhet të ishte shmangur, për shkak se ai vuante nga probleme të shëndetit mendior. Berisha shton se Muçollari nuk përbënte rrezik për policinë dhe argumenti se vrasja ndodhi gjatë shkëmbimit të zjarrit mes tij dhe efektivëve nuk është bindës. Berisha akuzon po ashtu ministrin e brendshëm Taulant Balla për nxitje të vrasjeve nga policia.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se Tirana do të vijojë të jetë një qytet i pastër. Duke folur në Report TV për kalimin e landfillit te Sharres nën administrimin shtetëror, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka zbatuar ligjin dhe ka respektuar të gjitha procedurat. “Qartazi ajo që kuptuam dje eshte se administratori shtetëror do të vijojë të respektojë kontratën. Siç e patë, kërkoi pagesat, pra nuk do t’i bjerë njeri qylit dhe nuk do të shpartallojmë një investim publik, që është për pastrimin e qytetit. Nëse në këtë proces dikush ka bërë gabime, të mbajë përgjegjësi…

Read More

22-vjeçari shqiptar ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e tifozit në prag të ndeshjes AEK – Dinamo e Zagrebit. Ai ka deklaruar para prokurorëve grekë se ka kaluar rastësisht pranë vendit ku u përplasën dy tifozeritë. “Unë jam elektricist. Atë ditë isha në zonën e Nea Philadelphia për punë. Unë e mbarova punën vonë. Kisha lënë një takim me të dashurën time në stacionin “PERISSOS” të trenit elektrik për të udhëtuar drejt Pireut, me synimin për të arritur në lagjen Galatsi. Ndërsa po prisja jashtë stacionit, dëgjova britma, shpërthime dhe flakë dhe shkova të shikoja se çfarë po ndodhte.…

Read More