Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kanabisi mjekësor, Erion Braçe ka kritika: Të përcaktohet sesa do jetë sipërfaqja e kultivuar

11:38 / July 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komisioni i ekonomise dhe financave 770x361 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, ish-zv/kryeministri Erion Braçe është shprehur me rezerva në lidhje me projektligjin e qeverisë së tij për kanabisin mjekësor. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë këtë të hënë, Braçe tha se në projektligj duhet të jepet e përcaktuar sesa do të jetë sipërfaqja e kanabisit që do të kultivohet në vend.

“Në rastin e kultivimit të kanabisit nuk ka kufij. Nuk është vendosur një nen ose një kufi për këtë gjë. Doja një sqarim dhe më pas të bëja një propozim”,-tha Braçe.

Përfaqësues të ministrisë së Bujqësisë: Nuk ka një përkufizim të sipërfaqes. Në projektligj parashikohet se do të parashikohen zonat kadastrale ku do të mbillet kërpi industrial. Për pjesën mjekësore përgjigjen kolegët. Kemi vendosur një njeri prodhuese që nuk është më e vogël se 5 Ha dhe jo më shumë se 10 Ha. Dhe që mos të jepen më shumë se 4 licenca. Pra ky është maksimumi për kanabisin.

Braçe: Jam kategorikisht kundër që në këtë ligj mos të ketë kufizim për sipërfaqen që do mbyllet, për kultivimin e kanabisit për kanabisin mjekësor. Ta lësh të lirë me ligj, do të thotë ta lësh të lirë dhe në qeveri. Që do të thotë se në kushtet kur ky vend ka kaluar ngjarje të tilla, siç është ajo në Malësinë e Madhe që është bërë kënga nga këtu deri në Britani, veçanërisht me Kërp, kjo është e papranueshme. Ndaj propozimi im është që të vendoset kufizimi në sipërfaqe. Për mos t’i dhënë mundësi zotit Mondi që të bëjë humor kohë pas kohe propozoj të bëhen përcaktimi.

erion braçe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.