Eksperti i sigurisë rrugore Fatmir Hasho ishte këtë të enjte në “Good Morning Albanians” për të folur rreth mënyrës se si duhet të kujdesemi për automjetet tona gjatë këtyre ditëve të nxehta vere. Ai tha se një nga gabimet që nuk duhet ta bëjmë kurrë është të lëmë deodorantin në makinë në momentin që ne vetë jemi në plazh, pasi sipas tij ai mund të shpërthejë. “Është shumë e rrezikshme nëse lëmë kanaçet apo deodorantet në makina në kohën që do të rrimë në plazh. Ato janë të rrezikshme dhe mund të shpërthejnë. Ato të thonë edhe në ambalazh që…
Author: tirana
Në vitin 1944, sipas procesverbalit të hartuar nga Banka Kombëtare e Shqipnis, ushtria gjermane grabiti nga thesari i saj 9.634.690 franga shqiptare (në formë kartëmonedhash dhe monedhash ari). Sasia e arit të grabitur nuk erdhi në Shqipëri deri në vitin 1998. Arsye për këtë u bë dënimi i Shqipërisë nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës me një dëmshpërblim prej 843.947 sterlinash angleze në favor të Britanisë së Madhe, për shkak të dëmeve materiale dhe njerëzore të shkaktuara në Incidentin e Kanalit të Korfuzit të vitit 1946, si dhe pretendimet e SHBA-ve për kompensim të pasurisë së saj të shtetëzuar në Shqipëri.…
“Do bëhesh meme, sorry! Me këtë do bëhesh meme,“ thoshte Arben Ahmetaj disa vite më parë në Komisionin e Ekonomisë kur ishte ministër. Por duket se tashmë ish-ministri që dikur ironizonte kundërshtarët duke i paralajmëruar se do bëheshin meme, i erdhi dita që të bëhet vetë meme. Pas arratisjes së tij nga Shqipëria edhe pse sot u mor vendimi nga kuvendi i cili lejon SPAK, që të bëj kontrolle në banesën e Ahmetajt dhe ta arrestoj atë. Ahmetaj nuk pranoi të rikthehej duke shkruar një letër të gjatë me pretekstin se: Mund t’ju dukem fytyrë e keqe, por nuk kam…
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në çiftin e preferuar të publikut dhe të gjithë janë kuriozë për ecurinë e marrëdhënies së tyre. Gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP, Luizi që nuk e dinte famën që kishte marrë, thoshte se qëllim kryesor kishte të krijonte familje. Pavarësisht angazhimeve të shumta, Luizi tha sot në ‘Fiks Fare’ që do ia lënë kohës dhe se familja për të është e shenjtë. “Familja është gjë e shenjtë, e kam dhe do ta kem gjithmonë, do ia lëmë kohës. Do e lëmë të rrjedhë”, tha Luizi, duke përdorur shprehjen e Kiarës. Dyshja janë…
Moderatorja e “Pushime on Top” në Top Channel, Lei Kraja, ka bërë një lapsus gjatë një interviste me instruktorin e sporteve ajrore, Xhonatan Islami. Gjatë intervistët Lei e pyet: “Në cilin të ka q*..shijuar më shumë”? Në këtë moment ajo shkrihet dhe thotë: “më fal se më emocionoi lartësia”. Videon e ka postuar vetë Lei në TikTok, ku në caption shkruan: Kësaj i thonë me të rënë dielli në kokë @leikrajaofficial Kesaj i thone me te rene dielli ne koke 😂🤦🏻♀️ ♬ original sound – Leila Kraja
Probleme shqetësuese sot në pikën e kalimit kufitar të Mavromatit (pika greke në Qafë Botë) nga ana e palës greke. Mësohet se janë krijuar radhë të gjata në përpunimin e qytetarëve. Nga pala greke punohet me 1-2 sportele ndërsa nga pala shqiptare punohet me 3-4 sportele. Për pasojë është krijuar fluks dhe radhë të gjata, teksa temperaturat janë shumë të larta duke sjellë shqetësime për qytetarët.
Matt Damon u shfaq në podcast “Jake’s Tales” për të promovuar filmin e tij të ri, Oppenheimer, dhe zbuloi se dikur u bë depresiv gjatë xhirimit të një filmi që nuk shkoi siç pritej. “Pa dashur të përmend ndonjë film… Ndonjëherë futesh në filma që, e di, ndoshta nuk janë ato që shpresonit dhe nuk largoheni”, tha ai. “Dhe mbaj mend që ishim në gjysmë të rrugës së prodhimit, me muaj të tërë pune, dhe unë isha me familjen time diku, dhe i kisha hedhur në erë në një vend tjetër, dhe mbaj mend që gruaja ime më ndihmoi të ngrihesha ndërsa isha në…
Yevgeny Prigozhin u pa për herë të fundit në publik në ditën e kryengritjes në Rostov-on-Don, Rusi. Që atëherë, nuk dihet ku ndodhet shefi i grupit mercenar rus, Wagner. Pas përfundimit të rebelimit, Alexander Lukashenko njoftoi se ishte rënë dakord që ai të zhvendosej në Bjellorusi. Megjithatë, fati i tij nuk dihet ende. Disa ditë më parë, Kremlini konfirmoi se disa ditë pas kryengritjes, Putin dhe Prigozhin u takuan në Kremlin. Tani është shfaqur një foto e publikuar nga mediat ruse. Ajo tregon Prigozhin të ulur në shtrat në një tendë. “Media ruse publikon një fotografi të pretenduar të fundit…
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë 51-vjeçarin, i cili duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur ka humbur kontrollon dhe automjeti i tij është përplasur me automjetin me drejtuese një 28 vjeçare. Si pasojë e aksidentit mbeti e lënduar 28 vjeçarja dhe dy pasagjerë që ndodheshin në makinën e saj, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: DVP Gjirokastër Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe…
Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA (FTC) aktualisht po heton OpenAI, krijuesin e aplikacionit popullor ChatGPT, mbi shqetësimet se aplikacioni po gjeneron informacione të rreme. Hetimi ngre pyetje në lidhje me dëmin e mundshëm të shkaktuar ndaj konsumatorëve dhe keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve nga teknologjia e OpenAI. Në një letër drejtuar OpenAI, FTC kërkoi informacion në lidhje me incidentet në të cilat përdoruesve iu dhanë informacione të rreme dhe kërkoi detaje mbi përpjekjet e kompanisë për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla. Hetimi vjen pasi rregullatorët shqyrtojnë gjithnjë e më shumë rreziqet që lidhen me teknologjinë e…
Shtatë të mitur të cilët plagosën me thikë 15-vjeçarin në Gjirokastër dy ditë më parë janë nën hetim në gjendje të lirë. Ngjarja ndodhi gjatë një konflikti në lagjen “18 shtatori”, në vendin e quajtur “Katrori”. 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Sqarojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, nisi procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç”, thuhet në njoftimin e policsë.
Për shumë njerëz mënyra se si nisin ditën bëhet përcaktuese për vijimësinë e saj. Dikush nuk i reziston urisë dhe i futet me kokë frigoriferit, për shumë të tjerë kafeja është mbretëresha e mëngjesit, edhe pse e dinë që pas një periudhë ”fjetjeje” organizmi ka nevojë të rizgjohet. Për këtë arsye uji është pija më e mirë dhe më dobiprurëse për organizmin, sidomos në këto ditë vere ku trupi ka nevojë për më shumë hidratim. Këto janë disa nga arsyet kryesore pse duhet të nisni ditën me ujë dhe limon: Lehtëson tretjen Lëngu i limonit nxit mëlçinë të prodhojë sa…