Author: tirana

Aeroporti në qytetin sicilian të Katanias, një nga pikat kryesore turistike në Sicilinë lindore, është mbyllur deri të mërkurën për shkak të një zjarri, bëri të ditur kompania e menaxhimit të aeroportit në Twitter. Zjarri shpërtheu vonë të dielën dhe nuk pati të lënduar, njoftoi aeroporti. Zjarrfikësit thanë se ishin në gjendje të frenonin zjarrin rreth 90 minuta pasi u ndez, por nuk dhanë detaje mbi shkakun e mundshëm apo ndonjë lidhje me temperaturat e larta aktuale në rajon. Katania është një nga qytetet italiane që lëshoi alarmin e kuq për temperaturat e larta të dielën, së bashku me kryeqytetin…

Read More

Policia e Elbasanit, pas marrjes së njoftimit se për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet 4 shtetasve, ishte qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë organizuar punën për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. Nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve A. S., 28 vjeç dhe E. Ç., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit me shtetasit U. G., 30 vjeç dhe M. G., 25 vjeç (vëllezër). Vijon puna për…

Read More

Twitter ka humbur pothuajse gjysmën e të ardhurave nga reklamat, që kur u ble nga Elon Musk për 44 miliardë dollarë, tetorin e kaluar, sipas BBC. Kompania nuk arriti dot numrin e shitjeve që ishin parashikuar në qershor, por korriku mund të jetë pak më premtues. Musk shkarkoi rreth gjysmën e stafit prej 7 500 personash të Twitter-it, kur mori detyrën në vitin 2022, në një përpjekje për të ulur kostot. “Aplikacioni rival “Threads” aktualisht ka 150 milionë përdorues”, sipas vlerësimeve. Lidhja e integruar e Twitter-it me Instagram-in, i jep automatikisht platformës së projektuar “Meta” akses për dy miliardë përdorues…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me liderët e rajonit. Takimi do të jetë joformal, por pritet që liderët të diskutojnë rreth Samitit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë në tetor të këtij viti. Kryemnistrja serbe Ana Bërnabiç, si dhe kryetarja e këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo ishin të parat që mbërritën në ambientet e “Vilës 30” ku edhe do zhvillohet takimi, ndërsa më pas ka mbërritur edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazavoiç. Përveç liderëve të rajonit në këtë takim joformal duket se do të jenë të pranishëm anëtarë…

Read More

Këtë të hënë në Komisionin për Politikën e Jashtme, u zhvillua dëgjesa me kandidatët për kryetar të Misioneve Diplomatike. Petrit Malaj, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, prezantoi përpara anëtarëve të Komisionit vizionin dhe qëllimet e tij në lidhje me detyrën për të cilën kandidon. Malaj tha se ndjen peshën e përgjegjësisë më të madhe përballë kësaj sfide ndërsa nënvizoi se kjo sfidë do të përmbushet me nder. “Do të jem përfaqësues i të gjithëve pa asnjë dallim. Marrëdhënien vëllazërore Shqipëri-Kosovë do ta çoj në një nivel tjetër. Do të punoj…

Read More

Nnëse jeni një nga ata që postoni një foto të pasaportës dhe kartës së imbarkimit në mediat sociale në aeroport, duhet ta mendoni dy herë. Kjo sepse ka shumë detaje personale atje, ndoshta dhe pa e kuptuar. Çdo kartë imbarkimi përmban emrin tuaj të plotë ligjor, numrin tuaj të biletës dhe rekordin e emrit tuaj të pasagjerit (PNR), i cili është kodi alfa-numerik gjashtëshifror që është unik për rezervimin tuaj. Ndërsa ky mund të mos ju duket si informacion, por është një portë për ata që kërkojnë të marrin më shumë detaje personale. Amir Sachs, themeluesi dhe CEO i kompanisë…

Read More

Sali Berisha përkujton vitin e “non grata”-s britanike duke shpikur gënjeshtra. Akuzon Sorosin mediat perëndimore, dhe përpiqet të mbroj vajzën si seksere. Ish-kryeministri u përpoq sot të zhvlerësonte akuzat mbi të cilat janë mbështetur argumenentet e Mbretërisë së Bashkuar mbi shplljen “non grata” të tij. Berisha përmendi po ashtu se ata i kanë bashkangjitur në dosje emrat e Flamur Nokës, Klevis Balliut, Muftar Lumeshit etj. Berisha u përpoq që të relatvizonte akuzat duke thënë se ato mbëshsteten tek media të sponsorizuara nga SORS, si BIRN, Ballkan Insight etj, çka nuk është e vërtetë realisht. Kreu i Foltores u pëproq të…

Read More

Korridori për “bukën e botës” nuk është më i lirë. Rusia njoftoi përfundimin e marrëveshjes me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për eksportimin e grurit nga ana e Ukrainës përmes Detit të Zi. Ujdia e arritur me ndërmjetësimin e Turqisë në korrik të vitit të kaluar, skadon gjatë ditës së sotme. “Fatkeqësisht pjesa që prek Rusinë në marrëveshjen për Detin e Zi nuk është zbatuar deri më tani. Prandaj ujdia ka përfunduar. Sapo pjesa për Rusinë të përmbushet, ne do t’i kthehemi menjëherë zbatimit të saj”, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Marrëveshja në pjesën më të madhe të saj…

Read More

Një sherr mes të rinjëve për një vend parakalim të gabuar, mund të ishte kthyer në tragjedi, pas njëri prej tyre kishte me vete një armë zjarri, automatik. “Pas një konflikti të çastit për parakalim të gabuar me automjet, midis shtetasve M.P, 28-vjeç dhe A.Gj, 23-vjeç, shtetasi M. P. është larguar dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik që mbante me vete. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit midis këtyre dy shtetasve. Gjatë ndjekjes nga Policia, shtetasi M. P. ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar”,-thekson Policia…

Read More

Mungesa e kryeministrit Albin Kurti në takimin e Tiranës, në kuadër të procesit të Berlinit, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë. Sjellje fëmijërore dhe politikisht të papërgjegjshëm, e ka vlerësuar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku mospjesëmarrjen e kryeministrit, Albin Kurti në takimin me liderët e Ballkanin Perëndimor të organizuar nga kryeministri, Edi Rama në Tiranë. “Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në darsëm familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit. Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karrshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu. Mosdurimi…

Read More

Gjatë konferencës për shtyp për shpalljen “non-grata” para një viti nga Britania e Madhe, Sali Berisha tha edhe se nuk e ka njohur kurrë Fatjon Dautin, trafikantin që ka mbushur me drogë Britaninë e Madhe. Berisha theksoi se nuk e ka njohur kurrë Dautin, por thotë se është një mbështetës i PD, madje sipas tij mbështetës i Lulzim Bashës. “Fatjon Dauti, një njeri që se kam takuar dhe njohur kurrë. Pak paragrafë më poshtë Home Ofice është shprehur se nuk ka qenë në gjendje të provojë mjaftueshëm se Berisha ka pasur lidhje me Fatjon Dautin. Fatjon Dauti është një mbështetës…

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” ndaj magjistratit Sali Hasa. Po ashtu i është pezulluar edhe përfitimi i pagës 50%, deri ne marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata. Sipas dosjes, prokurori Hasa dyshohet se ka pushuar çështjen e shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të motrës së këtij të fundit Elsona Papa, punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.

Read More