Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është zotuar të shtunën se do ta “zgjerojë shkallën” e ndihmës humanitare në Ukrainë. Ai i ka bërë këto deklarata pas një samiti të zhvilluar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev. Seuli “do ta zgjerojë shkallën e furnizimeve për dallim nga viti i kaluar, kur kemi dërguar materiale si helmeta dhe jelekë anti-plumbë”, ka thënë ai në një konferencë për media, pas takimit. Yoon, i cili më herët e ka vizituar edhe qytetin ukrainas të Buçës – pa paralajmërim – ka shtuar se ndihma humanitare do të rritet në 150 milionë…
Author: tirana
Një 55-vjeçar shqiptar u vra nga karabinierët italianë pasditen e djeshme në Padova të Italisë. Haxhi Çollaku, një mësues matematike në Shqipëri kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij, por kishte urdhër ndalimi nga policia për të mos u afruar. Vajza dhe ish-gruaja e 55-vjeçarit kanë njoftuar policinë dhe kur karabinierët kanë shkuar në vendngjarje, ai ka përplasur me furgon një efektive italiane. Gruaja kishte denoncuar më herët dhunë dhe kërcënime nga 55-vjeçari. Pasi kanë kontaktuar me gruan, karabinierët kanë identifikuar burrin në një furgon blu dhe pasi e kanë identifikuar e kanë ftuar të largohet. 55-vjeçari i ka…
Deputeti demokrat Saimir Korreshi e cilëson hetimin e SPAK për Arben Ahmetajn aq të imtësishëm sa do të mund të nxjerrë në pah të gjitha lidhjet e ish-zv.kryeministrit me personat që zotërojnë inceneratorët. Gjatë një interviste, Korreshi u shpreh se në dosjen e Ahmetajt përmenden edhe shumë eksponentë të tjerë të PS. “Nuk është vetëm Ahmetaj i përfshirë në këtë dosje. Ka shumë kryetarë bashkish, ish-kryetarë, deputetë, shumë deputetë të majtë. Rezultatet e para u dhanë me Alqi Bllakon dhe të tjerët, sot është Ahmetaj. Ata kanë tentuar të prishin provat me dëshmitarët. Ahmetaj është peshku i madh, por nuk…
Sali Berisha ka komentuar fjalimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama për akuzat e ngritura ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas tij mesazhi i kreut të qeverisë drejtuar socialistëve që të qëndrojnë me “kokën lart dhe vetëm përpara”, është hipokrizi dhe paturpësi. Reagimi i plotë: Kokën lart dhe vetëm përpara! Me këto fjalë Edi Rama mbylli dje mesazhin e tij të hipokrizisë dhe paturpësisë drejtuar rilindasve të tij! Të dashur miq, cili do që lexon këtë thirrje të Edi Ramës drejtuar dje rilindasve në mesazhin për arratisjen e Arben Ahmetit, gjëja e parë që i shkon në mendje është thirrja përpara drejt…
Këngëtarja dhe biznesmenia, Rezarta Shkurta, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Përveç fotove e videove të punës, ajo herë pas here poston edhe momente nga jeta e saj private. E kështu ka bërë edhe mëngjesin e kësaj të shtune. Në “Instagram”-in e saj, Rezarta ka ndarë një video ku shfaqet bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha. Ajo dëgjohet teksa e pyet se ku po shkon dhe çfarë do u thotë grave dhe gocave po e panë. “Praaa, praaaa, ky djali është i martuar. S’jam xheloze thjesht po e them”, shkruan Shkurta bashkëngjitur në videon në fjalë.
Një aksident ka ndodhur në superstradën Tiranë-Durrës. Mësohet se dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e forcës së madhe, njëri prej tyre është përplasur dhe me trafikndarësen e superstradës. Fatmirësisht, raportohet se nuk ka persona të lënduar. Mirëpo, është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta.
Këngëtarja Eneda Tarifa ka postuar për herë të parë foto me partnerin e saj të ri, pasi ishte përfolur në media për lidhjen e saj me Gent Laskun, basketbollist. Pushimet në Santorini duket se kanë shërbyer si shtysë, që këngëtarja të bëjë publike lidhjen edhe në profilet e saj në rrjetet sociale, pasi në mediat rozë kishin qarkulluar foto të të dyve. Këngëtarja e ka shoqëruar foton e të dyve të përqafuar me një zemër, ndërsa në dytë e saj duket lumturia. Të dy ata kanë hedhur pas krahëve historitë e të shkuarës, duke i dhënë kështu një mundësi të…
Një 39-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut është ekzekutuar mbrëmjen e së premtes në Greqi. Mësohet se viktima është Orhan Bajrami, një emër i njohur për policinë e vendit fqinj si biznesmen i lojërave të fatit. Policia greke bënë me dije se viktima është qëlluar nga dy atentatorë në zonën e Halkidikisë. 39-vjeçari ndodhej me pushime dhe jetonte në një shtëpi të marrë me qira. Dy autorët, që sipas mediave greke duket të kenë qenë vrasës me pagesë, kanë lëvizur me motorë dhe kanë shtënë me breshëri plumbash drejt shtetasve të Maqedonisë. I plagosur në ngjarje ka mbetur dhe një…
Nisma e Qeverisë në Shqipëri për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, ka ndarë në qëndrime politikanët dhe ekspertët. Qeveria ka deklaruar se kjo nismë rrit ekonominë dhe hap vende të reja pune, ndërsa për opozitën nxit joformalitetin në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, ndërsa përfitimet ekonomike i konsideron të papërfillshme. Por, shqetësim për këtë nismë ka pasur edhe nga deputetë të partisë në pushtet. Dy prej tyre, Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj, nuk e kanë votuar këtë nismë në Komisionin parlamentar të ligjeve ditën e enjte. Ndërsa, Erion Braçe është i shqetësuar për…
Dhjetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është ndaluar. Shtetasit akuzohen për vepra penale të ndryshme nga dhuna në familje, drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit, deri te sekuestrimi i lëndëve narkotike. Ndërsa, është ndaluar dhe një 35-vjeçar, banues në Azerbajxhan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde…
Policia e Sarandës bazuar në inteligjencën policore se një i ri shpërndante lëndë narkotike, duke përdorur një motomjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Motoristi”. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në rrugën “Kanali i Çukës”, një motomjet që drejtohej nga një 18-vjeçar, i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj drejtuesit të këtij motomjeti, shtetasit N. Hoxha, 18 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, në çantën e supit shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa të ndarë të doza të gatshme për shitje…
Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi është mbytur teksa ishte duke u larë në një lumë. Ngjarja ka ndodhur në lumin e Montone, në Portico, teksa viktima është identifikuar si Aldi Marku. Ai kishte shkuar me miqtë në zonë dhe sapo ka hyrë në ujë, ka pësuar atak kardiak. Miqtë e kanë nxjerrë nga lumi dhe kanë dhënë menjëherë alarmin, duke telefonuar 118 për të ndërhyrë në vend edhe me helikopterin e shpëtimit, por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë.