Author: tirana

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla premton një Polici ndryshe, ndërsa vuri në dukje se janë goditur vetëm punonjës të thjeshtë dhe jo kokat më të larta që abuzojnë me detyrën. “Policia nuk qarkullon në lagje thjesht për të vënë gjoba, por për të bashkëjetuar me njerëzit, mësuar prej tyre. Lufta kundër korrupsionit nuk nis jashtë nesh por brenda radhëve tona. Agjensia e Mbikëqyrjes policore është krijuar me një ligj bashkë me partnërët ndërkombëtarë. Por keqbërës të mëdhenj më shumë sesa pak për të mos thënë aspak. Uroj me ndihmën të jem fuqia e madhe e ndryshimit të mëtejshëm që shqiptarët…

Read More

Tatuatori Erxhano Rexhepi ka folur rreth tatuazheve, ai tha se gjatë stinës së verës, kërkesa për të bërë tatuazhe është shumë e madhe pasi shumë emigrantë që vijnë për pushime kërkojnë të bëjnë edhe tatuazhe. Gazetarja Zhaklin Lekatari është një nga klientet e Erxhanos, e cila po realizon tatuazh në krah dhe në trup, e duke qenë se tatuazhi është i madh edhe dhimbja që duhet të durojë ajo është e madhe. I pyetur se sa kohë mund të durojë dhimbjen gazetarja, tatuatori tha se ajo duron vetëm 2 orë, pastaj nuk mundet më. “Zhaklina duron dy orë, pastaj thotë…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit të parë me vartësit, tha se që nga nesër do të hapet aplikimi për 100 banesat e para për punonjësit e policisë që jetojnë jashtë zonës së vandbanimit të tyre. Balla vuri theksin tek mbështetja financiare dhe ajo për strehimin për punonjësit e Policisë së Shtetit. “Do kujdesem posaçërisht për rritje të standardit të jetesës së punonjësve të policisë. Që nga kushtet financiare, deri tek kushtet e strehimit. Mbështetja, për ata që krijojnë familje të reja, apo që punojnë jashtë vendbanimit”, tha Balla gjatë fjalës së tij. “Nga nesër nisim trajtimin e çështjes…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kritikoi Policinë e Shtetit, duke i kërkuar llogari pse ende nuk kanë arrestuar djali dhe vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. “Në takimin e parë që kam zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm dhe të Tiranës kërkesa ime e parë ishte arrestimi i vëllait dhe djalit të ish-deputetit të Fushë-Krujës, i cili është miku dhe ish-kolegu im Rrahman Rraja. Ai u vetëndëshkua moralisht, por policia ende nuk ka bërë detyrën e saj për të ndëshkuar dy individët që kanë vendin para drejtësisë një orë e më parë”,-tha Balla.

Read More

Finalizohet faza e 26-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”. Asgjësohen nëpërmjet djegies në total 1844 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të ndryshme të qarkut. Shërbime të Komisariateve të Policisë Lezhë, Mirditë e Kurbin, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat, u finalizua faza e 26-të e megaoperacionit policor antikanabis, në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, janë gjetur të kultivuara në total 1844 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:…

Read More

Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla mbajti këtë të hënë një takim me drejtues dhe strukturat në varësisë për të komunikuar prioritetet e detyrës së tij të re. Duke iu drejtuar anëtarëve të Policisë së Shtetit, Balla theksoi se merr stafetën nga një koleg dhe mik i tij “që njihet për seriozitetin dhe korrektesën” duke shtuar se kjo do t’ia lehtësojë punën në krye të Ministrisë së Brendshme. Ministri theksoi se nuk do të vijë me reforma për emërime dhe heqje nga puna, por për ata që nuk tregojnë gatishmëri të punojnë me të, nuk ka vend. “Do i…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Holandë, Kushtrim Berisha flet për të burgosurit. Sipas një raporti, Turqia zë vendin e parë për të burgosur në rajon, kurse në Holandë duket sikur burgjet janë bosh. Berisha tha se arsyeja e numrit të ulët të të burgosurve në Holanë, është se atje nuk burgosesh për “vogëlsira”. “Këtu është vend i sigurt. Nëse je kriminel sigurisht që je në rrezik. Po këtu drogat janë legale, mjafton të marrësh licencë që e marrin shumë njerëz. Këtu nuk lejohet heroina dhe kokaina. Për gjëra të vogla nuk arrestohet njeri, ndërsa bari këtu është…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka nënshkruar udhëzimin e ri për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesat mësimore javore të mësuesve. Sipas udhëzimit të ri numri mesatar i nxënësve për klasë ulet nga 35 në 30, në të gjitha gjimnazet dhe shkollat e orientuara, në funksion të zhvillimit më të mirë të procesit mësimor. Vitin e kaluar e ulëm këtë numër për shkollat 9-vjeçare, ndërsa për vitin e ri shkollor po e unifikojmë këtë standard për të gjithë sistemin parauniversitar. Ky udhëzim vjen me disa risi të tjera siç janë: -Shkollat që kanë mbi 800 nxënës do…

Read More

Mëngjesin e sotëm është regjistuar një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Libohovë, ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë. Makinat janë përplasur keq me njëra-tjetrën dhe përveç dëmeve materiale janë lënduar dhe dy drejtuesit e mjeteve. Në vendngjarje ka shkuar ambulanca, e cila ka transportuar në spital dy të lënduarit të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Me Taulant Ballën që mori në dorën Ministrinë e Brendshme, grupi parlamentar i PS-së ka mbetur pa kryetar. Ende nuk ka asnjë zë nga PS-ja për këtë post dhe duket se në shtator do të kemi edhe kryetarin e ri, kjo pasi në gusht Kuvendi shkon me pushime. Kandidatja që duket se ka kuotat më të larta për të drejtuar grupin parlamentar është Elisa Spiropali. Që realisht është njeriu që ka në dorë debatin publik në Kuvend, sidomos në replikat e polemikat me opozitën. Por në Kuvend në seancat e fundit kemi parë deputetët Toni Gogun dhe Arben Pëllumbin që…

Read More

Policia e Shtetit ka informuar për ndryshime rrënjësore në Komisariatin e Policisë së Krujës, pas ngjarjes së bujshme. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj kanë firmosur ndryshimet. Është liruar nga detyra shefi i Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Elton Shahini dhe është emëruar në këtë detyrë të Komisar Kreshnik Alimadhi. Është liruar nga detyra e zëvendës shefit të Komisariatit/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë Nënkomisar Ajet Bega dhe është emëruar në këtë detyrë Nënkomisar Sadik Topuzi. Nga detyra është liruar edhe shefi i Seksionit në…

Read More

Italia e 19-vjeçarëve është shpallur kampione e Europës për mosha. Të kaltërit mposhtën 1-0 në finale Portugalinë, në një ndeshje të bukur dhe me ritëm të lartë. Meritë e këtij suksesi ishte dhe futbollisti shqiptar Luis Hasa, që në fund të kompeticionit u vlerësua si një nga më të mirët në fushë, ndërsa ekspertët e futbollit i dhanë notën 8. Pas përfundimit të Europianit, Hasa regjistroi 4 asiste dhe shënoi një gol, duke u shndërruar në një lider për kombëtaren U-19 të Italisë. Edhe në ndeshjen finale, ai dhuroi asist për golin e vetëm të sfidës.

Read More