Author: tirana

Nga Ndue Dedaj -FETARIA UNIKALE E LURËS-(ose bashkëjetesa e dy besimeve nën një çati) Lura ka pasur fatin e lum si asnjë krahinë tjetër e Shqipërisë, të ngërthejë brenda saj dy vlera më të vërtetë fondamentale, njërën që ka të bëjë me mrekullinë e natyrës (vendi më i bukur jo vetëm shqiptar, por mbase dhe i gjithë rajonit ballkanik) dhe bashkëjetesën fetare brenda shtëpisë, si rrallëkund tjetër në botë. Në të dyja këto, ajo është dy herë simbol, i bukurisë natyrore dhe i harmonisë fetare. Ka qenë zakon në botën shqiptare, nderimi i vendeve të shenjta, paçka se cilit besim…

Read More

Dashi DASHURIA : Jeni gati të përjetoni aventura të reja dhe të përjetoni emocione të forta. Nëse jeni beqarë, mund të takoni dikë që do t’ju rrahë më shpejt dhe do t’ju përfshijë në një projekt të përbashkët. Nëse jeni çift, mund të rinovoni pasionin dhe bashkëpunimin me partnerin, ndoshta duke organizuar një udhëtim apo një surprizë. PUNA: Jeni në një fazë krijimtarie dhe dinamizmi të madh. Keni kaq shumë ide për të zbatuar dhe nuk e lini veten të frikësoheni nga pengesat. Mund të merrni një ofertë ose promovim interesant. Iniciativa dhe aftësitë tuaja drejtuese do të vlerësohen nga…

Read More

Rama: Ne kemi vendosur para pak ditësh që të ndryshojmë rrugën e marrjes së diplomës për mjekët pasi bëjnë fakultetin e mjekësisë në kushtet kur ka nisur, unë e quaj luftë për burime njerëzore, nga vende shumë të pasura. Gjermania e para të cilët përballen me një rënie drastike të lindjeve dhe një plakje gjithmonë e më shqetësuese dhe gjithmonë e më prezente të popullsisë dhe me domosdoshmërinë për burime të freskëta njerëzore që nuk i prodhon më aq sa duhet sistemi i lindshmërisë së brendshme dhe mjekët shqiptarë janë ndër ata që për shkak të reputacionit që kanë krijuar,…

Read More

Qytetet më të nxehta ku do të regjistrohen temperaturat më të larta janë Elbasani, Gjirokastra dhe Berati, ndërkohë që nuk mbeten pas as Tirana, Shkodra dhe Fieri. Sipas meteorologëve edhe zonat malore do të karakterizohen nga temperaturat e larta. Edhe fundjava do të jetë mjaft e nxehtë. “Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.…

Read More

Për shkak të ngrohjes globale, valët e të nxehtit janë bërë edhe më të shpeshta dhe më të rrezikshme. Thënë kjo, për shkak të ekspozimit në diell dhe temperaturave të larta, rritet rreziku i goditjeve nga dielli, që mund të ngatërrohet me lodhjen nga diellit. Simptomat që lidhen me goditjen ose lodhjen nga diellit mund të jenë shumë serioze. Të paturit ngërç në muskuj mund të jetë treguesi i parë që po përjetoni një gjendje që ka lidhje me të nxehtin. Lodhja nga dielli mund të shfaqë simptoma si: – lodhje e përgjithshme – djersë të vazhdueshme – puls i…

Read More

Anketa e forcës së punës për vitin 2022 vijon të tregojë se në vendin tonë peshën kryesore e mbajnë të vetëpunësuarit dhe bizneset familjare. Nga totali, këta përbëjnë 53% të gjithë të punësuarve, ndërsa pjesa tjetër janë me pagë. Numri vjen me rritje nga një vit më parë, ku bizneset familjare janë ata që janë shtuar edhe më shumë. Rrjedhimisht edhe numri I punonjësve pa pagesë në biznes familjar është rritur. Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 44,2 % dhe 33,9 % të të punësuarve gjithsej. Sa i përket pagave,…

Read More

Bashkia e Tiranës ka sqaruar nëpërmjet zëdhënësve të saj në raportim të mediave në lidhje me procedurën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Bëhet fjalë për një raportim të gazetarëve të BIRN për të cilin nga Bashkia e Tiranës thuhet se është nxjerrë jashtë kontekstit dhe se e vërteta është se Bashkia e Tiranës në kohën që drejtohej nga Lulzim Basha i ka kërkuar IFC një konsulentë mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve në landfillin e Tiranës. IFC ka bërë një studim për këtë çështje dhe në vazhdim është paguar për studimi e saj. Më pas sqarohet se në kohën…

Read More

OBSH tha sot se po klasifikon ëmbëltuesin artificial ‘aspartame’, i përdorur gjerësisht nëpijet me gaz, si mundësisht kancerogjen për njerëzit, por nuk ndryshoi të dhënat për dozën e lejuar ditore. Në një konferencë për shtyp zëdhënësi Francesco Branca, tha: “OBSh nuk rekomandon tërheqjen e produkteve nga tregu por nëse konsumatori duhet të zgjedhë mes një pijeje me gaz me ëmbëltus dhe një tjetre me sheqer, më mirë të zgjedhë opsionin e tretë, duke pirë vetëm ujë”. Ëmbëltuesi artificial ‘aspatame, i produkteve të konsumit qe përdoret gjerësisht në pijet me gaz, çamçakëzat, ushqimet e gatshme apo pijet dietike, është deklaruar rrezik…

Read More

Pas suksesit të dy netëve të para në Tiranë, stacioni i radhës i Gjon Mili Jazz & Blues Fesitval është Korça. Ditën e nesërme, emra të njohur vendas dhe të huaj të muzikës Jazz & Blues do të ngjiten në skenën e ngritur te Pazari i Vjetër në Korçë për të performuar disa prej këngëve më të njohura.Ngjarja muzikore i bën homazh mjeshtrit të fotografisë botërore, Gjon Milit, duke i njohur kontributin për zhvillimin e muzikës jazz veçmas gjatë Luftës së Dytë .Arsi Bako është një prej zërave që rrëmbeu vëmendjen e spektatorëve.Artisti i ri Emanuel Turhani përmes tingujve të…

Read More

Skenat e seksit janë të zakonshme në shumë filma dhe shfaqje televizive, por procesi i xhirimit së një skene të tillë mund të jetë më kompleks kur një aktor eksitohet me të vërtetë. Sipas një koordinatori të skenave intime, pra një profesionist që udhëzon aktorët dhe ekipin nëpër skena me seks të improvizuar dhe lakuriqësi, është normale që filmimi i këtyre lloj aktesh të ngjall shumë emocione, duke përfshirë edhe eksitimin. David Thackeray, një koordinator intimiteti për studiot si Netflix, Warner Bros, Apple TV, BBC dhe HBO ka zbuluar se çfarë ndodh kur një anëtar i kastit eksitohet ndërsa aktron…

Read More

Një sondazh i ri arrin në përfundimin se vetëm rreth 1 në 10 amerikanë japin vlerësime të larta për mënyrën se si funksionon demokracia në Shtetet e Bashkuara ose sa mirë përfaqëson ajo interesat e shumicës së amerikanëve. Shumica e të rriturve amerikanë thonë se ligjet dhe politikat për çështjet kyçe nuk përfaqësojnë atë që duan shumica e qytetarëve, për çështje që variojnë nga ekonomia dhe shpenzimet qeveritare te politika e armëve, imigracioni dhe aborti. Sipas sondazhit të agjencisë Associated Press dhe Qendrës NORC për Kërkime për Çështje Publike, 53% e amerikanëve thonë se Kongresi po bën një punë të…

Read More

Ai është filmi më i komentuar i momentit dhe të gjithë jemi sy e veshë për çdo informacion të ri që vjen për “Në kuadër të dashurisë”. Yjet e filmit kanë dhënë disa detaje nga roli i tyre, por nuk kanë lënë pa përmendur edhe ngjashmëritë dhe ndryshimet që kanë me personazhin. Ndërkohë ata na kanë treguar dhe momentin e tyre më të vështirë gjatë xhirimit të filmit… Sara Hoxha: E kam menduar si më të vështirë që të luaja një personazh që dashurohet me dikë tjetër në film. Por në momentin që e kam njohur Roerdin, ai ma ka…

Read More