Gianluigi Buffon është tërhequr zyrtarisht nga futbolli. Lajmin e ka dhënë vetë 45-vjeçari. Portieri legjendar italian ka zgjedhur që të varë përfundimisht dorezat në gozhdë, teksa tashmë pritet të marrë role të tjera në futboll. Me anë të një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqen momentet më të mira të “Supermenit”, Bufon shkruan: “Kjo ishte miq! Ju më dhatë gjithçka. Unë ju dhashë gjithçka. Ne ia dolëm së bashku”.
Author: tirana
Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike në lagjet e ndryshme të qytetit bregdetar. Në kuadër të operacionit “Parts 13”, ranë në pranga shtetasi E. I., 32 vjeç, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në 110 doza dhe shtetasi M. I., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në 16 doza. Dozat e lëndës narkotike, së bashku me një peshore elektronike, një shumë parash të përfituar nga shitja e dozave dhe 2 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje homologut të vet rus, Vladimir Putin, të mërkurën, të mos i përshkallëzojë më shumë tensionet, pasi Moska i sulmoi me dronë objektet jetike për eksportimin e drithërave nga Ukraina. Erdogani i tha Putinit se pasiviteti afatgjatë i marrëveshjes së drithërave “nuk do t’i bëjë dobi askujt”, dhe se vendet në nevojë do të vuanin më së shumti, sipas Presidencës turke. Erdogani tha, gjithashtu, se çmimet e drithërave që ranë për 23 për qind sa ishte në fuqi marrëveshja, u rritën për 15 për qind gjatë dy javëve të fundit. Ai…
Një 67-vjeçar është arrestuar nga Policia e Librazhdit, pasi akuzohet se ka dhunuar me grushte një efektiv policie. Ky i fundit ishte në krye të detyrës. Ngjarja është regjistruar sot në ambientet e Stacionit të Policisë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë 67 vjeçarin, banues në Prrenjas, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi në ambientet e Stacioni të Policisë, ka goditur me grushte një punonjës policie, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi gjithmonë janë treguar shumë të kujdesshëm për të mos zbuluar portretin e vajzës. Mirëpo, duket se moderatorja e ka thyer rregullin, duke ndarë me ndjekësit një imazh të vogëlushes kur ishte foshnje. Ajo postoi në Instagram një screenshot të një bisede të grupit familjar në WhatsApp, ku Marina Vjollca kishte vendosur si cover foton e Marget.
Sulmet ruse me dronë i kanë dëmtuar objektet e drithërave në portet e Ukrainës, Odesa dhe Izmail, gjatë natës, thanë autoritetet ukrainase më 2 gusht. Si pasojë, në gjithë Ukrainën u lëshuan alarme për sulme ajrore. Një silos i drithërave u dëmtuan në Izamil, njërën prej dy porteve të Danubit që Ukraina është duke i përdorur për t’i eksportuar drithërat, pasi muajin e kaluar Moska nuk pranoi ta zgjaste marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara (OKB) për eksportimin e drithërave dhe produkteve të tjera ukrainase përmes detit. “Një tjetër depo drithi në portin e Izmailit, rajonin e…
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë kredi për shtëpi me 0% interes. Vendimi për skemën mbështetëse është publikuar në fletoren zyrtare dhe në total do të shpërndahen 300 kredi. Por përfitues nga kjo mbështetje do të jenë vetëm tre kategori punonjësish mjekët, policët dhe ushtarakët. Efektivët e policisë dhe ushtarakët e Forcat e Armatosura që të përfitojnë nga kredia është kusht që të kenë jo më pak se 2 vite të punësuar në administratën publike, si edhe të rezultojnë të martuar në regjistrin e gjendjes civile.Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2023 do…
Një i ri ka humbur jetën ditë e sotme në Durrës, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati. Sipas informacioneve të policisë, 25-vjeçari me iniciale A.Th., vuante nga problemet e shëndetit mendor. Njoftimi i policisë: Informacion paraprak/Paraditen e sotme, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i një pallati, shtetasi A. Th., 25 vjeç (sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga probleme të shëndetit mendor). Si pasojë, 25-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
“Luftë” totale ndërmjet Kylian Mbappe dhe PSG. Klubi francez po bën gjithçka që Mbappe të largohet nga Parisi. Fillimisht nuk e grumbulluan për fazën përgatitore ndërsa së fundmi e kanë fshirë edhe nga faqja zyrtare e klubit. Kjo është lëvizja e radhës brenda pak ditësh duke konfirmuar qartë vullnetin e klubit: Mbappe nuk bën pjesë në planet e së ardhmes. Palët kanë arritur në atë pikë se tani kërcënojnë njëri-tjetrin me padi. Kujtojmë që Mbappe ka një kontratë deri në 2024, pasi klauzola për të rinovuar edhe me një tjetër vit ra poshtë më 1 gusht.
Policia Kufitare ka shpëtuar katër persona të bllokuar në det, në Vlorë dhe Dhërmi. Në rastin e parë, kërkuan ndihmë 3 shtetas, pasi mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt. Ndërsa në rastin e dytë, kërkoi ndihmë një shtetas që bënte sërf, pasi për shkak të detit të trazuar, nuk dilte dot në breg. Njoftimi i policisë: Vlorë dhe Dhërmi/Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkojnë në ndihmë në 2 raste, 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det. Në rastin e parë, kërkuan ndihmë 3 shtetas, pasi mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt.Në rastin e dytë, kërkoi…
81-vjeçari Paul McCartney ka njoftuar se po nis një turne në Australi. Ndalesa e parë do të jetë më 18 tetor, në Qendrën Argëtuese në Adelaide ku në vitin 1964, 350,000 fansa të Beatles-ve legjendar vërshuan rrugëve për t’i pritur për herë të parë. Ai do të vazhdojë më 21 tetor në Melburn, konkretisht në Docklands Stadium, Newcastle International Sports Center më 24 Tetor dhe Allianz Stadium në Sydney më 27 tetor. Turneu do të përfundojë me një performancë të këngëtarit kryesor në Brisbane më 1 nëntor përpara se të shkojë në stadiumin e Heritage Bank në Gold Coast më…
Erdogan dhe Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike mëngjesin e së mërkurës, ku fokusi kryesor ishte marrëveshja e grurit në Detin e Zi dhe vendimi i Moskës për t’u tërhequr prej saj. Sipas informacioneve, Erdogan nënvizoi se nuk do të ishte në interesin e askujt anulimi i nismës së Detit të Zi, të cilën ai e konsideron një “urë paqeje” dhe shtoi se Turqia do të vazhdojë të bëjë përpjekje të forta për të vazhduar këtë marrëveshje. Në këtë kuadër, ai vuri në dukje se çmimet e drithërave, të cilat ranë me 23% gjatë periudhës së zbatimit të marrëveshjes u…