Policia ka dhënë detaje lidhur me sherrin e ndodhur në lagjen “18 tetori” në Gjirokastër mes adoleshentëve. Uniformat blu bëjnë me dije se të miturit që plagosën me thikë bashkëmoshatarin e tyre, janë nën hetim në gjendje të lirë. 15-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Sqarojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, nisi procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç,”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Author: tirana
Sasia e hekurit në trup mund të jetë problem si në mungesë ashtu edhe në tepricë. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë anemi dhe është shumë e zakonshme. Arsyet që mund të çojnë në mungesë përfshijnë marrjen e ulët të hekurit përmes dietës, por edhe nevojën për të rritur kërkesat. Shkaqe të tjera të mungesës së hekurit përfshijnë sëmundjet e zorrëve si sëmundja e Crohn ose sëmundja Celiac, të cilat shkaktojnë përthithje të keqe të hekurit. Simptomat e mungesës së hekurit- Kur ka mungesë hekuri në trup, simptomat më të zakonshme që mund të shfaqen janë ngjyrë e zbehtë në lëkurë,…
Gazetari Adriatik Doçi është shprehur në emisionin “Breaking” në Top NEWS se është shantazhuar. Gazetarja: Z. Doçi jeni kërcënuar ? “Jam shantazhuar në forma të ndryshme nga persona të lidhur me Arben Ahmetaj”, tha Doçi. Doçi ishte gazetari që bëri denoncimin në SPAK kundër Arben Ahmetaj dhe dorëzoi fakte dhe dokumente se ish zv. Kryeministri ishte paguar nga Klodian Zoto për pushime në hotele luksoze.
Liam Payne, ish-anëtari i grupit të famshëm One Direction, ka folur për përballjen me shëndetin e tij mendor. Këngëtari 29-vjeçar ndau një postim në Instagram, ku tha se po kalonte një ditë të vështirë. Ai tregoi se ka qenë i shtruar në një klinikë në SHBA vitin e kaluar, pasi vuri re se gjendja e tij mendore ishte tejet e rënduar. Duke kërkuar falje për fjalët e tij në postimin e ri në YouTube, ai tha: “Më duhej të merrja pak kohë për veten time. U bëra disi dikush që nuk e njihja më. Isha aq i zemëruar me atë që po ndodhte…
Shërbimet e Policisë Kufitare në Durrës i kanë shkuar në ndihmë një familjeje 4 pjesëtarë, mes tyre 2 fëmijë të mitur, të cilët rrezikuan të mbyteshin në det. Sipas njoftimit zyrtat, mjeti me të cilin lundronin pësoi defekt në det të hapur.
45-vjeçari shqiptari, i cili ekzekutoi me armë bashkëkombësin e tij 50-vjeçar në një pikë karburanti në Selanik, është vetëdorëzuar në polici. Ai ka deklaruar në polici se biseda e fundit mes tyre ka qenë në lidhje me një shumë parash që autori i vrasjes i detyrohej viktimës për një shitje droge. Në automjetin e autorit ka qenë edhe një grua e implikuar në çështje, e cila dyshohet se ka pasur lidhje intime me 45-vjeçarin.
Mediat malazeze kanë raportuar gjatë ditës së djeshme se është krijuar shumica parlamentare për krijimin e Qeverisë së Malit të Zi. Mesa duket përbërja e përfolur nuk i ka pëlqyer presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili u ankua se pse nuk do të ketë asnjë serb në qeverinë e re malazeze. “Të shikojmë të gjithë rajonin. Sot ka përfunduar formimi i Qeverisë së Malit të Zi. Më vjen mirë që boshnjakët kanë gjashtë ministri. Serbët asgjë edhe pse janë 30 për qind në Mal të Zi. Edhe kroatët me 0.9 për qind të popullsisë do të kenë ministër dhe…
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një qytet të Italisë, Pavia, ku një 45-vjeçare, ka mbytur djalin e saj 1-vjeçar, Luca. Në vendngjarje kanë ndërhyrë 118 operatorë, por asnjëri prej tyre nuk ka mundur të konstatojë vdekjen e 1-vjeçarit. Pas ngjarjes, 45-vjeçarja u transportua në spitalin Poliklinik San Matteo për kontrolle dhe më pas u shtrua në psikiatri. Policia dhe prokuroria e Pavias janë në hetim e sipër të kësaj çështjeje. Në momentin e tragjedisë, 45-vjeçarja kishte vetëm një orë që ishte e vetme së bashku me djalin e saj, pasi partneri i saj ishte larguar…
Ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme vendimi i Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetajt. Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot (14 korrik) me 117 vota pro vendimin për heqjen e mandatit të Ahmetajt, i cili është larguar nga vendi. Agron Duka, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu janë tre deputetët që kanë abstenuar në votimin për arrestimin e tij. Kuvendi i në këtë mënyrë i hapi rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit, por ai nuk ndodhet në Shqipëri.
Në lidhje me Fair Play-in Financiar, UEFA njofton se tre klubet italiane Inter, Roma dhe Milani kanë përmbushur detyrimet e marrëveshjes për vitin 2022. “AC Milan (ITA), AS Monaco FC (FRA), AS Roma (ITA), Beşiktaş JK ( TUR), FC Internazionale Milano (ITA), Olympique de Marseille (FRA) dhe Paris Saint-Germain (FRA) kanë arritur objektivat e vendosura për vitin financiar 2022.” Ndryshe nga Lille që ka plotësuar plotësisht objektivat e vendosura me UEFA-n, klubet italiane së bashku me të lartpërmendurit do të monitorohen deri në fund të ciklit të kontrollit. KLUBET E SANKSIONUARA – Nga ana tjetër gjobë 500 mijë euro për…
Vihet në pranga një 40-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, që posedonte arsenali armësh dhe municionit luftarak. Ai është Albi Jasharllari. Policia thotë se informacionin e kishte në rrugë operative se Jasharllari kishte armë në banesë në fshatin Starovë. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin e një stalle bagëtish, e cila ndodhej në afërsi të banesës së tij, u gjetën të fshehura; Një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krehra automatiku, pushke dhe mitralozi; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një…
Prokuroria Publike kundër Krimit të Organizuar në Beograd ka njoftuar se do të kërkojë informacione shtesë lidhur me rastin e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Vulinit më 11 korrik, nën dyshimet për korrupsion, trafikim droge dhe lidhje me Rusinë. Prokuroria serbe përmes një deklarate tha më 14 korrik se do të kërkojë informacione shtesë nga institucionet vendore dhe gjyqësore të SHBA-së si dhe nga partnerët e tjerë ndërkombëtar. Ky institucion tha se do të kërkojë prova konkrete. Prokuroria Publike kundër Krimit të Organizuar tha po ashtu se për…