Në Kuvendin e Kosovës kanë nisur sërish përplasjet midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, dhe të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Këmbëngulja e deputetëve opozitarë për ndërprerje të seancës bëri që ata të bllokojnë sërish foltoren e Kuvendit të Kosovës, por kryeparlamentari Glauk Konjufca vendosi për vijimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga mazhoranca, ku do të shqyrtohet projektligji për produktet medicinale. Pas fillimit të procedurave për shqyrtimin e Projektligjit, deputeti i PDK-së Ilmi Reçica ia ndërpreu fjalën deputetit të LVV-së, Adnan Rrustemi. Më pas deputetët e PDK-së sollën edhe dy pankarta me fytyrat e kryeministrit…
Author: tirana
Çmimi i karburanteve në Shqipëri ka shënuar rritje në 24 orët e fundit. Ekspertët thonë se kjo rritje vjen pasi dollari amerikan ka regjistruar sërish një rënie të kuotës së këmbimit me monedhën shqiptare lek. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë një dollar amerikan këmbehet me 94.4 lekë.Në të njëjtën kohë edhe çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare vijon të jetë në të njëjtat nivele dhe nuk ka rritje të çmimit.Një faktor tjetër ndikues në çmimin e karburanteve është edhe inflacioni në rritje.Deri në këto momente kompanite e karburanteve në Shqipëri nuk kanë pasqyruar rënien e çmimit…
Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dënuar me 20 vjet burg Fetah Marrajn, i akuzuar për vrasjen e 63-vjeçares Fatime Suli në janar të vitit 2022 në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës. Në vendimmarrjen e tij, trupi gjykues i qëndroi masës së dënimit të kërkuar nga prokurori Elidon Hysenaj. Trupi gjykues ka vendosur dënimin me 1-vit burg edhe për shtetasin Izet Marra, i akuzuar për moskallëzim krimi. Avokati i familjes së viktimës, Ramiz Oboni, ka deklaruar se ata janë të pakënaqur me vendimin dhe se do ta apelojnë atë.
Xherdan Shaqiri ka realizuar një gol fantastik në ndeshjen e MLS mes skuadrës së tij, Chicago Fire ndaj Montreal. Goditja kirurgjikale e Shaqirit përfundoi në rrjetë, me tifozët në tribuna që shpërthyen në festë. Për 31-vjeçarin ky ishte goli i 3-të sezonal në 17 ndeshje të luajtura në këtë kampionat. Sa i takon takimit me Montreal, ndeshja u mbyll 3-0 në favor të Chigaco Fire. Xherdan Shaqiri with a free-kick routine for the ages 🥵🥵🥵 pic.twitter.com/HpyCm5MvKz— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) July 13, 2023
Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia Redion Hysën, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Xhulio Prela. Në seancën gjyqësore të ditës së sotme, togat e zeza të Gjykatës së Lezhës e shpallën të pafajshëm. Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dhjetor të vitit 2020 në Lezhë, disa ditë më parë Prokuroria e Lezhës kërkoi 20 vite burg për Redion Hysën. Ky i fundit së bashku me kushëririn e tij, Sokol Hysën u arrestuan më 28 Dhjetor të vitit 2020 me dyshimet se qëlluan me automatik në drejtim të karburantit, kamerat e së cilit kishin filmuar vrasjen e ish-policit…
Policia ka zbardhur shkakun e zjarrit që përfshiu parkimin e një pallati në zonën “Unazës së Re” sot në kryeqytet. Policia njofton se zjarri është vënë nga një 36-vjeçar që vuan nga probleme të shëndetit mendor. Autori gjatë një konflikti me babanë e tij i ka vënë flakën automjetit të këtij të fundit. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për zjarrin e rënë në parkingun e një pallati në Unazë të Re, ju sqarojmë se: Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi E. L., 36 vjeç, me probleme…
Pasi përmbyllën provimet e maturës, tashmë maturantët i pret një tjetër hap i rëndësishëm, ai aplikimeve dhe regjistrimit në universitet. Në raundin e parë, deri më datë 27 korrik maturantët kanë kohë që të kryejnë pagesën e tarifave të aplikimit. Më pas prej 29 korrikut e deri më 3 gusht do të përzgjedhin online 10 programet e studimit. Pas këtij hapi më 27 gusht do publikohet renditja e aplikantëve në u-albania. “Më 28 gusht kanë mundësinë e akimimit. Më 29 gusht-11 shtator bëhet regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë përmes 7 fazave 48-orëshe dhe nga data 12 shtator-13 shtator…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Finalizimi”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Elidon Stani, 26 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 26-vjeçari, iu gjet një çantë brenda së cilës ishte një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me këtë automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Një 19-vjeçar, banues në Manzë, është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se i vodhi babait të tij 5 krerë lopë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke vjedhur në një banesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Igli Tare dhe Miroslav Klose janë dy emra shumë të rëndësishëm për historinë e Lazios, por, fatkeqësisht, marrëdhënia mes tyre, e nisur në fakt mënyrë të shkëlqyer, po karakterizohet me sulme dhe kundërpërgjigje. Më fund të majit të kaluar, Klose, në një festë të klubit bardhekaltër, deklaroi se ishte larguar nga kjo skuadër pasi nuk i ishte ofruar kurrë rinovimi, ndërsa ish-drejtori sportiv, shqiptari Tare, u shpreh në lidhje me këto deklarata se nuk është e thënë se pas një futbollisti të madh të jetë një njeri i madh (kuptohet, referenca ishte për Klosen). Në një prononcim të fundit për…
Përleshja fizike mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave botërore. “Daily Mail” raporton se përleshja fizike mes deputetëve filloi kur Mergim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës iu afrua kryeministrit Albin Kurti, të cilin e spërkati me ujë. Mjaftoi ky veprim që deputetë të opozitës dhe pozitës të përleshen fizikisht, duke detyruar edhe sigurimin që të futet brenda sallës për ta vënë nën kontroll situatën.
Ekspertja e marketingut, Jori Vila, duke folur në “Wake Up” për suksesin e Luiz Ejllit pas përfundimit të “Big Brother Vip” dhe menaxhimin e tij, tregoi gabimin që sipas saj nuk duhet të bëjë këngëtari, në mënyrë që të mos humbasë gjithë vëmendjen që ka aktualisht. “Gabimi që unë mendoj që do bënte është të shkëputej nga vëmendja. Seç lexova, se sigurisht vazhdojnë titujt për të, se ishte i lodhur nga gjithë vëmendja që ishte duke marrë. Të mos vazhdonte me një strategji dhe të mos konsultohej me ekspert. Nuk duhet të mjaftohet me strategjinë që pati dhe me fitoren…