Fjalimi epik i Esat Mekulit për Çamërinë. Është viti 1941…, Pejë! “Kosova dhe Çamëria kanë çelë plagë të randa dhe të paharrueshme në trupin e popullit t’onë, por i kanë dhanë edhe eksperiencë të madhe Shqipnisë së lirë dhe të bashkueme sot e mbrapa me vendet që ia kishin grabitun. Po flas si djalosh i Kosovës shqiptare, i Kosovës qi në ditën e sodit po lirohet përgjithmonë prej zgjedhës, me dishirin e madh dhe të pashkimun qi Kosova shqiptare t’i bashkohet Shqipnisë së lirë, qi vllaznit tonë, të çdo feje qofshin, t’a ndjejnë me zemër se janë vllazen rreth qëllimit…
Author: tirana
Që prej dhjetor, kur edhe nisi eksperienca e tij në “Big Brother”, Luizi është kryefjala e rrjeteve sociale, por edhe e publikut. Këngëtari Shkodran ka fituar mbështetjen e shumicës, duke u renditur tek artistët më të pëlqyer, por edhe më të paguar. Që nga nata e 24 dhjetorit, jeta e tij ka bërë një ndryshim kolosal, ku pasi hyri me marrëdhënie të krisura me familjen dhe borxhe, sot të gjitha këto i ka sistemuar. Por le të ndalojmë tek familja e Luizit, e cila është diskutuar shumë gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother”. Shkak për këtë është bërë pikërisht…
Justin Bieber i la fansat e tij pa fjalë pasi këngëtari u pa duke u stërvitur me pretendentin kryesor britanik të boksit për peshën e mesme, Hamzah Sheeraz. Teksa kanadezi është i njohur për aftësitë e tij në fushën e muzikës, Bieber nuk i është shmangur asnjëherë dashurisë së tij për të luftuar. Ai ka bërë paraqitje të rregullta në ring në disa ngjarje MMA dhe boksi. Tani, fansat po pyesin nëse kjo mund të jetë diçka më shumë se thjesht një foto. Ai është stërvitur me Hamzah Sheeraz. Në fotot e publikuar në rrjetin social Instagram Sheeraz kishte shkruar:…
Flamurtari vazhdon të përforcohet në kuadër të misionit Superiore. Kuqezinjtë nga Vlora kanë prezantuar Marko Krivicic si futbollistin më të ri të skuadrës së drejtuar nga Emiliano Çela. Sezonin e fundit e kaloi në Superiore tek Erzeni, duke zhvilluar 35 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. “Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi të Flamurtari F.C”, lexohet në postimin zyrtar të klubit të njohur shqiptar. Krivicic është përforcimi numër 13 për Flamurtarin gjatë kësaj merkatoje verore. Drejtuesit kanë firmosur më parë me emra si Andri Stafa, Erjon Vucaj, Aleksander Dalanaj, Fjoralb Deliaj, Alexandre Di Estefano, Fabio Hasa, Eni…
Nga dhomat e thjeshta private, tek apartamentet moderne, bashkë me shtëpitë tradicionale, bujtina, vila e madje ferma… shqiptarët po mikë-presin turistët duke bërë biznes. Aktualisht vetëm në një nga platformat e turizmit, atë Airbnb, rezultojnë të listuara mbi 17 mijë njësi akomoduese, kryesisht me qira ditore. Pjesa më e madhe e tyre, mbi 7 mijë gjenden në Vlorë, ndjekur nga Tirana, Saranda, Durrësi, Himara, Shkodra, Berati dhe Lezha. “Ka nga ata që kanë lënë apartamentet e tyre me qira ditore dhe vetë janë zhvendosur në zona të tjera ku apartamentet kushtojnë më lirë. Ka nga ata klientë që marrin apartamente…
Shërbimet e Policisë gjejnë dhe i dorëzojnë një turisti të huaj, portofolin më një shumë parash dhe dokumente, që e kishte humbur në afërsi të hotelit ku ishte akomoduar. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit në territor, në afërsi të një hoteli, kanë gjetur në tokë, një portofol me një shumë parash, karta bankare dhe një pasaportë të shtetit të Kuvajtit. Punonjësit e Policisë e kanë dorëzuar portofolin në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pas verifikimeve dhe komunikimit me personelin e hotelit në afërsi të të cilit u gjet portofoli, rezultoi se pasaporta që u gjet në këtë…
Perëndimi duhet të ashpërsojë qasjen ndaj Beogradit, dhe të shmangin politikat që centralizojnë Serbinë në Beograd. Kjo është kërkesa e disa ligjvënënësve evropianë dhe amerikanë përmes një letre drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe shefit të diplomacisë së BE, Joseph Borrell. Në letrën e firmosur dhe prej dy figura politike të shquara perëndimore që udhëheqin Komisione për Marrëdhënie me Jashtë, Michael Roth i Bundestagut gjerman dhe Bob Menendez që mbikëqyr politikën e jashtme amerikane në Senat, kërkohet të hiqet dorë, nga, siç thonë, ata “kënaqja” e Beogradit dhe politikave që Beogradin e bëjnë qendror në Ballkanin Perëndimor, e…
Aldo Majnishta, një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës është arrestuar në Kosovë si rezultat i operacionit të koduar “Pengmarrja” të zhvilluar ndërmjet Policisë së Shtetit dhe të Kosovës. 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës. Në momentin e kapjes, Aldo Majnishta ka paraqitur pranë autoriteteve kosovare, dokumentet e një shtetasi tjetër. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me këto autoritete, janë kryer një sërë verifikimesh nga të cilat ka rezultuar se shtetasi i kapur gjatë operacionit ishte Aldo Majnishta. Interpol…
Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari në Facebook, i cili deklaron se Policia në Rinas po fotografon pasaportat e pasagjerëve, për shkak të prishjes së sistemit TIMS. “Mirë se vini në protektoratin e Krimit. Shkatërrimi i TIMS nga Rama-Balla detyron policët të fotografojnë me celular pasaportat e udhëtarëve. Lexoni mesazhin e udhëtarit dixhital: Doktor, është ora 2 e mengjëzit, sistemi dolën. Cunat dhe gocat e kufirit nxorrën cel dhe u bënin foto pasaportave”.
Këngëtarja Vesa Luma është rikthyer në Shqipëri nga Zelanda e Re. Ajo ka ndër mend që t’i rikthehet shumë shpejt muzikës, por ka diçka në tregun muzikor shqiptar që nuk po i pëlqen dhe nuk ka nguruar që ta adresojë këtë çështje. Vesa përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ka kritikuar disa kolegë të saj nga estrada të cilët po interpretojnë këngët hite të Vesës ndër vite, në koncertet e tyre. Interpretuesja e hitit “Jemi dhe s’jemi” u bëri apel këngëtarëve që minimumi të marrin leje nga ajo për interpretimin e këngëve të saj, dhe jo t’i këndojnë ato…
Çmimet e çmendura në Itali largojnë turistët drejt Shqipërisë, shkruan Davide Carlucci për gazetën italiane ”La Repubblica”. ”Në radhë në terminalin e portit të Barit, mes fytyrave të emigrantëve tashmë të moshuar që kthehen në shtëpi për pushime, shfaqen çanta shpine shumëngjyrëshe, shishe uji, çanta vajzash, pajisje zhytjeje apo kapele kashte. Si edhe të bërtiturat e zakonshme të zhurmshme të grupeve italiane në pushime. Një çift prindërish përpiqen të qetësojnë fëmijë e tyre të shqetësuar. Janë të lodhur pasi u larguan nga Roma me makinë natën për të marrë tragetin në orën 13:00. Kryefamiljari, Andrea, është 52 vjeç dhe është…
Shërbimet e Rendit dhe ato për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo kanë marrë njoftim se në lagjen “Vullnetari”, një shtetas kërcënonte bashkëshorten e tij se do ta vriste me sëpatë, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Momenti”, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, në këtë familje. Si rezultat i ndërhyrjes së Policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L, 48 vjeç, banues në Elbasan. Në vijim të hetimeve të thelluara për veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi, u sigurua informacion se 48-vjeçari, në një parcelë në pronësi e…