Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Poçem, Mallakastër. Sipas policisë mësohet se një 35 vjeçar, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Bmw”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Author: tirana
Shkon 54 numri i shtetasve të vënë në pranga si rezultat i megaoperacionit ‘Rrjeti’ në Elbasan. Në pranga përfunduan shtetasit Migen Kuçaj dhe Migel Balla, të akuzuar nga Gjykata, si pjesëtarë të një rrjeti kriminal për prodhim, shitjen dhe trafikimin e drogave. NJOFTIMI I POLICISËTë akuzuar nga Gjykata, si pjesëtarë të një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim. Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe ato të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në të gjithë qarkun,…
Evropa po piqet nën temperaturat e nxehta, ndërsa paralajmërohet se ato mund të shkojnë deri në 45 gradë Celsius në disa pjesë të Spanjës. Italia dhe Greqia po përjetojnë gjithashtu periudha të nxehta, ndërkohë që ekspertët e klimës deklarojnë se bota sapo ka pasur javën e saj më të nxehtë në histori. Por çfarë po ndodh në Evropë dhe ku do të jetë vendi më i nxehtë këtë javë? Po ndryshimet klimatike? Sky News u përgjigjet disa prej pyetjeve kryesore për këtë çështje. Çfarë po ndodh, dhe pse? Temperaturat në të gjithë Evropën po rriten pasi kontinenti është goditur nga…
Dy bomba kanë shpërthyer të shtunën në oborrin e një shtëpie në rrugën “Pop Angjelko Neshiq”, në veri të Mitrovicës. Policia ka informuar se nuk ka persona të lënduar. Një nga banoret ka raportuar se gjatë natës, në oborrin e shtëpisë së saj, janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejne verifikimet përkatëse. Si pasojë e shpërthimeve, nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale, kanë bërë të ditur forcat e Rendit.
Victoria Beckham thuhet se po planifikon të ribashkohet me grupin e saj “The Spice Girls” në 30 vjetorin e themelimit.“Spice Girls” po planifikojnë një event madhështor në skenën piramidale të Glastonbury-t vitin e ardhshëm (2024).Vajzat kanë ofruar të gjithë disponueshmërinë e tyre dhe kanë rënë dakord për datat e turneut vitin e ardhshëm. “Për herë të parë në vite, grupit ikonë të vajzave, i cili ka bërë turne si një grup prej katër vetash deri tani, do t’i bashkohet edhe Victoria Beckham.” tha një burim. Ditëlindja e 50-të e Victoria-s po ashtu përkon me të njëjtën datë me 30-vjetorin e…
Një makinë është djegur në ecje në autostradën Lushnje-Fier. Sipas informacioneve mësohet se makina tip BMW ka marrë flakë në ecje në vendin e quajtur “ Pushimi i shoferit”, ku fatmirësisht ka arritur që të shpëtojë shoferi bashkë me dy familjarët. Drejtuesi drejtuesi ka theksuar se mjeti ishte me motor benzine dhe i kish dhene shenje difekti ekektrik, ku pasagjerët dhe vetë ai sapo kanë konstatuar zjarrin e kanë braktisur automjetin me targa AA 022 C Z. Ndërkohë zjarrfikesja ka mbërritur në vendngjarje kur automjeti ishte perfshirë totalisht nga flakët.
Autoritetet ukrainase kanë reaguar ndaj deklaratave të ministrit britanik të Mbrojtjes, i cili e akuzoi Ukrainën për mosmirënjohje për ndihmën ushtarake britanike, gjë që u pasua nga një reagim publik. Mediat e huaja shkruajnë se ndaj një deklarate të tillë ukrainasit reaguan me konfuzion, irritim të lehtë dhe ironi ndaj komenteve të Ben Wallace, se vendi duhet të jetë më mirënjohës për ndihmën që po merr nga Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e tjerë ndërsa lufton agresionin rus. Kievi e kishte konsideruar më parë Wallace një mik të fortë. Por komentet e tij në ditën e dytë të samitit të…
Pasi modelja Arbenita Ismajli shkroi në rrjetet sociale se beson në drejtësi dhe siguroi ndjekësit se ajo dhe e bija janë mirë, ka ardhur një reagim edhe nga Fero. Ai ka shkruar në një Instagram Story se drejtësia është thikë me dy presa dhe i thotë Arbenitës të mos viktimizohet përmes vajzës pasi për të është kujdesur nëna e tij. “Drejtësia është thikë me dy presa, varet nga e drejton. E sa i përket Ninës, mos u viktimizo përmes saj, se e gjithë bota e di se për të mami im është kujdesur. Unë jam munduar të jem i kulturuar…
Evropa mesdhetare është destinacioni i preferuar për miliona amerikanë. I famshëm për ujërat e tij kristal të pastër, fshatrat piktoreske bregdetare dhe vendet tepër të lashta, rajoni po përgatitet për një rritje rekord të turizmit këtë sezon, shkruan “The Travel of Path”. Sado e çuditshme që të tingëllojë, një nga pikat turistike më të bukura të notit në Mesdhe, e cila kohët e fundit është quajtur “Maldivet e Evropës”, po tërheq një numer të madh vizitorësh. Nuk po flasim për Bregun Dalmat të Kroacisë, për Malin e Zi, as për ndonjë nga ishujt grekë, por për Ksamilin, në Shqipërinë jashtëzakonisht të…
Vera është një periudhë e bukur, por mjaft sfiduese, sidomos për lëkurën dhe për flokët, pasi rrezet e forta ultavjolet bashkë me klorin nuk e ndihmojnë flokun të rritet, madje e bëjnë atë shumë të thatë. Në mënyrë që flokët të qëndrojnë të shëndetshëm dhe me shkëlqim, duhet t’i kushtohet kujdes i shtuar dhe të ndiqni disa rregulla se si duhen mbajtur flokët në verë. Për të kundërshtuar efektet e tyre dhe për të rivendosur hidratimin e nevojshëm, sigurohuni që rutina e kujdesit për flokët tuaj të jetë e mbushur me produkte ushqyese, dhe disa këshilla të dobishme nga ekspertët…
Një gazetar është ekzekutuar nga një sulm mafioz i ndodhur në Meksikë. Mediat e huaj shkruajnë se persona të armatosur kanë vrarë brenda makinës së tij me gjakftohtësi gazetarin Nelson Matus Peña. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Emiliano Zapata, në veri të Acapulco, ku sipas mediave mësohet se persona të armatosur iu afruan makinës së gazetarit në një parking dyqani dhe ekzekutuan gjakftohtësisht drejtorin e faqes së lajmeve “Lo Real de Guerrero”. Ndërkohë Peña u kishte mbijetuar dy atentateve, e para në vitin 2017 dhe e dyta në vitin 2019, sipas raporteve të mediave meksikane. Një javë më parë, Luis…
Stamboll, Korrik 1891. Mëngjes me fllad të freskët që vinte nga Bosfori aty pranë. Një grup vajzash zbritën shkallëve të konviktit të “Robert College”, të veshura me përparëse të zeza e jaka të bardha, nëpër një rrugicë të ngushtë të shtruar me kalldrëm me gurë të zes. Në të dy anët e rrugicës, trëndafilat shumë ngjyrësh stolisnin atë parajsë të vogël, për të cilën kujdeseshin këto vajza që ecnin qetë si flutura, drejt godinës së shkollës impozante të tyre. Dalloheshin qartë shkronjat latine “ROBERT COLLEGE”. Bisedonin me zë të ulët e hera herës përqafonin njëra tjetrën. Drejtoria e kolegjit, organizonte…