Author: tirana

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte me një postim në rrjetet sociale ku shfaqet vijimi i punimeve për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Përkrah pamjeve, kreu i qeverisë shkruan se tashmë ka përfunduar gjurma e pistës së këtij aeroporti, dhe shton se ai do të jetë gati në verën e 2025. “Me Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Vlorës, ku ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës, e ku punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025, kur Shqipëria Turistike do të hyjë në fazën tjetër…

Read More

Dashi Pasioni do të jetë motori i marrëdhënies suaj. Nëse jeni beqarë, një takim i papritur mund t’ju çojë në një zgjedhje të rëndësishme. Në punë do jeni plot energji dhe kreativitet. Është koha e duhur për të nisur ide dhe projekte të reja. Demi Të martën përpiquni të shmangni diskutimet e kota. Qëndrimi juaj pozitiv do t’ju bëjë të parezistueshëm. Për sa i përket punës, mund të ketë komplikime, por mos u dorëzoni dhe vazhdoni të punoni shumë. Binjakët Marrëdhëniet ndërpersonale do të jenë në fokusin tuaj këtë javë. Ju do të dëshironi të krahasoni veten me të tjerët…

Read More

Këtë të martë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat minimale do të luhaten 11-19 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 26 -29°C e veri , 30-32°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10 -15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4- 5 ballë në det të hapur.

Read More

Një lajm i bujshëm po përhapet me shpejtësi. Aventura e Neymar në Paris Saint-Germain mund të përfundojë së shpejti. I mbërritur në kryeqytetin francez në vitin 2017 nga Barcelona, ​​ylli brazilian luajti gjithsej 173 ndeshje duke shënuar 118 gola duke kontribuar në fitimin e pesë kampionateve franceze, tre Kupave të Francës, dy Kupave të Ligës dhe tre Superkupave. Marrëdhënia e O’Ney me klubin duket se është prishur. Sipas edicionit online të L’Equipe, lojtari ka informuar drejtuesit e PSG-së për gatishmërinë e tij për t’u shitur. Një kërkesë e bërë dje nga sulmuesi dhe që shumë shpejt mund të ndezë tregun…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot” të Përmetit. Mësohet se shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin, edhe mjeti ka dal nga rruga. Si pasojë, shoferi ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tepelenës. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot”, në vendin e quajtur “Fusha e Dragotit”, shtetasi, 64-vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit kamion, dhe për pasojë ky automjet ka dalë jashtë rruge. Nga aksidenti, është dëmtuar 64-vjeçari, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tepelenës. Grupi…

Read More

Jose Mourinho foli për Corriere Dello Sport, duke iu referuar “sirenave” që rrethojnë emrin e tij, si dhe dy propozimeve joshëse nga Al Hilal dhe Al Ahli, që ai të mund të transferohej në Arabinë Saudite. “Nuk kam menduar kurrë të largohem nga Roma. Gjithmonë kam bërë punën time, pa menduar se çfarë do të vijë më pas. Ndjej se ka respekt dhe vlerësim të madh nga njerëzit e ekipit ndaj meje. Kam marrë dy oferta nga Al Hilal dhe Al Ahli, por i kam njoftuar pronarët e skuadrës se nuk do të largohem. Më është dashur të mbaj premtimin…

Read More

Qeveria e Kosovës kërkon që Serbia të ndalojë diskriminimin me bazë etnike dhe shtypjen e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës. Këtë koment, Qeveria e Kosovës e ka lëshuar pas ndalimit të Këshilltares së Kryeministrit, Ardita Sinani në një nga pikat kufitare Kosovë – Serbi. “Ndalimi i Këshilltares së Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ardita Sinani në vendkalimin kufitar Muçibabë nga policia kufitare e Serbisë është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes”, thuhet në një komunikatë të Qeverisë. Tutje Zyra e Kryeministrit njofton se Sinani është ndaluar…

Read More

Të paktën dhjetë persona u plagosën pas një shpërthimi që ndodhi të hënën në provincën e Kocaelit në Turqinë perëndimore . Siç raporton transmetuesi shtetëror TRT dhe media të tjera, shpërthimi ka ndodhur pranë një magazine drithi në portin e Derinzës. Deri më tani nuk janë zbardhur shkaqet e shpërthimit pranë kapanoneve të Organizatës Turke të Drithërave (TMO). Shpërthimi ka ndodhur në orën 14:40 dhe hetimet policore janë duke vazhduar, raporton TRT. Guvernatori i provincës, Sedar Yavuz, njoftoi fillimin e një hetimi për shkaqet e shpërthimit.

Read More

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Vlorë, ku një 55-vjeçar humbi jetën pas një sherri banal. Armando Meshau mbeti i vdekur pas grushteve nga 33-vjeçari Rei Meta, banues në Tiranë. Ky i fundit u arrestua nga policia disa orë pas ngjarjes. 33-vjeçari Rei Meta është i punësuar si doganier, shkruan Newsbomb, dhe është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta (Seiti), emri i së cilës qarkulloi gjerë në media vitin e kaluar, pasi votoi kundër Altin Dumanit, i cili sot mban postin e kreut të SPAK. Vota e saj shkoi për kandidatin tjetër…

Read More

Projekti për ndërtimin e një kulle në qendër të Tiranës, ekzaktësisht prapa Teatrit të Operës dhe Baletit ka trazuar politikën shqiptare, sidomos pas lajmeve se me këtë ndërtim ka lidhje edhe Sali Berisha. Sot në një reagim të gjatë, anëtari i kryesisë së PD zyrtare dhe ish kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Roland Bejko ka ironizuar duke thënë se “revolucioni ka formën e malit në mes të Tiranës”. Gjatë shkrimit të tij, Bejko ka përmendur edhe disa deputetë të PD, mes të cilin edhe Tritan Shehun, duke thënë: “Revolucionari duhet vetëm të zbatojë urdhrat që merr nga Plaku nëpërmjet…

Read More

Shumica e përdoruesve kanë disa aplikacione në telefonin e tyre që i përdorin për komunikim. Sa të sigurta janë këto aplikacione dhe a janë të mbrojtura mesazhet tuaja? Një grup ekspertësh nga agjencitë “Tech Policy Press” dhe “Convocation Research and Design” bënë një studim shterues të aplikacioneve më të njohura të mesazheve dhe publikuan rezultatet në një punim. –Edhe ata që shqetësohen më shumë për privatësinë rrallë kanë informacion të mjaftueshëm për të marrë vendime që janë në interesin e tyre më të mirë. Ekziston një hendek i rëndësishëm midis premtimit të kriptimit dhe kërcënimeve për të siguruar mesazhe në praktikë. Ne…

Read More

Një person është plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë të Kosovës. Pak orë më vonë, i plagosuri nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve, dhe ka humbur jetën. Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha për Express se lidhur me këtë rast prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes. “Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe…

Read More