Ka një shpjegim pse Albin Kurti nuk do të jetë sot në Tiranë, në takimin informal të Ramës me liderët e rajonit. Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu thotë se kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë sot në Tiranë në takimin informal që do të mbahet me liderët e Ballkanit Perëndimor, pasi muaj me parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë. Konferenca sipas Kryeziut, është në të njëjtën kohë dhe ditë me panelin për Ballkanin e Hapur. Kryeziu konfirmon se Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të…
Author: tirana
Dhjetëra miliona njerëz janë duke u përballur me temperatura shumë të larta në gjithë botën. Moti i nxehtë në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi, konsiderohet një prej shembujve se si rrezikohet bota nga ngrohja globale. Temperatura mesatare globale e ka prekur një rekord të ri në javën e parë të korrikut. I nxehti mund të ndikojë te secili mirëpo disa grupe janë më të cenueshme, sikurse të moshuarit dhe foshnjat. Çfarë i bën i nxehti ekstrem trupit tonë? Teksa trupi bëhet më i nxehtë, nisin të hapen enët e gjakut. Kjo rezulton me tension më të ulët të gjakut…
Ura e Krimesë është goditur sërish. Shpërthimi i regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm ka marrë dy jetë njerëzish. Trafiku në urën që është pikë kyçe lidhëse për Krimenë me kontinentin e Rusisë është ndalur, ndërsa guvernatori i vendosur nga Rusia, Sergei Aksyonov, tha se “një situatë emergjente” ndodhi në kolonën e 145-të saj. “Zona Gri”, një kanal në Telegram i lidhur me grupin mercenar Wagner, raportoi se dy goditje kanë ndodhur mbi urë në orën 3:04 dhe 3:20 të mëngjesit me kohën lokale, por agjencia e lajmeve Reuters nuk e ka verifikuar lajmin në burime të…
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, do të jetë sot në Tiranë në kuadër të takimit informal që do të zhvillohet me liderët e Rajonit, të ftuar nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama. Por në një intervistë për mediat serbe, ajo tha se me kryeministrin Rama do të diskutojë për nismën e Open Balkan. Sipas kryeministres së Serbisë, pavarësisht deklaratave, ajo mendon se Rama nuk është kundër nismës së Open Balkan, e shtoi se e ardhmja e kësaj nisme do të jetë më e ndritur. “Pavarësisht disa deklaratave, nuk besoj se Rama është kundër nismës Ballkani i Hapur, mendoj se…
Ri-aktivizimi i valëve të të nxehtit afrikan do të kushtëzojë në vendin tonë sërish mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Problematike situata nga temperaturat ekstremisht të larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat, ku termometri do të ngjitet sërish në 42 gradë C. Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore. Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 21°C deri në 41°C. Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në det, duke…
Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga Saranda, ku turistë nga ane mbarë botës tregojnë përshtypjet e tyre. “MIRËMËNGJES dhe nga Saranda, ku gjatë këtyre ditëve takon turistë prej gjithë botës të cilët e kanë zgjedhur për të kaluar pushimet verore dhe me gojën plot thonë fjalët më të mira për plazhet e kristalta, pastërtinë, sigurinë dhe sigurisht ushqimin e shkëlqyer, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.
Këtë të hënë Tirana do të bëhet kryeqendër e Ballkanit. Kryeministri Edi Rama do të presë liderët e rajonit dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, në kuadër të përgatitjeve që po bëhen për Samitin e Procesit të Berlinit. Kryeministri Albin Kurti nuk do marrë pjesë në takim pasi ndodhet në Greqi për edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar. Në vend të tij do të vijë zëvendëskryeministri Besnik Bislimin. Në takimin kanë konfirmuar pjesëmarrjen, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe ajo e…
Dashi Në dashuri duhet të vendosni rekordin me partnerin tuaj, veçanërisht nëse ka pakënaqësi. Në punë ka shumë gjëra për të bërë, por kënaqësitë janë afër. Do të jeni në gjendje të arrini gjëra të mëdha në çdo fushë. Demi Të hënën së shpejti do të keni një hënë të favorshme, por tani për tani duhet të jeni ende të duruar. Në punë do të filloni një bashkëpunim të ri. Vetëm kujdes nga paratë. Binjakët Mëngjesi i së hënës është paksa i përmbajtur për dashurinë edhe nëse në orët e pasdites do të rikthehet një harmoni e bukur në çift.…
Dy aksidente u regjistruan brenda pak minutave në rrugët e Lezhës. 3 automjete u përfshinë në aksident në aksin Lezhë-Shëngjin. Për pasojë një person mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuara nga njëri prej automjeteve dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Aksidenti i dytë u regjistrua në Tale. Një makinë doli nga rruga në rrethana të paqarta. Trafiku në rrugët e Lezhës mësohet se ka qenë tepër i ngarkuar për shkak të numrit të lartë të pushuesve që i janë drejtuar zonave bregdetare.
Një aksident në rrugën dytësore Kavajë-Golem është shënuar këtë mbrëmje. Mësohet se një makinë me targa të huaja ka aksidentuar një motomjet. Si pasojë e përplasjes ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spitalin e Kavajës, e për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ky sezon nisi me masa të shtuara nga autoritetet dhe nga vetë operatorët turistike. Çështja e sigurisë mbetet sfidë e vazhdueshme, në veçanti gjatë ditëve kur plazhet janë plot. Federata e Vrojtuesve të Plazhit këmbëngul në pajisjen e të gjithë bregdetit me vrojtues, për të pasur plazhe ku pushuesit të ndihen të mbrojtur nga çdo e papritur. Natyrisht që një nga detyrat e vrojtuesve është edhe ajo për të vendosur sinjalistikën e duhur në mënyrë që pushuesit të jenë të informuar në çdo kohë për rrezikun që mund të vijë nga deti i trazuar. Puna e vrojtuesve konstaton jo vetëm…
Don Xhoni dhe Butrint Imeri vijojnë të jenë miq të mirë, megjithëse reperi s’u paraqit në ditëlindjen e Butrintit dhe nuk ndiqeshin në Instagram. Miqësia e tyre s’është krisur, përkundrazi, vijon të jetë e fortë. Të dy performuan në një club në Pejë, ku na qartësuan dhe qetësuan zemrën, duke thënë se “zënka e tyre ishte mashtrim”. Don Xhon e mirëpriti në skenë Butrintin, për të performuar bashkëpunimin e tyre “Corazon”. Ata u përqafuan dhe sipas Don Xhon, nuk i ndan as vdekja.