Një 22-vjeçar është aksidentuar për vdekje sot në Vaqarr. I riu ishte duke udhëtuar me motor, ndërkohë që një automjet i cili është futur në parakalim e ka marrë para motorin duke e lënë të vdekur në vend 22-vjeçarin. I ndjeri mësohet se punonte me motor shërbim delivery për shpërndarjen e pjesëve të këmbimit në servise automjetesh. Policia ka shoqëruar dhe autorin e aksidentit, i cili është larguar pas përplasjes, por është ndaluar pas disa minutash.
Author: tirana
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka qenë e para që është larguar nga takimi informal me liderët e Rajonit në kuadër të samiti të Berlinit. Ajo është përcjellë nga kryeministri Rama ndërsa mbledhja ka vijuar.
Një 38-vjeçar banues në Zvicër është vënë nën hetim, pasi tentoi të fuste në mënyrë të paligjshme para në Morinë. Ai tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë 22 770 franga zvicerane, 1795 euro dhe 30 dollarë. Sipas policisë, ai akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës. “Morinë/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar. Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 22 770 franga zvicerane,…
Një 38-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë 22 770 franga zvicerane, 1795 euro dhe 30 dollarë të padeklaruara. Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, nga Policia Kufitare e Morinës, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K. Gjatë kontrollit, në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 22 770 franga zvicerane, 1 795 euro dhe 30 dollarë, të cilat shtetasi D. K. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar…
Një tërmet me magnitudë 4 Rihter ka goditur Greqinë këtë të hënë rreth orës 15:04 me orën lokale. Mediet greke raportojnë se tërmeti ndodhi në një zonë detare në Neapolis Voion. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte epiqendër 12 kilometra në verilindje të Neapolisit me një thellësi 50 kilometra.
Edhe këtë vit duket se ka një rritje të çmimeve të shezlongeve në plazhet e Shqipërisë. Gazetarët kanë raportuar nga qytete të ndryshme bregdetare rreth çmimeve që qytetarët duhet të paguajnë këtë vit për të pushuar në bregdet. Sipas informacioneve që ata kanë siguruar, për të bërë plazh në Shqipëri çmimet variojnë nga 300 lekë, që është çmimi më i lirë në Seman, deri në 300 euro që është çmim për persona që zgjedhin të frekuentojnë turzimin elitar në Ksamil. “Në zonën e plazhit të vjetër çmimet janë 500 lekë për shezlong, ndërsa nëse flasim për Lungomaren, çmimet variojnë nga…
Një 69-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka qëlluar me thikë një grua. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi M. B., 69 vjeç pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen V. A., 48 vjeçe, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë që autori e përdori gjatë ngjarjes. Njoftimi i policisë së Tiranës: Goditi me mjet prerës thikë një shtetase, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe…
Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t’ju tregojë se sa e vështirë është. Ka gjithmonë tundimin për të pirë një cigare me një mik me një gotë birrë ose kafe, ose për t’i shpëtuar punës për një “tymosje” të shpejtë. Një studim i kohëve të fundit thotë se 60-75% e njerëzve e rifillojnë duhanin brenda gjashtë muajsh, pasi janë përpjekur ta lënë. Ashtu si me format e tjera të varësisë, lënia e duhanit është një betejë e vështirë psikologjike. Por përfitimet shëndetësore të abstinencës afatgjatë janë të mëdha. Pirja e duhanit është një nga vrasësit më të mëdhenj: Rreth…
Në zbatim të masave të përcaktuara në Planin Operacional të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve në të gjithë hapësirën ujore të vendit, Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, nisur dhe nga disa raste të denoncimeve nga qytetarët, për shkeljen e perimetrit të sigurisë, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në hapësirën detare nga Shëngjini në Tale, për verifikimin e mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Në vijën bregdetare dhe hapësirën detare të SPK Shëngjin, u kontrolluan 13…
Arbenita e ka denoncuar bashkëshortin e saj, reperin Fero, për dhunë fizike. Prive ka sigurtuar raportin e Prokurorisë, aty ku tregohet për 3 muaj me radhë se ndaj modeles është ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe ekonomike. “…Për shkak të raporteve të përkeqësuara për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans. Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur…
Gazment Bardhi është shprehur për mediat se kalimi i ligjit për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor, është bërë në shkelje të rregullores. Sipas tij ky ligj është kërkuar nga grupet kriminale, pas marrëveshjes që kanë bërë me Edi Ramën në zgjedhjet e 14 majit. “Një ligj të kërkuar nga grupet kriminale siç është legalizim i kanabisit. Diskutimi është bërë në shkelje të rregullores, pa e patur në kalendar. Për grupin e PD është e papranueshme, pasi nuk është kërkesë e qytetarëve. Ne kërkojmë pretencë të Ramës në interpelancë të enjten”, tha Bardhi.
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur këtë të hënë në Korçë. Sipas informacioneve mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Korçë- Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan ku një mjet i tipit Golf është përplasur me barrierat anës rruges duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe personit tjetër pasagjer në mjet. Sipas burimeve nga spitali mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ekspertët e qarkullimit rrugor po punojnë për të zbardhur të gjithë dinamikën e këtij aksidenti me dy të plagosur. Paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara…