Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur. Një 25-vjeçar nga Tirana është vënë në prangat e policisë, pasi ka hyrë në shtëpinë e fqinjit, ka vjedhur para dhe ka përdhunuar të dashurën e 49-vjeçarit. J.O, 25 vjeç, banues në Tiranë, ditën e djeshme ka shkuar në banesën e A.B, 49 vjeç, (fqinji i tij), të cilit i ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular. Më pas ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit, dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Pas denoncimit, ai është arrestuar nga…

Read More

Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka reaguar për projektligjin e propozuar nga mazhoranca për institucionin e Akademisë së Shkencave. Sipas Açkës, PS-ja po bën ç’është e mundur që Gjinushi të jetë në krye të këtij institucioni. Açka thekson se në këtë histori ka disa të vërteta shumë të hidhura, që për një drejtues europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr, duke i sugjeruar kështu Gjinushit që të largohet nga posti. “Akademisë së nderuar nuk i shkon të thotë gjysmë të vërteta. Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtuesi europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr. E vërteta…

Read More

Evropa është përfshirë nga temperatura të larta ekstreme, në kontinentin aziatik ka përmbytje katastrofike. Në Korenë e Jugut numri i viktimave nga përmbytjet ka shkuar në 35 ndërsa më shumë se 10 persona rezultojnë ende të zhdukur. Shirat e rrëmbyeshëm kanë vazhduar që nga fundi i javës së kaluar. Ato kanë shkaktuar në disa pjesë të ndryshme të vendit rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike. Më shumë se 7000 banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Përmbytje ka patur edhe në Kinë. Paçka përmirësimit të infrastrukturës, qendrat urbane izolohen tërësisht nga përmbytjet. Ndërkohë, dëmet materiale janë të…

Read More

Përleshje masive fizike në parlamentin e Kosovës. Deputetët e opozitës, kryesisht të Partisë Demokratike të Kosovës, sulmuan fizikisht kryeministrin Albin Kurti, kur ky i fundit po mbante një fjalim në foltore lidhur me situatën në veri dhe marrëveshjen për qetësimin e situatës. Eksperti Drizan Shala është shprehur se qeveria e Kosovës po tenton që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se nëse qeveria nuk ndjekë ndonjë rrugë bashkëpunimi mund të kemi një konflikt civil në vend. “Unë shoh se qeveria është duke tentuar për të krijuar një narracion në rast se…

Read More

Këngëtarja Alma Bektashi i dha fund martesës verën e 2021, është ndarë vetëm për publikun, por jo me letra. Gjykatat në Shqipëri nuk po e divorcojnë. Mes Kosovës dhe Tiranës, artistja ka ngecur në një proces civil që shtyhet prej dy vitesh. Seanca e radhës ju njoftua se do të mbahet në dhjetor. “Nuk e kuptoj akoma. Imagjino për mua që kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës më ndodh kjo gjë. Imagjino ato femra që janë në shtëpi mund të jenë në shtëpi, që ndoshta nuk e kanë as…

Read More

Një 23 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi po planifikonin vjedhjen e një banese. Në kuadër të operacionit të koduar “Iniciativa”, policia falë ndërhyrjes ka bërë të mundur parandalimin e kësaj ngjarje dhe ka sekuestruar mjetet që kishin përgatitur autorët për të përdorur në ngjarje. Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin siguruar mjetet për kryerjen e vjedhjes në një banesë në lagjen “Skënderbej”. Në afërsi të banesës ku synohej të vidhej, si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në…

Read More

Ambasadorja greke pati sërish një thirrje për çështjen Beleri. Ajo i bëri thirrje drejtësisë që të lirojë sa më shpejt Fredi Belerin, i cili vijon të jetë në burg për blerje votash. Ambasadorja Konstandina Kamitsi, tha se Beleri duhet të betohet si kryebashkiak e të nisë punën në krye të Bashkisë së Himarës. “Shpresoj se drejtësia do të bëjë punën e saj duke zbatuar parimet e shtetit të së drejtës dhe veçanërisht prezumimit të pafajësisë dhe shumë shpejt Fredi Beleri dhe do betohet dhe do të marri përsipër detyrat e tij të reja në drejtimin e bashkisë Himarë”, tha ambasadorja.…

Read More

Një mjet me targa sllovene dyshohet se ka vëzhguar viktimat e atentatit të 17 Korrikut 2022 në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Pamjet e kamerave të sigurisë të administruara nga grupi hetimor në një rreze të gjerë kanë filmuar mjetin në fjalë ditën e ngjarjes. Mjeti dyshohet se është përdorur për të informuar autorët për të gjitha lëvizjet e tyre. Autoritetet shqiptare i kanë nisur një letërporosi autoriteteve sllovene, duke u kërkuar ndihmë për të zbuluar se kujt i përket makina, nëse është e vjedhur apo ka hyrë në territorin e vendit tonë…

Read More

Një 69 vjeçar është arrestuar nga policia pasi goditi me thikë një 48 vjeçare në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kamber Shevroja”, ku 69 vjeçari ka sulmuar me thikë gruan pas një konflikti për motive të dobëta. 48 vjeçarja aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë që autori përdori. Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Romelu Lukaku dhe Interi i kanë dhënë lamtumirën njëri-tjetrit. Në mënyrë përfundimtare, me sa duket, pa mundësi ribashkimi. Një zhvillim i bujshëm në lidhje me qendërsulmuesin belg, pikërisht kur planetët dukej se ishin rreshtuar për rikthimin e shumëfishtë të tij në Milano. Pikërisht kur oferta e zikaltërve ishte pranuar nga Chelsea erdhi kthesa e papritur nga askush. Ato ishin orë plot tension, mes të premtes në mbrëmje dhe të shtunës. Lukaku që nuk i përgjigjej më Interit, klubi filloi të nervozohej, Juventusi shfaqej në prapavijë. Dhe pastaj thyerja, e cila siç u përmend tani është e pashërueshme. Dhe kjo, sipas…

Read More

Një 4 vjeçar është përplasur nga një automjet tip ‘Jeep’ mesditën e kësaj të diele në Sarandë. Policia njofton se i mituri, banues në Gjermani, është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut. Ngjarja është shënuar në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Ndërkohë 69 vjeçari nga Saranda që drejtonte automjetin është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme.

Read More

Italia po përgatitet për një valë të re të të nxehtit, e treta e verës së vitit 2023, e cila do të godasë vendin nga veriu në jug nga dita e sotme dhe në vazhdim. Në shumë zona pritet një rritje e mëtejshme e temperaturave, të cilat mund të thyejnë rekordet e regjistruara në vitet e kaluara me maksimum deri në 48 gradë në zonat e brendshme të Sardenjës. Ndërkohë, imazhet e turistëve të sfilitur nga vapa gjatë radhëve të gjata për të admiruar monumentet, i kanë dhënë Romës një titull të ri në rubrikat e The Times të Londrës:…

Read More