Author: tirana

Carlos Alcaraz ka arritur të triumfojë në finale e madhe të Wimbledon-it në tenis duke mposhtur me përmbysje serbin Novak Djokovic. Talenti 20-vjeçar spanjoll bëri mrekullinë, duke realizuar përmbysjen e madhe. Ai gjeti qetësinë e nevojshme dhe e kombinoi atë me shpejtësi dje klasin që zotëron, për të dhuruar një finale të jashtëzakonshme. Në anën tjetër, Novak Djokovic, ishte tejet nervoz në këtë finale. Ai debatoi me gjyqtarin, madje në një moment shkatërroi edhe raketën. Spanjolli e fitoi setin e dytë me rezultatin e ngushtë 7-6, ndërsa loja kaloi totalisht në favorin e tij kur mori lehtësisht 6-1 setin e…

Read More

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar takimet me qytetarët, këtë herë në qytetin e Pogradecit. Teksa dita ku do zgjidhet kryetari i PD-së së vulës po afron, Basha thotë se me të në krye PD-ja do kthehet sërish në alternativë, dhe për këtë do duhet të hapen letrat e të tregohet pasuria e çdo politikani. Postimi i plotë Sot është koha t’i japim fuqi votës dhe zërit të qytetarëve përmes listave të hapura, vetting-ut në politikë, kufizimit të mandateve e votës së diasporës. Për këtë ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi, bashkë me çdo shqiptar, të majtë e të djathtë, për…

Read More

Evropa Juglindore vazhdon të përballet me atë që ekspertët po e quajnë “stuhi të nxehti”. Spanja, Italia dhe Greqia janë vendet më të prekura. Akropoli është mbajtur mbyllur edhe sot në Athinë deri në orët e pasdites. Një ishull spanjoll ka evakuuar katër mijë banorë nga rreziku i zjarreve pyjore. Agjencia Evropiane e Hapësirës njoftoi për shifra rekord duke thënë se temperaturat e larta që vijnë kryesisht si pasojë e ndryshimeve klimatike janë pjesë e një realiteti të ri me të cilin duhet të përshtatet bota. Spanja, Italia dhe Greqia prej disa ditësh po përjetojnë temperatura përvëluese, duke dëmtuar bujqësinë…

Read More

Njohësi bullgar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Anton Pançev, kritikoi Bashkimin Europian për qasjen e ashpër që përdor ndaj Kosovës. Duke folur për “KosovaPress”, ai kërkoi nga BE që të mos tregohet shumë e butë e të bëjë lëshime ndaj Serbisë. “Duhet të kemi parasysh se Bashkimi Europian nuk vepron siç duhet, pasi ata bëjnë përkrahje që të ndajnë fajin mes palëve. Kjo nuk është e mundshme faktikisht, sepse ne kemi shtetin e Kosovës, që ushtron dhe zbaton sovranitetin e saj mbi territoret që janë pjesë e pandashme e territorit të Republikës. Në anën tjetër i kemi veprimet diversive…

Read More

Kryeministri Edi Rama pret këtë të hënë liderët e rajonit dhe komisionerin e Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyin. Takimi vjen në kuadër të përgatitjeve të Samitit për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Samiti i Berlinit është një format i nisur nga Gjermania, në të cilin kanë marrë pjesë pa rezerva të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfshirë edhe Kosovën, që ka qenë një kritike e madhe e Open Ballkan, të cilin Rama për momentin e ka lënë mënjanë. Mbërritja e krerëve të Ballkanit, ishte paralajmëruar nga Edi Rama…

Read More

Zyra e Kryeministrit njofton se Albin Kurti po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi dhe po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të shquar. Nesër (e hënë) në Tiranë do të mbahet një takim i rëndësishëm ku është e ftuar edhe Kosova. Kryeministri Edi Rama bashkë me katër liderët e tjerë të rajonit, Aleksandar Vuçiç, kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski si dhe Borjana Kristo, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës si dhe komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi do të drekojnë në…

Read More

Në Golem, një 48 vjeçar sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën. Stafi mjekësor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Read More

Bilanci i muajve të fundit flet për numër të konsiderueshëm arrestimesh për korrupsion dhe shpërdorim detyre të kryebashkiakëve dhe ish-kryebashkiakëve socialistë dhe jo veç. Në 4 muaj Gjykata e Posaçme firmosi 5 kërkesa arrestimesh të SPAK. Ish-kryetari i bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, në akuzë për shpërdorim detyre për shkak të dyshimeve për abuzim në një tender rruge. Dëmi i përllogaritur kap vlerën e konsiderueshme të rreth 234 milionë lekëve. Një ndër arrestimet më të bujshme mbetet ai i ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Një video skandal i publikuar teksa ai kryen marrëdhënie intime me një grua brenda…

Read More

Akademia e Shkencave është bërë edhe njëherë kryefjalë e kritikave të opozitës. Bëhet fjalë për një projektligj të propozuar në komisionin e Edukimit dhe Medias nga dy deputetët e mazhorancës, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, gjë që deputetët e PD-së, Açka e Zhupa e konsiderojnë si një manovër për të mbajtur akademikun, Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave përgjithmonë. Akademia e Shkencave e cilëson skandaloze mashtrimin publik që bën opozita. Në reagim thuhet se nuk ka asnjë cungim të projektligjit dhe se është tërhequr vetëm një amendament shtesë nga vetë propozuesit për arsye proceduriale. Sipas Akademisë, thuhet se…

Read More

Hakeri i cili arriti të depërtojë brenda dhjetra kompanive lidere në teknologji, përfshi edhe “Rockstar Games”, publikuesi i video-lojës së famshme GTA VI, është një 18-vjeçar shqiptar. Mediat e huaja bëjnë me dije se bëhet fjalë për Arion Kurtaj, i cili ishte 17-vjeç në momentin e kryerjes së krimeve kibernetike. Ai ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus, kur publikuan pamjet e video-lojës që është ende në prodhim e sipër, Grand Theft Auto 6. Shqiptari është duke u gjykuar për 12 vepra penale, duke përfshirë tre akuza për shantazh, dy akuza për mashtrim dhe gjashtë akuza sipas ligjit të keqpërdorimit…

Read More

Maturantët që do të aplikojnë nga data 29 Korrik deri në 3 Gusht për në universitet dhe do të zgjedhin degën e Mjekësisë, do i nënshtrohen testimit të pranimit të formatizuar të përgatitur nga ekspertë të universitetit të Kembrixh. Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata thotë se maturanti do të marrë përgjigjen direkt në përfundim të testimit. Testimit do i nënshtrohen edhe aplikantët nga trojet, por këta të fundit do e kryejnë atë në Shtator. Gjata thotë se vitin tjetër do të shihet mundësia e rritjes së pëshes specifike të testimit, mbi 30 % që është këtë vit. Këtë…

Read More