Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Borsh-Sarandë, ku raportohet se një 50-vjeçar, banues në Sarandë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbu kontrollin dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit shtetasi , 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë orëve të para të datës 14.07.2023, ky shtetas, duke drejtuar automjetin,…
Author: tirana
Kryetai i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi i kërkoi kryeministrit Edi Rama të tregojë se ku ndodhet Arben Ahmetaj, edhe se kreu i qeverisë iku nga salla e Kuvendit. Përgjigjen e dha kryetarja e Kuvendit, e cila tha se nuk ka informacion se ku ndodhet Ahmetaj. Gazmend Bardhi: Ju deklaruat që është njoftuar Ahmetaj, a ka informacion kryetari i kuvendit mbi arsyet e Ahmetajt në këtë seancë dhe ku ndodhet ai gjatë ditës së sotme. Nëse ia ka arsye objektive të mungesës ne do udhët të shtyjmë seancën, ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment dhe cila është arsyeja e…
Kuvendi i Shqipërisë do të votojë sot në një seancë të jashtëzakonshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Sali Berisha mori fjalën dhe u shpreh se Ahmetaj është arratisur dhe për këtë arsye, përgjigjet e pyetjeve duhet t’i japë Edi Rama, tha ai. “Në mungesë, për shkak të arratisjes së zëvendëskryeministrit, i cili duhet të ishte në sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve, unë propozoj që të gjitha pyetjeve do t’u përgjigjet bosi i tij, Edi Rama”, tha Sali Berisha. Në momentin që Berisha mori fjalën, kryeministri Edi Rama u largua nga salla e Kuvendit.
Ndër rreshtat e gjatë dhe shpjegues, deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj thekson se s’ka ndërmend që të kthehet në Shqipëri pa dalë e vërteta. Ai thotë se edhe Luigjit të 16 ju dha katër ditë kohë përpara se t’i pritej koka, ndërsa atij e avokatëve as 24 orë. Ndër rreshta ai ka përmendur edhe një thënie të vjetër nga Franca “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit”. Kurse në mesazhin për deputetët e parlamentit të Shqipërisë shkruan se e kupton…
Deputeti Arben Ahmetaj, thotë në reagimin e parë se kanë promovuar mercenarët që të shërbenin kundër tij. Sa i takon takimeve me “vipat”, ai thotë se ka pasur kontakte me 100% të bizneseve të vendit. “Unë në punën time në opozitë dhe më pas në qeveri kam pasur kontakte me gati 100 për qind të bizneseve të vendit. Mijëra mengjese pune, dreka pune, darka pune, takime pune kanë dhënë frytet e tyre në politikat e zhvillimit të vendit. Mendimet dhe kontributet e tyre kanë marrë qindra herë formën e nismave ligjore në funksion të zhvillimit të vendit”,-shkruan Ahmetaj. Pjesë nga…
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend, ku pritet që të miratohet kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt. Rama është kërkuar me ngulm nga opozita që të jenë në Kuvend dhe të japë llogari për këtë ngjarje.
Përmes një qëndrimi të gjatë dhe shpjegues, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë se një ditë letrat e vërteta do dalin. Po ashtu deputeti thotë edhe se ka marrë kërcënime. “Kam marrë kërcënime (i kam me screenshot e me zë ndoshta), madje së fundi dhe një mesazh triumfi si mirëseardhje. Nëse do ta meritoj, sigurisht që do ndodhi, po jo përpara se e vërteta të marri rrugë e dritë. Shpresoj të dalin sa më shumë shkresat e letrat e mia, si ajo ato që BIRN nxorri dje, që qytetarët të kuptojnë (aq sa mundet) që puna “e fytyrës së ngrysur” ka qenë…
Pak minuta para se Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet për ti hequr imunitetin dhe që SPAK ta gjejë dhe ta arrestojë, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Arben Ahmetaj. Përmes një qëndrimi të gjatë dhe shpjegues, ish-zv/kryeministri thotë se një ditë letrat e vërteta do dalin. Po ashtu deputeti thotë se ka marrë kërcënime. “Kam marrë kërcënime (i kam me screenshot e me zë ndoshta), madje së fundi dhe një mesazh triumfi si mirëseardhje. Nëse do ta meritoj, sigurisht që do ndodhi, po jo përpara se e vërteta të marri rrugë e dritë. Shpresoj të dalin sa më shumë…
Në orën 10:00 Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme për ti hequr imunitetin deputetit Arben Ahmetajt. Partia Socialiste dorëzon në Kuvend raportin e deputetëve të mazhorancës anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin lidhur me kërkesën e SPAK për ti hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt dhe kontrollit të banesës. Raporti është prej 14 faqesh dhe në fund deputetët rekomandojnë pranimin e kërkesës së SPAK. “Deputetët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, duke vlerësuar parimet kushtetuese për funksionimin e shtetit së drejtës, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, barazisë para ligjit…
Eksperti i IT Anxhelo Lushka, thotë se janë disa aplikacione që mund të hakerojnë telefonin. Për të janë edhe aplikacionet e motit që mund të hakerojnë telefonin. “Janë disa aplikacione që mund të të hakerojnë telefonin dhe në momentin që sheh ti mesazhet i sheh dhe ato tjerët. Janë aplikacionet e motit që mund të hakerojnë telefonin”,-tha ai.
Policia e Shtetit në kuadër të aksioneve në bregdet, ka sekuestruar 183 shezlongë dhe çadra që ishin vënë pa leje në plazhin Rinia në Durrës. Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, policia ka evidentuar që dy subjekte kishin vendosur në hapësirën e plazhit çadra dhe shezlongë pa leje. Për këtë arsye, ka nisur hetimi për dy administratorët E. B., 35 vjeç, pasi kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, si edhe F. Gj., 46 vjeç, pasi kishte vendosur 80 shezlongë dhe 40 çadra. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Materialet procedurale i…
Autoritetet kanë arritur të identifikojnë autorin e vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar një ditë më parë në Selanik të Greqisë. Autori është identifikuar përmes targave të makinës, me të cilën ai ka qenë teksa ekzekutoi me tre plumba 50-vjeçarin shqiptar, pas një sherri. Mediat greke kanë nxjerrë edhe foton e autorit të dyshuar, i cili po ashtu është shqiptar dhe rezulton me precedent të mëparshëm kriminal. Emri i tij nuk bëhet me dije. 50-vjeçari shqiptar u ekzekutua një ditë më parë, 13 korrik 2023, pranë një pike karburanti në Selanik. Viktima dhe autori mendohet se kanë qenë më herët së bashku…