Author: tirana

Rreth 1 vit e gjysmë nga shpallja “non-grata” në SHBA dhe në prag të 1-vjetorit të futjes në listës e zezë të Britanisë së Madhe, Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp për tezat e tij lidhur me non gratan britanike. Sali Berisha tha se shpallja e tij “non-grata” është bërë në bazë të fakteve dhe shpifjeve nga ambasadori i Britanisë në vendin tonë. “Jam këtu sot pothuajse një vit pasi Home Office më shpalli mua non grata me akuza false për lidhje me krimin e organizuar që cenonin sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar. Pas këtij vendimi të cilin…

Read More

Deputeti i PD-së, Enkelejd Aliebeaj ka shprehur rezervat në lidhje me projektligjin që do t’i detyrojë studentët e mjekësisë që të punojnë në vend deri në 5 vite dhe më pas të pajisen me diplomë. Ai tha se duhet të bëhet studim për këtë nismë se çfarë do të sjellë, dhe për faktin nëse do t’i shtyjë studentët që të zgjedhin më pas universitetet private. “Nëse nuk e pajisni mjekun me diplomë, sa të sigurt jeni se duke ikur pa diplomë, por ikën vetëm me një listë notash edhe mund ta marrin. A keni bërë një studim? Sa mund ta…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar çështjen për gjykim në ngarkim të 4 pandehurve, mes të cilëve edhe Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. “Nga aktet e administruara ka rezultuar se e pandehura Joana Duro, me funksionin e lartë shtetëror, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k, e cila ka fituar fazën e parë të tenderit të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për LOT 1,“Supervizim…

Read More

Në “Vilën 30” në Tiranë do të zhvillohet takimi informal i kryeministrit Edi Rama me liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe komisioni i BE-së Oliver Varhelyi. Në takim ka mbërritur kryeministrja e serbisë, Ana Brnabiç dhe kryetarja e Këshillit të ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo. Në këtë takim nuk do të jetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Read More

Partizani ka fluturuar drejt Hungarisë për të luajtur këtë të martë ndeshjen e kthimit kundër Bate Borisov, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions League. Kampionët e Shqipërisë arritën një barazim 1-1 në ndeshjen e parë në “Air Albania” dhe tashmë kërkojnë kualifikimin për fazën tjetër. Me ekipin binte në sy edhe prezenca e Eros Grezdës, i cili u përfol për dëmtim. Gjithsesi, nuk dihet nëse ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të jetë i gatshëm. Me ikjen e Bruno Telushit, Valentino Murataj pritet që të jetë kapiteni i ri i Partizanit. Lojtari 26-vjeçar ishte kapiten edhe në ndeshjen…

Read More

Analisti Bedri Elezi, thotë se 19 personalitete në Ballkanin Perëndimor, kryesisht nga sfera politike, do të shpallen non-grata së shpejti nga DASH. Analisti tha se në listën që do të publikohet do të ketë dhe politikanë nga Shqipëria dhe Kosova. “Lista vazhdon të publikohet dhe janë një numër rreth 19 persona të cilët priten të shpallen non-grata. Nga i gjithë Ballkani Perëndimor mendohet të jenë diku te 19 persona, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, kryesisht janë njerëz që janë marrë me jetën politike”, tha analisti. Nga ana tjetër, ai tha se shpallja e këtyre personave si të padëshiruar nga SHBA-të vjen…

Read More

Gjatë episodit të “Kepit të VIP-ave”, u dha edhe biseda që zhvilloi gazetari Ronaldo Sharka me Jori Dellin dhe Keisi Medinin për 5 mijë euroshin e premtuar nga Luizi gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP 2”. I pyetur nëse i ka marrë eurot e premtuara nga Luizi, Ronaldo shprehet se nuk i ka marrë dhe është shumë kurioz të dijë nëse premtimi i Luizit ka qenë i vërtetë apo thjesht e ka bërë në kuadër të lojës. Jori Delli: Ti më the që Luizi do të të jepte 5 mijë euro. Ronaldo Sharka: Ka premtuar 5 mijë euro.…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, ish-zv/kryeministri Erion Braçe është shprehur me rezerva në lidhje me projektligjin e qeverisë së tij për kanabisin mjekësor. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë këtë të hënë, Braçe tha se në projektligj duhet të jepet e përcaktuar sesa do të jetë sipërfaqja e kanabisit që do të kultivohet në vend. “Në rastin e kultivimit të kanabisit nuk ka kufij. Nuk është vendosur një nen ose një kufi për këtë gjë. Doja një sqarim dhe më pas të bëja një propozim”,-tha Braçe. Përfaqësues të ministrisë së Bujqësisë: Nuk ka një përkufizim të sipërfaqes. Në projektligj…

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 16 vjeçar, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas dhe me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër. Po nga këta specialistë u arrestua shtetasja M.L, 41 vjeçe, banuese në Xhafzotaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatës se saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është ndarë nga partneri i saj për arsye se ai i ka thënë se është shëndoshur. Ajo postoi javën e kaluar një “screenshot” (të fshirë më vonë) nga biseda me Keyan Safyari, ku mund të lexoheshin kritika mbi faktin që ajo kishte shtuar 15 kg. “Ej, kurrë nuk të kam thënë që nuk je e bukur ose që nuk të dua. Në fakt, të thashë që ishe shumë e bukur dhe se sa shumë të doja. Por, të kam thënë që gjithmonë do të isha i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte,…

Read More

Këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve, ministrja e Arsimit, Evis Kushi prezantoi projektligjin që obligon studentët e mjekësisë që fillojnë këtë vit të punojnë për 5 vite në Shqipëri pas diplomimit, në mënyrë që të pas të marrin diplomën. Ministrja tha se kjo bëhet për të parandaluar largimin e mjekëve dhe për të plotësuar nevojat e vendit për mjekë. “Po e bëjmë për të parandaluar largimin e mjekëve dhe për të plotësuar nevojat. Është një ligj që vjen si rezultat i prevalimit dhe nevojës për të përmbushur nevojat për mjekë”,-tha Kushi. Projektligji është kundërshtua nga deputetë e opozitës, të…

Read More

Këngëtarja Enxa Haxhia, e cila ka një kohë që nuk është aktive me koncerte dhe këngë të reja, po shijon pushimet në Dubai me të dashurin e saj, masazherin afrikan, Mickey Neblett. Ajo po kalon një romancë me Neblett, me të cilin javë më parë u shfaq në një video në rrjetet sociale. Enca dhe Mickey kanë vendosur që t’i japin vetes disa ditë të mira pushimi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ka qenë i dashuri i këngëtares shqiptare, ai i cili ka publikuar së fundmi një video në rrjetin social Instagram, ku tregon momentet e këndshme atje.…

Read More