Author: tirana

Lindja e Mesme është nën “pushtetin” e një të nxehti të zjarrtë. Shërbimi Meteorologjik i Izraelit parashikon se vala e të nxehtit do të zgjasë të paktën deri të dielën, me temperaturat më të larta që do të arrijnë deri në 46°C në Luginën e Jordanit. Ekspertët rekomandojnë të pihet shumë ujë, të mos lihen fëmijët ose kafshët shtëpiake në automjete të parkuara dhe të shmanget dalja nga ora 11:00-13:00 kur dielli është në pikën më të lartë në qiell.

Read More

Eksperti i IT Anxhelo Lushka, theksoi se një nga aplikacionet më të sigurta është “Signal”. Ai tha se ky aplikacion përdoret nga njerëzit e krimit, gazetarët dhe politikanët. “Signal është një nga aplikacionet më të sigurt. Përdoret nga njerëzit e krimit. Shtetet duan ti mbyllin këto aplikacione pasi nuk duan që personat të kenë biseda të sigurta. Signal përdoret dhe nga gazetarët. Signal përdoret dhe nga politikanët”,-tha ai.

Read More

Një përleshje masive fizike ndodhi ditën e enjte në Kuvendin e Kosovës. Ndër reagimet e shumta, në lidhje me rastin ka reaguar edhe artisti i mirënjohur, Genc Prelvukaj. Ai thotë se partia e Albin Kurtit e ka kthyer në normë këtë sjellje. “Partia Vetëvendosje e cila e ka instaluar dhunën në Parlament. Metodat e dhunës që ka aplikuar formacioni i Kurtit për 15 vite me radhë, ka rrezik të kthehen si forma të zakonshme veprimi edhe jashtë politikës. Ndaj viteve të fundit kemi një shoqëri e cila dhunon mendimin ndryshe, ku urrejtja ka zëvëndësuar mirëkuptimin, ku shpifja ka zëvëndësuar informatën…

Read More

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premteje e ka nisur me pamje nga plazhi i Velipojës, ku thekson se këtë vit pushuesit e gjejnë më të organizuar si edhe më të pastër si kurrë më parë. “MIRËMËNGJES dhe me bregdetin e Velipojës, nëpërmjet përshtypjeve të pushuesve që këtë vit e gjejnë më mirë të organizuar, si edhe më të pastër se asnjëherë më parë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. “E mbajnë pastër më mirë se vjet. Plazhi është plot nuk ka pasur asnjëherë kaq shumë”, tha një qytetar. Një qytetare u shpreh se “jemi të kënaqur është…

Read More

Arben Ahmetajt është në orët e fundit me imunitetin e deputetit. Kjo pasi Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë të posaçme parlamentare, ku pritet të miratohet kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Pas orësh debate e tension në seancën e djeshme, me këmbënguljen e Partisë Demokratike u ra dakord që kërkesa e SPAK-ut të diskutohej ditën e sotme në orën 10:00, ndonëse ishte parashikuar për të hënën. Me miratimin e kërkesës së SPAK, Arben Ahmetajt i hiqet përfundimisht imuniteti si deputet dhe i hapet rrugë arrestimit, ndonëse deri më tani ende nuk dihet…

Read More

Këtë të premte moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten 13-25 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 33 -35°C në veri, 33-40°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2-3 ballë në det të hapur.

Read More

Dashi Periudha shumë pozitive në dashuri, dikush mund të ketë një takim të mirë dhe të takojë një person interesant gjatë një takimi ose një ngjarjeje shoqërore. Për ta bërë gjithçka më të veçantë dhe intriguese do të jetë fakti që nuk e prisnit, një nga surprizat e papritura klasike të jetës! Demi Të premten do jetë ditë shumë e mirë, do t’i ndihmojë të bëjnë zgjedhje të rëndësishme, për punë mund të zgjidhni disa çështje të vjetra dhe disa projekte eksperimentale të nisura muajt e fundit mund të konfirmohen në vjeshtë. Tani duhet të merremi me disa probleme të…

Read More

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në emisionin Top Story tha se ish zv. kryeministrin, Arben Ahmetaj e ‘tradhtoi’ telefoni Blackberry dhe se ai besonte se nuk do të zbërthehej. Duma: Si kanë hyrë tek banesa që i çoi tek Blackberry? Hoxha: Menjëherë pasi ndodhi denoncimi publik investigimi i gazetarëve të Inside Story, pak orë më vonë me kërkesë të Altin Dumanit dhe Enkelejda Millonait, agjentët e BKH-së, që duhen FBI-ja shqiptare, aty është instaluar një bërthamë elektronike, se diskutimi është si është e mundur të zbërthehet një telefon Blackberry. Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Izraeli, një nga bërthamat…

Read More

Kjo është një dëshmi me dokumenta e punonjësit të OSHE që ka verifikuar ankesën për mbifaturim në Vilën 73 në Green Coast në Palasë. Kjo vilë thotë Spak është një nga pasuritë e fshehura të Ahmetaj. “Më datë 09.03.2023 eshtë pyetur shtetasi Stavri Mehilli cili ka deklaruar se ben leximin dhe verifikimin e matësave te OSHEE-së dhe operon në fshatrat Vuno, Iljaz, Palasë, Gjilekë dhe ně kompleksin Green Coast qe eshte ne fshatin Palasë. Eshtë punonjes i OSHEE-se dhe kryesisht operon vetem pasi elektriçistë pasi të tjeret jane te shperdare ne pune te tjera. Nelidhje me vilen nr. 73 që…

Read More

Me batuta dhe humor Luiz Ejlli i është përgjigjur pyetjes së dy moderatorëve “se nëse do futet në politikë”. Ai tha se do zgjedhë një pjesë të PD, një pjesë të PS, një pjesë të Metës, një pjesë të Albin Kurtit. “Që do një ndryshim ky vend e do, se thotë Rama jo po ika unë kush do të vijë? Do marr një pjesë të partisë së Albin Kurtit, janë të mirë ata për protesta, janë të mirë për opozitë. Do merrja një pjesë të partisë së Ilir Metës, të kryjnë punë ata. Do merrja një pjesë të partisë së…

Read More

Kristian Prenga është një nga boksierët më të mirë shqiptarë. Prenga ia ka dalë të majë lart flamurin kuqezi në Amerikë, duke arritur rezultate të rëndësishme. Së fundmi, Kryetari i Bashkisë së Garfield, Z. Richard Rigoglioso dhe menaxherja e qytetit, Zni Erin Nora Delaney i dorëzuan atij çmimin “Çelësi i qytetit”. Ka qenë vetë Prenga që ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke mos harruar të falenderojë të gjithë për mbështetjen. “Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time per Kryetarin e Bashkisë të Garfield NJ Z. Richard Rigoglioso dhe për menaxheren e qytetit Zni Erin Nora Delaney për mikpritjen e ngrohtë…

Read More

Avokati i njohur Spartak Ngjela beson se Arben Ahmetaj do të kthehet vetë në Shqipëri, për t’u ballafaquar me akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij. Ngjela tha se Ahmetaj është jurist, ndaj e kupton shumë mirë se ballafaqimi dhe mbrojtja e tij përballë drejtësisë nuk mund të bëhet “në mungesë” të tij. Sipas Ngjelës, kthimi i Ahmetajt mund të ketë qenë arsyeja pse socialistët kanë kërkuar që heqja e imunitetit të tij të shtyhet për të hënën, me shpresën se ai do të kthehet vetë. “Kam përshtypjen që do të kthehet ai. Domethënë, socialistët dhe Rama ka dashur kohë…

Read More