Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës Alma Felaj, kunata e deputetes socialiste Ermonela Felaj. Në njoftimin e KPK, thuhet se vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, z. Olsi Komici relator, znj. Etleda Çiftja anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Author: tirana
Një 22-vjeçar shqiptar është vrarë pas një sherri me thika në veri të Londrës. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën, por identiteti i viktimës u bë publik nga policia mbrëmjen e shkuar. Kështu, siç raportojnë mediat britanike, ai është identifikuar si Emiliano Hasanpapaj. Vrasja ndodhi në Berkshire Gardens në Palmers Green, Enfield rreth orës 23:50 të 11 Korrikut. I riu shqiptar u godit me thikë pas një sherri të ndodhur mes disa personave, për shkaqe momentalisht të panjohura. Një zëdhënës i policisë londineze tha se familjarëve të 22-vjeçarit po u ofrohej mbështetja e nevojshme, ndërkohë që hetimet për ngjarjen e…
Sali Berisha ka paralajmëruar sërish protesta, pasi Kuvendi aprovoi kërkesën e SPAK-ut për aferën e inceneratorëve, ku Arben Ahmetajt iu hoq imuniteti dhe SPAK mund ta arrestojë atë. “Ne do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e qeverisë me protesta. Kjo është aferë e tmerrshme. Do bëhen negociata me opozitën por kjo nuk mund të kapërcehet”,-thotë Berisha.
Në Divjakë, 3 autorët e dyshuar të vjedhjes së një shume parash në një banesë, u proceduan në gjendje të lirë, për shkak të moshave. Edhe bashkëpunëtori i tyre i mitur u shpall në kërkim. “Në Divjakë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshave, për dy shtetas 16-vjeçarë dhe për një shtetas 15 vjeç, si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër 15 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 01.07.2023, kanë vjedhur në banesën e një shtetasi, një shumë të konsiderueshme parash. Materialet procedurale i kaluan…
Sali Berisha ka folur edhe njëherë për çështjen e inceneratorëve. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si pronar të vërtetë të ndërmarrjes së aferës së djegësave, sikurse e cilësoi ai, ndërsa shtoi edhe se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë qenë thjesht të punësuar privatë në këtë ndërmarrje. “Çështja e djegësave është çështja që është trajtuar më shumë nga mediat, politika dhe e vërteta, edhe nga drejtësia këto vitet e fundit. Por konstatoj se ka një defekt në themel, ka një devijim në themel të trajtimit të këtij problemi. Së pari, duhet të shtrojmë një pyetje: pse qeveria shqiptare me…
Si një aktore filmi, Alma Kaçi, e maskuar me syze dhe kapele, madje edhe duke i thënë gazetarëve dhe kameramanëve “Avash ë”, është shfaqur në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçi dolëb sot para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë pas paraqitjes së ankimimit. Gjykata ka vendosur sot të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pra “arrest me burg” dhe hodhi poshtë kërkesën e Alma Kaçit, e cila kërkonte lirinë e plotë, duke e lënë në “arrest shtëpie”.…
Avokati Henrik Ligori, thotë se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në Angli pranë vajzës së tij. Ahmetaj iku para se SPAK-u t’i dërgonte Kuvendit kërkesën për arrestimin e tij. Do të jetë policia dhe prokuroria që do të verifikojë nëse këto deklarata të jenë të sakta. “Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, pranë vajzës së tij. Do vijë kur të ketë liri”, tha ai. Sot 117 deputetë miratuan kërkesën e SPAK, duke i hequr kështu imunitetin Ahmetajt.
Gazetari i kronikës në News 24 Igli Çelmeta ka denoncuar nivelin e gjuhës që kanë politikanët shqiptar. Nisur nga postimi i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, gazetari thekson se “përveç gënjeshtrave dhe justifikimeve boshe, më shumë më bëri përshtypje “përdhunimi” që i kishte bërë gjuhës shqipe”. “Te reagimi i Arben Ahmetajt në faqen e tij në Facebook, përveç gënjeshtrave dhe justifikimeve boshe, më shumë më bëri përshtypje “përdhunimi” që i kishte bërë gjuhës shqipe. Turp! Një ish-ministër, ish-zv.kryeministër, deputet (tashmë edhe ish-deputet), nuk njeh rregullat bazë të shkrimit të gjuhës shqipe dhe nuk di të shkruajë saktë fjalët. Gabime skandaloze, sikur shkollën…
Arben Ahmetaj tashmë është pa imunitet, por ende me mandat si deputet. 117 deputetë votuan pro, por 3 deputetë të opozitës abstenuan. Konkretisht, Vangjel Dule, Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Por janë edhe 12 deputetë të opozitës që kanë munguar në seancën plenare. Më poshtë gjeni emrat e deputetëve të munguar, që janë arritur të dallohen nga fotoja e votimit. 12 emrat Arbi AgalliuBujar LeskajMesila DodaFerdinant XhaferrajFlutura AçkaPetrit DodaKasëm MahmutajTritan ShehuShpëtim IdriziAgron ShehajNustret AvdullaGëzim Ademaj
Kanë kaluar 26 vite nga vdekja e Princeshë Dianës nga aksidenti në Paris në 1997. Gjatë këtyre dekadave janë shkruar dhjetëra skenarë dhe teori konspirative se çfarë ndodhi atë natë. Por një nga misteret më të mëdha është makina në të cilën ndodhej Diana, i dashuri i saj Dodi Fayed dhe truporja i cili ishte dhe shoferi. Makina në të cilën ato ndodheshin ishte një Mercedes S280 që çifti kishte marrë me qira atë natë për t’u shpëtuar paparacëve. Makina i përkiste kompanisë Etoile Limousines dhe kishte pësuar dëmtime të rënda pasi goditi muret e tunelit me shpejtësi mbi 190 km/h.…
Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka qenë disi i ftohtë me ish kryedemokratin Basha. Bardhi pas fjalës së tij në Foltore është ulur në vendin e tij përbri me Bashën, mirëpo pa i folur madje as pa i dhënë dorën. Mesa duket, brenda PD-së, vijon akoma temë e nxehtë debati çështja e kryetarit të partisë, e cila është edhe “çarjeje” të tretë brenda selisë blu.
Këngëtarja e njohur e skenës, Tuna sot feston datëlindjen e 38-të. Dhe për këtë ajo i ka bërë vetes një fotosesion provokues. Artistja është nënë e dy djemeve dhe nuk është shumë aktive me këngë apo dhe koncerte. View this post on Instagram A post shared by 𝗧𝗨𝗡𝗔 (@tunasejdi)