Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia e Kosovës shkëmben zjarr me kontrabandistët në brezin kufitar, prangosen 5 persona

20:17 / August 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
766c46a6b7e344b8ac0d37006ebc1693
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kosovës bëri të ditur të premten se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për kontrabandë mallrash në fshatin Kovaç të Zubin Potokut. Personat e arrestuar kanë qëlluar edhe me armë në drejtim të policisë.

Sipas njoftimit për shtyp, si rezultat i aktiviteteve policore në brezin kufitar, bazuar edhe në informacionet që ka pasur në dispozicion policia, në fshatin Kovaç (Farkëtarët), zona e përgjegjësisë e Stacionit Policor Kufitar-Jasenovik, janë arrestuar pesë persona të dyshuar për kontrabandë mallrash dhe sulm me armë.

“Një person i dyshuar ka arritur ti shmanget arrestimit dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Për të vënë situatën nën kontroll, për të evituar sulmin e mëtejmë dhe për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm ndaj zyrtarëve policorë, policia informon se janë përdorur armë e zjarri nga policët e përfshirë në këtë ngjarje.

“Në këtë operacion, janë sekuestruar katër vetura, të cilat kanë qenë të përfshira në rastin konkret, ku në një njërën prej tyre është hasur një sasi e cigareve, të cilat dyshohet se ishin duke u kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Serbia. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante”, theksohet ndër të tjera në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se ky rast është duke u trajtuar nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale Veriu, në koordinim me organet tjera kompetente.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.