Author: tirana

Papa Françesku ka mbajtur një takim privat me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët fetarë, në kuadër të një vizite pesëditore në Portugali. Përmes një deklarate, Vatikani ka thënë se takimi është mbajtur të mërkurën. Një raport i këtij viti ka treguar se të paktën 4.815 fëmijë janë abuzuar në Portugali dhe se Kisha ka tentuar “sistematikisht” që ta fshehë rastin. Në një meshë të mbajtur në mbrëmje në Lisbonë, Papa ka thënë se Kisha duhet ta dëgjojë “vajin e viktimave”. Ai ka shtuar se skandali na drejton kah “pastrimi i vazhdueshëm”, dhe se rritja e zemërimit ka kontribuuar në…

Read More

Ylli botëror, artistja amerikane Lizzo është paditur nga tre ish-balerinë të saj të cilët e akuzojnë atë për krijimin e një mjedisi toksik pune. Në padi thuhet se këngëtarja ka bërë sjellje denigruse të cilat përfshijnë ngacmime të bazuara në seks, fe, racë dhe aftësi të kufizuara. “Lizzo dhe ekipi i saj i trajtuan balerinët në një mënyrë që bie ndesh me gjithçka që ajo përfaqëson publikisht, ndërsa privatisht ajo i poshtëron ata në një mënyrë jo vetëm të paligjshme, por edhe absolutisht demoralizuese”,-thotë avokati, Ron Zambrano, në një deklaratë. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka aplikuar për rinovimin e pasaportës biometrike. Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokunenteve të identifikimit, kryhen prej 1 gushtit nga kompania shtetërore “IdentiTek”. Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare. Balla ka ndjekur të njëjtën procedurë, pas marjes së kuponit është paraqitur në zyrat e “IdentiTek” për të vijuar me depozitimin e të dhënave biometrike. Postimi i plotë Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokumenteve të identifikimit, kryhen prej 1 Gushtit nga kompania…

Read More

Zbulimi i Perucetus premton të rishkruajë një kapitull të ri në historinë e balenave. Shkencëtarët zbuluan të mërkurën fosilet e një balene të hershme në Peru të quajtur “Perucetus colossus”, që jetoi rreth 38-40 milionë vjet më parë gjatë epokës së Eocenit. Një krijesë 20 metra e gjatë dhe me një masë që mund të arrinte 340 tonë, një masë që do tejkalonte çdo kafshë tjetër të njohur duke përfshirë balenën e sotme blu dhe dinosaurët më të mëdhenj. Ajo u zbulua nga një grup paleontologësh, të cilët gjetën këtë paraardhës të balenave dhe delfinëve me kocka të mëdha dhe…

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, u regjistrua në orën 05:18 (me orën lokale) në Kretë të Greqisë. Epiqendra ka qenë në zonën detare 32 kilometra në jug-juglindje të komunitetit Goudouras (Lassithi, Kreta lindore ), sipas të dhënave nga sizmografët e Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës. Sipas mediave greke, deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo për dëme materiale.

Read More

Një shpërthim tritoli është regjistruar gjatë natës në qytetin e Krujës. Është e paqartë se cili ka qenë objektiv i sulmit, pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës. Nga shpërthimi është hapur një grope në rruge dhe janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave e bizneseve aty pranë. Shpërthimi është regjistruar rreth 2 pas mesnate.

Read More

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore. Vija bregdetare edhe gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ku më prezente kthjellimet do të jenë në zonat Jugperëndimore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.

Read More

Dashi Do të jeni shumë të kërkuar nga të tjerët dhe kjo do t’ju lejojë të zgjeroni njohuritë tuaja dhe të bëni miq të rinj. Në fushën sentimentale situata mund të bëhet shumë interesante këtë ditë të nxehtë gushti. Demi Para se të merrni ndonjë vendim vlerësoni me kujdes të gjitha mundësitë. Me mënyrën tuaj të veprimit mund të lëndoni njerëzit përreth jush ose ata që ju duan. Për sa i përket punës, do të vijnë disa lajme të mira. Binjakët Shumë prej jush mund të preken nga disa sëmundje të vogla. Pushoni dhe përpiquni të rimbusni bateritë. Puna po…

Read More

Nga Anila Hoxha -Luljeta Preza!32 vjeçe. Me një jetë të tmerrshme.E vetmja pasuri e saj, trupi. Që ja blinin poshtë urës së Dajlanit burrat e orëve të vona. Kacidhe që i përdorte me pas për drogë dhe ushqim rruge. Një copë kartoni ish streha e saj shtruar mes dheut dhe gjymtyrëve që muajt e fundit po e linin. Lëvizte këmba doras së fundmi, me shumë zvarritej sesa ngulte këmbët. Thoshte që e kishin përplasur me makinë. Nuk shkoi kurrë në spital. Njëherë vodhi portofolin e njërit prej klienteve, u bë zhurmë e madhe.Të gjithë e shfrytezuan, jo vetem tutori; një…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe ka folur për mungesat në shërbimet spitalore publike, marrë shkas nga rasti i aktorit të mirënjohur Genci Fuga, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në tru. Braçe thekson nevojën emergjente për modernizimin e sektorit publik, si dhe luftën ndaj monopolit dhe abuzimit me këtë pozitë në një sektor jetik. Postimi i Braçes E shihni që ka edhe “monopol të mirë”?! Ky është qendrimi në media: Merruni me shtetin, lëreni monopolin, ka punën e tij. Qe ne kete vend ka “monopole të mira”, kete na i kane mesuar autoritete ne detyre per t’i luftuar por qe…

Read More

Një turist serb, i quajtur Dragan C., nga Novi Sadi, i cili zgjodhi Shqipërinë si destinacionin për të kaluar pushimet, ka publikuar një status në grupin në Facebook “Pushime në Shqipëri”, ku vlerësoi mikpritjen, restorantet, por edhe banorët vendas të Shëngjinit. Në fund të postimit, ai theksoi se gjithçka që thuhet për Shqipërinë, por edhe për vetë shqiptarët, është një “stereotip”. Postimi i plotë: Shëngjin, verë 2023. Pse e dua Shqipërinë? Sepse zonja, pronarja e minimarketit, të thotë: Të kujtoj, verën e kaluar ishe këtu me gruan. Për shkak se një shqiptar nga Kosova, mysafir i hotelit ku keni qëndruar,…

Read More

Një 45-vjeçar shqiptar i dënuar me 13 vite burg për vrasje është arrestuar në Torino të Italisë.Ai ishte i dënuar nga Gjykata e Tiranës me mbi 13 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Vrasja është kryer në vitin 1997 dhe që prej asaj dite ai kishte humbur gjurmët, derisa u arrestua sot në Torino. “Ekzekutimi i masës shtrënguese përbën epilogun e hetimeve të kryera edhe në nivel ndërkombëtar, falë aktiviteteve specifike të kryera nga shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar policor të drejtorisë qendrore të policisë kriminale, në lidhje të ngushtë me palën policore shqiptare”, njofton policia italiane.

Read More