Author: tirana

Sipas MeteoAlb, Shqipëria mbetet nën ndikimin e masave ajrore Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin POR nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 40°C.…

Read More

DashiTransformimi është i mundur në një ditë si sot. Energjia është e duhura për ju për të nisur një fillim të ri për një problem të vjetër. Trajtimi i problemeve të vjetra me mjete të vjetra nuk do të funksionojë më. Ju do të gjeni sukses kur të gjeni një zgjidhje të re.DemiJu mund të ndiheni sikur të gjithë aleatët tuaj po kthehen kundër jush. Marrëdhëniet miqësore profesionale tani kanë filluar të përkeqësohen. Si rezultat, disponimi juaj ka të ngjarë të bëhet i thartë gjithashtu. Kjo vetëm sa do t’i përkeqësojë gjërat. Mundohuni të qëndroni optimist.BinjaketJeni ende në pozicionin e…

Read More

Deklaratat e Sveclës dhe mbrotja që i bën Albin Kurti kanë marrë përgjigje të ashpër nga opozita në Kosovë. Haradinaj, Krasniqi dhe Abdixhiku i kanë konsideruar skandaloze qëndrimet e ministrit të Brendshëm dhe kanë akuzuar kryeministrin se po nxit përplasje. Sipas opozitës kjo qeveri me këtë mendësi meriton vetëm rrëzim. Qëndrimet që ka mbajtur kryeministri Albin Kurti dhe ministri i brendshëm Xhelal Sveçla në lidhje me veteranët ka ngjallur reagime të ashpra nga liderët opozitarë. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar kreut të qeverisë të tërheqë “sejmenët” e tij dhe të lejë njerëzit të…

Read More

Evropa po piqet nën diellin përvëlues të valës më të fundit të të nxehtit ekstrem, me potencial që temperaturat t’i kalojnë 45 gradë Celsius në disa pjesë të Spanjës. Italia dhe Greqia po përjetojnë gjithashtu periudha të nxehta, me ekspertët e klimës që deklarojnë se bota sapo ka pasur javën e saj më të nxehtë në histori. Por, çfarë po ndodh më konkretisht në Evropë dhe cili do të jetë vendi më i nxehtë gjatë kësja jave? Temperaturat në të gjithë Evropën po rriten pasi kontinenti është goditur nga një valë e të nxehtit saharian, me termometrin që shënon 5,…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Çekrezë, Kamzë. Një 16-vjeçar dyshohet se është vetëmbytur në një depozitë uji. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u dërgua me urgjencë të shtunën në një spital pasi shfaqi disa probleme shëndetësore. 73-vjeçari u dërgua në Spitalin Sheba të Izraelit, ku vazhdoi t’i nënshtrohej testeve mjekësore. Në një deklaratë të përbashkët me spitalin, zyra e tij tha se Netanyahu kishte vizituar Detin e Galilesë, një vend i njohur pushimesh në Izraelin verior, të premten. Vendi është në mes të një vale të nxehtit veror, me temperatura në mes të viteve 30 Celsius.

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku pohon se në dosjen për hetimet për inceneratorët, vëren se afera e inceneratorëve u ka kushtuar shqiptarëve 430 mln euro. Sipas saj, sot më shumë se kurrë nevoja e shqiptarëve është të bashkohen drejt një opozite e cila nuk është më perfektja, por që “edhe në mungesë të përsosmërisë ka treguar se është e denjë të drejtojë beteja të guximshme që kanë arritur deri këtu dhe me gjasë edhe më shumë”. Shkrimi i plotë i Tabakut Koha të ndryshojmë të ardhmen! Që prej ditës së djeshme, historia politike e Shqipërisë nuk është më e…

Read More

Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi vlerëson me bindje që ministri i ri, Taulant Balla, do ta çojë para punën në këtë institucion. Çuçi u shpreh se funksionet publike janë të përkohshme dhe se ajo çfarë mbetet është puna dhe shërbimi ndaj qytetarëve. “Funksionet publike janë të përkohshme. Çfarë mbetet e ka vlerë të pashlyeshme është puna dhe shërbimi ndaj qytetarëve që gjithmonë presin e meritojnë më shumë nga ne. I dorëzova sot Taulantit një #ExitMemo me prioritetet e 2023 të Ministrisë së Brendshme, me bindjen se bashkë me ekipin e tij ai do të çojë përpara punët në këtë institucion…

Read More

Alarmi i kuq është lëshuar në 16 qytete të Italisë pasi vapa ekstreme vazhdon të “djegë” Europën Jugore. Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, me 48 gradë Celsius të parashikuara në Sardenjë, sipas mediave italiane. Disa parashikues mendojnë se temperaturat në Sardenjë madje mund të rriten mbi rekordin evropian prej 48,8 gradë Celsius, i cili u regjistrua në Siçili në gusht 2021. Qeveria e Italisë ka këshilluar këdo në zonat e mbuluara nga alarmi i kuq i së shtunës që të shmangë rrezet e diellit direkte nga ora 11:00 deri në 18:00 dhe të kujdeset veçanërisht për të…

Read More

E ardhmja e një marrëveshjeje mes Rusisë dhe Ukrainës, për të eksportuar grurë ukrainas në tregjet botërore, përballet sërish me pasiguri, ndërsa Moska kërcënon që të mos e zgjasë afatin e saj kur ai të skadojë të hënën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, njofton nga Stambolli se Turqia, një ndërmjetëse e asaj marrëveshjeje, po shton trysninë mbi Moskën mes shqetësimeve për një krizë globale ushqimore. Gjatë një takimi me Presidentin Volodymyr Zelenskyy këtë javë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u zotua se do të punonte për të siguruar një zgjatje të re të marrëveshjes ruse për grurin ukrainas,…

Read More

Lulzim Basha vijon fushatën për zgjedhjet që do të zhvillohen për kreun e partisë. Nga Durrësi, Basha u shpreh se rastet si dosja e Arben Ahmetajt, por edhe ato të mëparshmet që kanë përfshirë ministra apo zyrtarë të tjerë të lartë nga radhët e PS-së, janë dëshmi se Edi Rama e ka ndërtuar gjithë pushtetin e tij mbi krim dhe korrupsion. Postimi i plotë: Shqipëria renditet ndër 10 vendet më të korruptuara në botë, sipas perceptimit të qytetarëve të saj. Dosja e Arben Ahmetajt, por edhe rastet e mëparshme ku ministra, kryetarë bashkie e deputetë u arrestuan për korrupsion, apo…

Read More

Preç Zogaj shprehet se ka ardhur momenti që Berisha të mendojë për demokratët dhe të tërhiqet. Gjatë një intervistë në “News24”, analisti vlerëson se Partia Demokratike mund të vijë në pushtet vetëm nëse Berisha bën një hap pas dhe PD bashkohet përmes një rithemelimi të ri, me njerëz të pakonsumuar. A është dikush që duhet të tërhiqet sot?Bashkimi i PD-së pengohet nga protagonizmi i Berishës dhe ndonjë tjetri. Po Basha po bën protagonizëm?Nga kthimi i tij pritej që partia të përthithte edhe elementë nga Foltorja. Por ka ndodhur që edhe vetë partia është ndarë. Problemin e opozitës e zgjidh tërheqja…

Read More