Skuadra e Romës ka mbërritur në Tiranë, për ndeshjen e sotme me Partizanin.
Në orën 20:00, skuadra e Murinjos do të zbresë në stadiumin “Air Albania”, për ndeshjen miqësore me Partizanin e Zoran Zekiçit.
Edhe pse periudhë pushimesh, pritet që numri i tifozëve të jetë i lartë. Mësohet se janë shitur afro 18 mijë bileta on line dhe fizikisht duke bërë që stadiumi “Air Albania” të jetë i mbushur plot.
