Sipas deputetit socialdemokrat gjerman, Josip Juratoviç, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç po bëjnë një lojë të rrezikshme në rajon. DW: Zoti Juratoviç, ju e keni mbështetur kryeministrin kosovar Albin Kurti. BE-ja dhe Gjermania tani kane vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të politikave të Kurtit në veri të vendit. Cili eshte komenti juaj? Josip Juratovic: Para së gjithash, duhet thënë se këto nuk janë masa ndëshkuese, por thjesht kushtëzim fondesh. Qëllimi është dërgimi i një sinjali në Kosovë. Sinjale të ngjashme po dërgohen edhe në Serbi. Në situatën aktuale globale, veçanërisht në kontekstin e konfliktit të Ukrainës, ne kemi…
Author: tirana
Kur keni etje dhe keni nevojë për një pije, cilat pije janë më të mira për t’ju mbajtur të hidratuar? Sigurisht, gjithmonë mund të merrni një gotë ujë, por H20 e thjeshtë nuk është pija më hidratuese, sipas një studimi nga Universiteti St. Andrews i Skocisë që krahasoi reagimet e hidratimit të disa pijeve të ndryshme. Studiuesit zbuluan se ndërsa uji natyral dhe i gazuar bën një punë mjaft të mirë për të hidratuar shpejt trupin, pijet me pak sheqer, yndyrë ose proteina bëjnë një punë edhe më të mirë për të na mbajtur të hidratuar për më gjatë. Arsyeja…
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Henrik Hoxhajt që rrëfeu variantet e tij për disa vrasje të ndodhura në vend, i hiqet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë. Sipas Prokurores e çështjes deklarimet e Hoxhës, binin ndesh dhe nuk ishin të njëjta me ato të Nuredin Dumanit. Henrik Hoxhaj në Prill të vitit të kaluar mori statusin e bashkpuntorit duke treguar disa ngjarje për të cilën ai vet ka marrë pjesë me Nuredin Dumanin. Por nga analiza e faktve disa qëndrime të tij treguar për disa atentate të kryera në bashkëpunim me Dumanin nuk korrespondojnë me ato të këtij të fundit.…
Shqipëria ka importuar rreth 35 mijë automjete në 6 mujorin e këtij viti. Por cila është origjina e automjeteve të importuara? Ndiqni kronikën e përgatitur Importi i makinave është në tendencë rritëse edhe në muajin qershor. Të dhënat e Open Data të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, në 6 muajt e parë të këtij viti janë importuar plotë 34.253 makina, e ku 28.689 janë autovetura. Në vetëm muajin qershor janë importuar në total rreth 7398 makina. Duke i analizuar përsa i përket vendit të origjinës, importi i makinave në Shqipëri kryeson nga Italia ku shifrat tregojnë se jnë importuar…
Manjati kinez Jack Ma ka mbërritur dy ditë më parë në Tiranë. Ai është fotografuar në një nga restorantet luksoze të kryeqytetit shqiptar, ndërsa qëllimi i vizitës së tij nuk dihet nëse është për biznes apo për pushime. Jack Ma është ndër njerëzit më pasur të globit dhe ardhja e tij në Shqipëri përbën një lajm të mirë, sigurisht nëse vjen për biznes, por pse jo edhe si turist.
Dinamikat e ndodhura jashtë shtëpisë, kanë pasqyruar në rrjetet sociale pëlqimet apo mos pëlqimet e ndjekësve. Nga ajo çfarë vihet re, është fakti se Luizi, me gjithë mbështetjen e madhe që ka, ka nisur të humb ndjekës, shkak për këtë janë bërë pikërisht sherret e shpeshta që ai bën kryesisht me ish-banorët. 10.Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë” që po xhirohet aktualisht në Korçë, është në vend të fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 5 mijë ndjekës. Prej javësh, Luizi vetëm ka humbur ndjekës në “Instagram”-in e tij. Madje, ka edhe nga ata që…
Me një përqafim të ngrohtë dhe pritje në shkallët e Ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçi i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën Taulant Ballës. Menjëherë pas betimit në presidencë, Balla i është drejtuar zyrës së tij të re në Ministrinë e Brendshme, aty ku e priste dhe Bledi Çuçi, tashmë i zhveshur nga kostumi zyrtar i një ministri.
Policia njofton finalizimin e një operacioni policor të koduar “Crypto” duke sekuestruar 60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro. Policia ka shpallur në kërkim administratorin e një subjekti që shërbente për këmbimin e parave duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një punëtor i këtij subjekti. “Shtetasi R. N., administronte një subjekt në të cilin kishte punësuar shtetasin R. B. Klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompente dhe që nuk…
Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se Arben Ahmjetaj hetohet prej më shumë se 7 muajsh nga SPAK, ndaj dosja e sjellë prej tyre është voluminoze dhe e kopsitur. Kjo, sipas tij është arsyeja pse Arben Ahmetaj zgjodhi të mos ballafaqohej me drejtësinë dhe u largua ndryshe nga disa të tjerë që menduan se do shfajësoheshin rrugës. “Për herë të parë SPAK solli një dosje voluminoze dhe të kopsitur. Është një hetim që zgjat prej më shumë se 7 muajsh ku është punuar në mënyrë intensive dhe ndryshe nga çfarë jemi mësuar. E gjitha filloi me…
Leo Messi për pak sa nuk u përplas me një tjetër automjet në Florida ditën e premte, por nuk ishte faji i tij. Sipas imazheve, një tifoz iu afrua makinës së tij dhe e shpërqëndroi pranë kryqëzimit. Messi ishte i shoqëruar nga një eskortë policie të cilat ishin me sirena të ndezura, pra sipas rregullores, edhe pse me semafor të kuq, Messi mund të futej në kryqëzim dhe makinat e tjera duhet t’i hapnin rrugën, gjë të cilën shoferi i një makine tjetër nuk e bëri. Për fatin e mirë nuk pati ndonjë aksident, pasi Messi dhe shoferi tjetër arritën…
Taulant Balla është betuar ditën e sotme në Presidencë si ministër i Brendshëm. Balla do të jetë në krye të kësaj ministrie, pas shkarkimit të Bledi Çuçit një javë më parë. Në të njëjtën ditë, kryeministri Rama mori vendimin për t’ia besuar Taulant Ballës këtë ministri. Taulant Balla konsiderohet si një ndër zërat më të fortë të mazhorancës në Kuvend. Karrierën politike, ai e nisi ne vitin 2004, ku shërbeu si këshilltar i kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. Ai u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit në vitin 2005, në moshën 28 vjeçare dhe prej asaj kohe…
Ron Koka u bë kryefjalë e medieve rozë pak muaj më parë, me hyrjen e Kiara Titos në Big Brother Vip. Në medie u raportua se Kiara dhe Roni ishin në një lidhje, gjë që su pranua asnjëherë nga dyshja. Megjithatë faktet në rrjetet sociale tregonin të kundërtën, pasi të dy kishin kaluar pushime luksoze në Mykonos. Por me sa duket, Ron Koka, nipi i Lefter Kokës e ka hedhur pas krahëve historinë me Kiarën dhe ka nisur një vmarrëdhënie të re, me motrën e një ish-banoreje të BBV1. Bëhet fjalë për Ditea Berishën, motrën e blogeres Sarah Berisha. Në…