Author: tirana

Ish-missi Daniela Shima, një nga konkurrentet e spektaklit “Love Story”, ka rrëfyer tradhtinë e të dashurit, me të cilin kishte disa vite e lidhur dhe bashkëjetonin. Ajo tha se e kishte kapur mat në shtëpinë ku bashkëjetonin dhe se më pas janë ndarë. Me këmbënguljen e moderatores Rozana Radi ajo ka treguar dhe detaje. “Isha këtu, sa bukur. Pse s’më morët videografe. Isha e qetë. Kisha ditë që e kisha kuptuar. Ishte aq i zoti sa që i fshihte mesazhet”, rrëfeu modelja.

Read More

Greqi ka marrë një sërë masash për të parandaluar efektet negative tek shëndeti i qytetarëve i nxehti përvëlues që ka prekur Europën por jo vetëm. Mediat greke bëjnë më dije se ministria e punës ka dhënë urdhër për respektimin e këtyre masave në mënyrë që të përballohet i nxehti në disa institucione. Këtyre për nesër, e premte, 14 korrik iu shtohet edhe pezullimi i funksionimit të zyrave të hipotekës, shtyrja e provimeve për patentë shofer dhe pezullimi i detyrueshëm i dërgesave nga ora 12 deri në 5 pasdite. – Pezullimi i detyrueshëm i punës në zonat ku rreziku i stresit…

Read More

Policia e Selanikut ka identifikuar autorin që ekzekutoi me armë 50-vjeçarin shqiptar ditën e sotme pranë një karburanti. Sipas mediave greke, agjentët e policisë greke e kanë identifikuar nga targat e makinës me të cilën u arratis. Por identitetin e tij nuk e kanë bërë publik për mediat. Megjithatë, sipas shtypit grek, autori është me origjinë nga Shqipëria. Ai është person me precedent penal dhe i njohur për policinë greke për disa vepra penale. Ndaj tij po zhvillohen kërkime policore masive, por ende nuk ka asnjë të dhënë rreth vendndodhjes së tij. Krimi i rëndë ndodhi sot rreth orës 13:00…

Read More

Të pasurit janë më pak të pasur, por për një kohë të shkurtër. Për herë të parë në 15 vjet, vlera e pasurisë financiare globale është tkurrur, duke u ulur me 4% në vitin 2022 dhe duke arritur në 255 trilionë dollarë. Sipas studimit “Global Wealth 2023: Risetting the Course”, raporti i 23-të vjetor mbi pasurinë globale nga Boston Consulting Group, një nga shkaktarët është konteksti i pasigurisë gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë, e cila përcaktoi rritjen e inflacionit, rritjen e normave të interesit dhe performanca e dobët e tregut të aksioneve. Megjithatë, kjo rënie pritet të jetë…

Read More

Reperi i njohur nga Kosova, Fero, u arrestua ditën e djeshme pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij Arbenita Ismajli. Ditën e sotme mësohet se gjykata ka vendosur që reperi të kryejë 1 muaj paraburgim, pasi akuzohet për veprën penale “dhunë në familje”. Sot ka reaguar për herë të parë Arbenita, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka shkruar: “I’m back” (U ktheva).

Read More

Askush nuk po heq dorë ende nga planeti ynë, megjithëse ndonjëherë mungesa e veprimit për ndryshimin e klimës mund t’i bëjë disa prej nesh të ndihen të dënuar. Shkencëtarët megjithatë po kërkojnë në mënyrë aktive për ujë në ekzoplanetë dhe hënë dhe ata thonë se ne mund të jemi më me fat sesa menduam fillimisht. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se ka më shumë ekzoplanetë të ngjashëm me Tokën përtej sistemit tonë diellor me ujë të lëngshëm sesa menduam më parë, që do të thotë se kemi më shumë gjasa të gjejmë jetë në ato planete të huaja.…

Read More

OSHEE njofton për një defekt në linjën 110kV, që ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për abonentët Tiranë dhe Durrës. Mësohet se sot rreth orës 14:00 një pjesë e Tiranës mbeti pa energji elektrike për afro 15 minuta për shkak të avarisë në rrjetin 110kV të OST – akset Tirana 2-Selitë-Sharrë. Kjo solli ndërprerje të energjisë në disa n/stacione të OSSH, përfshi dhe Spitallën në Durrës. Pas disa manovrimeve u bë e mundur rikthimi energjisë elektrike në zonat e prekura kryesisht (Tiranë e Re, Selitë, Kombinat, etj), si dhe në disa lagje të Durrësit (Spitallë, Durrësi i Ri ‘ish-këneta’, rruga…

Read More

Megjithë përmirësimet që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit, bashkitë e zonave malore në veri të Shqipërisë vazhdojnë të përballen me ritme më të ulëta zhvillimi dhe probleme social- ekonomike krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Në konferencën “Barazia gjinore në Veri të Shqipërisë”, mbajtur në Shkodër, drejtuesja e organizatës “Gruaja tek gruaja”, Denada Shpuza tha se kjo situatë ka reflektuar në pjesën më të madhe tek gratë dhe vajzat që jetojnë në këtë pjesë të vendit. “Kërkesat e grave dhe vajzave vazhdojnë të jenë bazike si; furnizimi me ujë të pijshëm, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe kryesisht ndriçimit, përmirësimi…

Read More

Deputeti Saimir Korreshi thotë se në dosjen e SPAK për Arben Ahmetajn përfshihen edhe deputetë të opozitës, por zgjodhi të mos flasë me emra konkretë. Në një intervistë për “Studio Live”, Korreshi u shpreh se është shpejt të flasë me detaje sepse nuk ka lexuar të gjithë materialin. “Me të thënë të drejtën, sikur më ra syri diçka, por është shpejt ta them se nuk e kam studiuar materialin. Këto janë materiale që duhen lexuar me vëmendje”, tha Korreshi. Ndër të tjera, Korreshi komentoi edhe përballjen e Jorida Tabakut me kreun e qeverisë në Komisionin Hetimor për inceneratorët duke thënë…

Read More

Këngëtarja e njohur Merita Halili ishte e ftuar në “Ftesë në 5” bashkë me të shoqin dhe vajzën e tyre të vogël, Rean, e cila po ndjek gjurmët e të ëmës. Ajo ka trashëguar talentin për të kënduar muzikën popullore qytetare shqiptare, ndonëse ka vendosur që studimet t’i mbarojë për jazz. Ky moment shkaktoi emocion te Meritën, teksa kujtoi kohët kur ishte vajzë e re dhe prindërit shkonin për ta parë kur këndonte. “U emocionova sepse babai dhe nëna kur kanë ardhur në recitalin e parë, kam qenë 16 vjeç, më thoshte mami që babi kishte shumë emocione kur më…

Read More

Një nga grabitësit e bandës shqiptare, që më 10 janar 2020 sulmoi vilën e një sipërmarrësi nga Civitella, përfundoi në burg. Sipas medieve italiane, banda e shqiptarëve sulmoi vilën e sipërmarrësit. Pasi e rrahën dhe i lidhën gojën, ata morën mijëra euro, bixhuteri dhe një Rolex. Ata u larguan duke lënë sipërmarrësin të lidhur dhe të gjakosur. Pavarësisht gjendjes, ai arriti të merrte një kaçavidë të cilën e kishin përdorur kriminelët për ta kërcënuar. Me të njëjtën kaçavidë ai u zgjidh dhe arriti të telefononte policinë.

Read More

Yevgeny Prigozhin mund të dëshirojë të kujdeset për çdo tentativë helmimi nga presidenti rus Vladimir Putin, bëri shaka Presidenti Joe Biden gjatë një konference për shtyp të enjten. “Po të isha në vend të tij, do të kisha kujdes se çfarë haja. Unë do ta mbaja syrin në menunë time”, tha Biden gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinistö në Helsinki. Biden u pyet nëse tentativa për grusht shteti të liderit Wagner muajin e kaluar mund të ngrejë shqetësime të reja në lidhje me marrjen e masave të reja drastike të Putinit në luftën e Rusisë…

Read More