Dashi Kjo e premte nis shkëlqyeshëm me një energji të mirë në dashuri dhe punë. Vetëm kini kujdes nga një ndryshim i vogël humori pasdite dhe disa kolegë mund të krijojnë pak bezdi. Demi E premtja do jetë një ditë e bukur edhe nëse humori do të pësojë një rënie të vogël. Nuk ka lajme të mëdha në dashuri dhe e njëjta gjë në punë, ndaj mos prisni gjëra të mëdha, por shijoni rutinën tuaj ashtu siç është. Binjakët Kjo ditë sjell takime të reja. Beqarët e shenjës duhet të organizojnë disa dalje në grup. Do të mbërrijnë në punë…
Author: tirana
Studimet shkencore tregojnë se gratë përballen me pagjumësinë më shumë se burrat. Kjo besohet të ndodhë për shkak të ndryshimeve hormonale. Për pasojë, gratë kanë më shumë nevojë për gjumë se burrat. Sipas të dhënave të studimit të Qendrës Kërkimore të Universitetit Loughborough, gratë kanë nevojë mesatarisht për të paktën 20 minuta më shumë gjumë se burrat. Truri i grave ‘funksionon’ ndryshe Ekspertët shpjegojnë se gratë janë mëse të zonja të kryejnë më shumë punë e detyra në të njëjtën kohë. Rrjedhimisht, ato e lodhin më shumë trurin gjatë ditës dhe kanë nevojë për më tepër gjumë natën.33 përqind e…
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar ka sjellë një këngë të re, që padyshim do jetë një hit. Xhensila ka bashkëpunuar me Varrosin dhe projekti më i ri muzikor quhet ‘Pina-Pina’. Kjo është hera e parë që dyshja vijnë së bashku me një këngë, ndërsa vetëm pak orë pas publikimit, kënga numëron miliona klikime.
Nuk dihet nëse e thotë për politikë, por Fredi Beleri i zgjedhur në krye të Bashkisë së Himarës në 14 maj, beson se do të ulet një ditë në zyrën ku e votuan qytetarët e tij. “Kam besim se vullneti i popullit të Himarës do të lexohet“, pohoi ai në një intervistë me shkrim për Lapsi.al, nga Spitali i Burgut në Tiranë. Natyrisht, në kushtet e paraburgimit është e pamundur që një gazetar të takohej me të intervistuarin, prandaj redaksia thotë se ia dërgoi pyetjet përmes avokatit Bledi Dumani. Ato u hartuan pasi SPAK shpalli se e kishte shpënë dosjen…
Mikahil Zorin, një nga rusët e arrestuar pasi hyri në uzinën e Gramshit një vit më parë ka deklaruar ekskluzivisht për Euronews Albania se ishte dhunuar nga policia dhe kjo e ka detyruar të thotë se erdhi në Shqipëri i ngarkuar me detyrë nga shërbimet ruse FSB. Ai fotografoi bashkë me shokët e tij pika të reparteve të njohur në Bovillë, Poliçan, Patos dhe Gramsh, gjithashtu fotografoi dhe ujësjellës të ndryshëm. Tani që muajt kanë kaluar nga kjo deklarate e firmosur prej tij, Zorin i thotë gazetarit Xhensil Shkëmbi një version ku pranon nënshkrimin e rrëfimit. Megjithatë ai shton se…
Spiunët rusë kanë treguar në një bisedë për “Euronews Albania” se ka qenë shumë e lehtë hyrja në uzinë ushtarake në Gramsh, duke theksuar se filmimi është diçka që e bënin në çdo vend që vizitonin dhe s’kishin lidhje me spiunazhin. Për më tepër, siç ata treguan, në atë gjendje që ishte uzina e Gramshit nuk do të kishte asnjë interes për t’u përdorur për spiunazh. “Mikhail organizoi çdo gjë. Më lajmëroi që do të lajmëronte dhe një shok të tij nga Ukraina, i cili është djali që ka makinën sportive portokalli. Nuk e dija që e kishte këtë makinë…
Multimilarderi Jeff Bezos po shijon pushimet me një jaht luksoz ishullin Kastos në Lefkada. Bashkë me bashkëshorten e tij dhe një grup shoqëror, Bezos ka mbërritur në ishull me një jaht luksoz të biznesmenit miliarder “Koru”. Është një jaht fenomenal, 127 metra i gjatë, me tre direkë që arrijnë lartësinë 70 metra. Ndërtimi i tij kushtoi 500 milionë dollarë. Me një pasuri të vlerësuar nga Forbes në afërsisht 163 miliardë dollarë, Bezos zgjodhi një ndër jahtet më luksoze për t’u arratisur bashkë me partneren e tij Lorin Sanchez. Jahti mund të strehojë 18 persona dhe kërkon një ekuipazh prej 40…
Taksimi i pronave me vlerë tregu por dhe vendosja e një takse të detyrueshme për sigurimin nga tërmeti, përkthehet në shpenzime më të larta për xhepat e shqiptarëve. E papërballueshme konsiderohet nga vetë qytetarët, por sidomos nga moshat e treta të cilët zotërojnë të paktën një pronë. “S’na duket e drejtë, për ne jo. Shtëpinë e kemi blerë vet, e kemi paguar vet, ca taksash t’i paguaj më kur unë i kam paguar. S’kemi mundësi t’i paguajmë me 100 mijë lekë pension që kam unë çfarë do paguaj”, thotë një grua. “Kam apartament. Një taksë më shumë s’mundem dot. Ku…
Shkencëtarët kanë mbetur të habitur pas studimit së një kafke misterioze 300 mijë vjeçare të një fëmije të moshës 12-13 vjeç, për arsye se ajo duket ndryshe nga çdo paraardhës i njohur i njeriut. Kjo u zbulua për herë të parë në Hualongdong në Kinën Lindore në vitin 2019. Sipas Science Alert, studiuesit mendojnë se individi, i njohur vetëm si HDL 6, është një përzierje midis njerëzve modernë dhe një hominine të panjohur që ekzistonte në Kinë në atë kohë. Kafka ka tipare të fytyrës që janë të ngjashme me njerëzit e hershëm modernë, të cilët shkencëtarët mendojnë se filluan…
Hapja e syve nën ujë mund të duket ide e mirë për shumë njerëz, veçanërisht kur jeni duke notuar në pishina. Megjithatë, ky veprim në dukje i padëmshëm mund të sjellë rreziqe të ndryshme për shëndetin e syve. “Klori është një dezinfektues shumë i fuqishëm që në fakt dëmton shtresat e jashtme qelizore që mbrojnë kornenë”, shpjegon Dr. Muriel Schornack. Nuk është problem nëse hapni sytë herë pas here, por shikimi nën ujë për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëme serioze. Irritim, thatësi dhe infeksione Dëmtimet janë acarimi dhe thatësia, pasi kimikatet dhe bakteret mund të ndikojnë në…
Të qënurit “VIP”, do të thotë të komentohesh thuajse për çdo gjë, duke vazhduar që nga jeta personale, fama e tyre, skandalet që ata shkaktojnë, e deri tek projektet e tyre televizive, muzikore etj. Shumë fansa do të ishin kurioz të shikonin se si kanë ndryshuar VIP-at e estradës shqiptare ndër vite. Bëhet fjalë për kohën kur artistët, këngëtarët dhe moderatorët e përfshirë në këto foto ishin fëmijë. Fotografitë e tyre qarkullojnë në rrjet, imazhe të cilat tregojnë ndryshimet fizike që kanë pësuar VIP-at deri më sot.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtues dhe forca operacionale të Policisë së Vlorës, të përfshirë drejtpërdrejt në dy operacionet e fundit në këtë qytet, për goditjen e një rasti armëmbajtje pa leje dhe minave me telekomandim. Balla tha se për operacione të këtij niveli vështirësie do të ketë gjithmonë shpërblim financiar, duke motivuar punonjësit e Policisë. “Shumë faleminderit për operacionin e kryer me shumë sukses dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, në këtë kulm të sezonit turistik, ku detyra parësore e Policisë është garantimi i rendit dhe sigurisë publike. Këto grupe kriminale që prej vitesh…