Shalqini përmban përbërës të ngjashëm me ata të viagrës, ilaçi për mosfunksionimin erektil, dhe madje mund të rrisë epshin, sipas një studimi të publikuar nga shkencëtarët në Universitetin A&M të Teksasit. Kjo është për shkak të përmbajtjes së citrulinës, një substancë e aftë për të relaksuar enët e gjakut. Sipas studiuesve, kur konsumohet shalqi, citrulina shndërrohet në argininë, një aminoacid që, ndër të tjera, “rrit prodhimin e oksidit nitrik, i cili nga ana e tij relakson kapilarët” dhe ky është i njëjti efekt që ka edhe Viagra. Problemi i vetëm është se citrulina gjendet në një përqendrim më të lartë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për përplasjet dhe debatet e sotme në Kuvendin e Kosovës. “Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila…
Deputetët socialistë në komisionin e Ligjeve kanë miratuar sot me urgjencë draftin e qeverisë për legalizimin e kanabisit, teksa opozita nuk ishte e pranishme. Drafti i Qeverisë ka marrë pro shumicën e votave të deputetëve socialistë, ndërkohë që Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko kanë abstenuar.Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka thirrur mbledhjen e Komisionit dhe në rend të ditur ishte drafti i Qeverisë për legalizimin e kanabisit. Në përfundim të mbledhjes së shkurtër, kur Bushka e ka hedhur në votim projektligjin, dy deputetët Xhafaj dhe Majko nuk kanë votuar pro si pjesa tjetër e grupit, por kanë abstenuar.
Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nuk ka dalë i bashkuar në këshillin bashkiak të Lezhës.6 Keshilltarët e zgjedhur në 14 Maji, 4 nga Partia e Lirisë dhe 2 nga Rithemelimi nuk kanë mundur të krijojnë grup të përbashkët politik edhe pse një strukture e tillë kërkon vetëm 5 anëtarë.Por përveç koalicionit rezulton të jenë përçarë edhe vetë partitë brenda tyre. Një keshilltar i propozuar nga Rithemelimi dhe një nga Partia e Lirisë i janë bashkuar Partisë Demokratike zyrtare dhe i japin kësaj të fundit kryesimin e grupit të opozitës edhe pse ka vetëm 2 anëtarë.Mësohet se tek PD zyrtare kanë shkuar Kristian…
Prokuroria e Elbasanit kërkon burgim të përjetshëm për Ramiz Micin, i cili masakroi bashkëjetuesen e tij në shtëpinë ku jetonin. Krimi i rëndë ndodhi në 30 korrik të vitit 2022 në lagjen “Skënderbej” të qytetit të Elbasanit. Mici masakroi me thikë Jetlira Elezin dhe më pas u largua nga vendngjarja mirëpo arratia e 37-vjeçarit pas krimit atë kohë zgjati vetëm 24 orë. Dyshohet se krimi i rende ndodhi për shkaqe xhelozie. Viktima Jetmira Elezi ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjet ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.…
Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar në mes të Selanikut. Siç shihet nga pamjet, shqiptari i është afruar tek makina autorit dhe e ka qëlluar me grusht. Sapo ai është larguar pak nga mjeti, autori e ka qëlluar nga brenda makinës me armë. pic.twitter.com/suHVtSu63v— kakajason (@kakajason50) July 13, 2023
Rënia e euros ka prekur një rekord të ri historik ditën e enjte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 103.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursi Euro-Lek rezulton në rënie me 11.7%. Në këtë periudhë, kursi i këmbimit po hyn në momentin kur efekti sezonal veror është më i fortë se kurrë, për shkak të pikut të sezonit turistik. Mbështetur në të dhënat e deritanishme dhe në pritshmëritë e operatorëve, pritet që viti 2023 të shënojë një rekord…
Tashmë është zyrtare, Lautaro Martinez do të jetë kapiteni i ri i Interit. Pas lamtumirës së Handanovic, ishin disa kandidatura për të shiritin, por Inzaghi dhe kupola drejtuese kanë vendimin që kapiten të jetë sulmuesi argjentinas, që po përgatitet të fillojë sezonin e tij të gjashtë ngjyrat zikaltër, me 238 paraqitje dhe 102 gola të shënuar. Ndërkohë, Inter ka prezantuar zyrtarisht edhe uniformën e re që do të mbajë veshur sezonin e ardhshëm për të gjitha ndeshjet në shtëpi. Klubi zikaltër do të ketë një uniformë me ngjyrat tradicionale, por ndërthurja e vijave do të jetë me nuanca dhe me…
Mesditën e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati, dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete. Blutë bëjnë me dije se shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Një 22-vjeçar me inicialet F. D ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit të tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Deliu”, në Tiranë. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 13.07.2023, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3-të i pallatit shtetasi F. D., 22 vjeç. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin grek të Selanikut. Si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të rrugës, një person ka qëlluar vdekje me armë zjarri një 50 vjeçar me origjinë shqiptare. Në momentin kur është qëlluar, shqiptari ka qenë në makinën e tij, teksa kishte ndaluar në karburant, shkruajnë mediat greke. Mësohet se viktima ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë pak minuta më vonë. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetimet për shkaqet ngjarjes si edhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sulmuesi anglez Dele Alli që luan me Everton në Premier League, ka shokuar të gjithë me rrëfimin e tij gjatë bisedës me legjendën e Manchester United, Gary Neueville. Ish-ylli i Totenhemit është parë shpesh herë si një lojtar shumë i talentuar në fushën e blertë, por me probleme të shumta në sjelljen e tij jashtë futbollit. Tashmë, në rrëfimin e dhënë gjithçka merr kuptim dhe qartësisht jepen edhe arsyet se pse lojtari kishte sjellje të tilla. Ai ka rrëfyer se është përdhunuar nga një shoku i mamasë së tij, e cila ishte e alkoolike. “Kur kam qenë 6 vjeç, një…