Author: tirana

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar sukseset e strukturave të Policisë së Shtetit në kuadër të operacioneve antikanabis të zhvilluara në të gjithë vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla deklaron se gjatë 72 orëve të fundit, janë asgjësuar në total rreth 20 897 bimë kanabis sativa. “Policia e Shtetit ka vijuar me sukses të plotë megaoperacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike, në të cilin prej fillimit janë angazhuar rreth 6 mijë forca policie dhe dhjetëra dronë me rezolucion të lartë. Gjatë 72 orëve të fundit, janë asgjësuar në total rreth 20 897 bimë cannabis sativa. Për këto…

Read More

“Eris” po përhapet globalisht, ku përfshihen Britania e Madhe, Kina dhe SHBA-ja. Megjithatë, OBSH sugjeroi se varianti nuk përbën një kërcënim të veçantë. “Bazuar në provat e disponueshme, rreziku i shëndetit publik i paraqitur nga variant i ri vlerësohet i ulët në nivel global”, njoftuan ata, duke shtuar se rreziku duket të jetë në të njëjtin nivel me variantet e tjera qarkulluese. Profesoresha e kërkimit për këtë çështje, Christina Pagel, deklaroi se nuk ka prova që ky variant mund të shkaktojë pasoja të rënda në shëndet. Ajo vuri në dukje se rënia e imunitetit qoftë nga vaksinimet apo nga infeksionet…

Read More

Sali Berisha ka hedhur akuza, duke thënë se po bëhen përpjekje për të mbyllur hetimet për aferën e inceneratorëve, që i quajti qesharake e të rrezikshme. “Rama është në mënyrë më të padiskutueshme ligjërisht e penalisht përgjegjësi kryesor i kësaj afere. Përpjekja për të mbyllur hetimet për vjedhjen e shekullit me 3 persona në arrati, Ahmetajn, Mërtirin dhe Zoton është një përpjekjet më antiligjore, më qesharake dhe më të rrezikshme. Dhe kjo në fakt siç e shihni, propaganda, por jo vetëm porpaganda, këtu e ka qëllimin madhor. Asambleja anti-Damian është pjesë e hetimit, por e hetimit strikt partiak për ti…

Read More

Deputeti grek Angelos Syrigos ndodhet në Shqipëri dhe ka takuar në paraburgim Fredi Belerin, kandidati fitues i zgjedhjeve lokale në bashkinë e Himarës. Në një prononcim për mediat ai u shpreh se nuk është e drejtë të mos betohet pasi shkel të drejtat civile. “I di akuzat, ka akuza për korrupsion zgjedhje lokale. Por ky rast është i vetmi nga të tjerat. Ai ka qenë i burgosur, por qeveria shqiptare nuk e ka lejuar të betohet si kryetar bashkie. Kjo është shkelje e të drejtave civile. Nga 31 raste të hetuara në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, vetëm Beleri në…

Read More

Një i ri shqiptar u godit për vdekje me thikë në një fermë kanabisi në Britani, më 4 dhjetor të 2021-t dhe një punonjës i sallës operative dëgjoi në telefon këtë krim. Xhovan Pepaj, 25-vjeç, u godit 16 herë me thikë nga një bandë që u fut për të grabitur fermën që drejtohej nga rivalët e tyre, në një banesë të fortifikuar në Kent. 6 persona janë në gjyq. Prej tyre 3 janë shpallur fajtor për vrasje; Kelvin Amoako, 19 vjeç, Ciaran Stewart, 19, dhe Bartosz Malawski, 28, ndërsa 3 të tjerë janë dënuar për vrasje nga pakujdesia në një…

Read More

Presidenti dekreton datën 24 shtator 2023 si datën e Zgjedhjeve për Kryetar në Bashkinë Kukës pas dorëheqjes së Safet Gjicit, i cili u përfshi në një skandal seksual duke u detyruar të largohet vetëm 1 muaj pas fitores në zgjedhjet e 14 majit. Presidenti i Republikës Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”. Presidenti caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit.

Read More

Është përkujtuar sot 35-vjetori i varjes së poetit Havzi Nela. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë në ndër të poetit, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ai ishte luftëtari lirisë dhe jo terrorist. “Havzi Nela dhe ju të tjerët që jeni sot këtu, në një kohë të tillë, shumë të ngjashme, identike, burgu ishte i sigurt, por nëse tejkaloheshin edhe me fjalë, disa standarde që diktatura i dënonte me dënim kapital, kishte dhe dënim kapital. Në këtë kontekst, Havzi Nela ishte një gjeni i kurajos njerëzore. Në udhëtimin e një intelektuali mes konformizmit dhe qëndresës ai zgjodhi qëndresën dhe qëndroi i…

Read More

Mediat britanike kanë botuar një artikull në lidhje me trazirat e Ekuadorit dhe vrasjen e bujshme të kandidatit presidencial Fernando Villavicencio, ku kanë implikuar edhe bandat shqiptare. Vrasja e të mërkurës e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio pasqyron zbritjen e Ekuadorit në kaos kriminal. Bandat shqiptare duket se janë në fokusin e këtij shkrimi, ku thuhet se të dyshuarit e vrasjes së Villavicencio kanë lidhje të ngushta me fraksionet shqiptare, që transportojnë kokainë në MB, si dhe me kartelet meksikane të drogës. Banda Los Lobos, ose Ujqërit, mendohet se përfshin deri në 8000 anëtarë, shumica e të cilëve drejtojnë botën e…

Read More

Modelja e OlnyFans, Isabelle Berry mendoi se rezidenca mbretërore britanike, e ndërtuar në shekullin e 11-të dhe që tërheq rreth 1.5 milionë turistë në vit, do të ishte sfondi i përsosur për fotot e saj sensuale, por ideja e saj duket se ka dështuar. Shumë banorë të zonës nuk u pëlqeu dhe as policëve që ruanin pallatin, të cilët e kanë gjobitur me një shumë të majme. Sipas Daily Mail, banorët e zonës Berkshire kanë shprehur zemërimin e tyre pasi e konsiderojnë si mosrespektim të pallatit, madje disa kanë theksuar se kjo lloj sjelljeje disa shekuj më parë dënohej me…

Read More

Operacion anti-drogë në veriun e vendit. Nga kontrollet e kryera gjatë 72 orëve të fundit, dronët kanë zbuluar mbi 20 mijë bimë kanabisi, të kultivuara në zona të thella malore në Malësinë e Shkodrës, në Lezhë, Krujë dhe Tropojë. Vetëm njëri nga kultivuesit u arrestua në flagrancë, ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “FOKUSI”, u asgjësuan në total 20 897 bimë kanabisi. Konkretisht në Malësinë e Shkodrës, si rezultat i fazës së 12-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, u asgjësuan 15 744 bimë kanabisi. Si autorë…

Read More

Një ngjarje çnjerëzore dhe tronditëse është zbuluar. Policia australiane ka identifikuar trupin e një gruaje, eshtrat e së cilës u gjetën brenda një muri betoni vitin e kaluar, ndërsa vlerëson se vrasja ka ndodhur më shumë se një dekadë më parë. “Lee Glover, e lindur në vitin 1971, kishte dëmtime të shikimit dhe dëgjimit dhe ishte rreth 38 vjeç në kohën e vdekjes së saj”, tha policia e Queensland në një deklaratë të enjten. Glover ishte një “grua thellësisht e izoluar” për të cilën ekzistojnë pak prova pasi ajo as nuk u raportua e zhdukur. Vdekja e saj u bë…

Read More

Të hënën e 14 gushtit, pritet të nis provimi i studentëve të Mjekësisë pranë Universitetit të Mjekësisë së Tiranës. Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1812 maturantët që kanë aplikuar në këtë program, ku do të shpallen fitues 400 nxënës. Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime. Në total numri i kuotave është 464…

Read More