Momente tensioni janë rregjistruar edhe brenda vetë PS-së. Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj që debaton ashpër me deputetin socialsit Erion Braçe. Për shkak të zhurmës së krijuar, nuk kuptohet se cili është thelbi i debatit mes dy deputetëve socialistë, por e gjithë skena e krijuar ndodhi gjatë kohës ku opozita kërkonte futjen në rend të ditës së kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Author: tirana
Detaje të reja si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u godit nga deputetët e PDK-së në parlamentin e Kosovës teksa po fliste për sitiatën në veri të vendit. Dy deputetët, Mërgim Lushtaku djali i ish-komandantit, Sami Lushtaku dhe Hajdar Beqa kanë hedhur fillimisht ujë ndaj Kurtit dhe Bislimit dhe më pas përplasja ka agravuar në dhunë fizike. Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “gënjeshtar”. Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pastaj u sulmua fizikisht edhe ministri…
Për dhunën në parlamentin e Kosovës, kanë ardhur reagimet zyrtare nga dy forcat politike të përfshira në përleshjen fizike. Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar videon ku shihet kryeministri Albin Kurti, i bllokuar në foltore, në shoqërinë e ministrave dhe deputetëve të tjerë. “I patrembur para krimit të 20 vjetëve!”, shkruhet në fjalinë e përdorur për të pasqyruar materialin filmik. Partia Demokratike e Kosovës reagoi duke dënuar ashpër, atë që e konsideroi një sulm të zv.kryeministrit Besnik Bislim në drejtim të deputetëve të këtij subjekti. “Tani, gjithçka është e qartë. Kjo Qeveri, ky kryeministër, ky pushtet, shihet qartë se duke tentuar të…
Nuk ka rëndësi sa qejf e ke dikë, sepse në fakt, takimi i parë duhet të zgjasë fiks 57 minuta, ndaj vendos timer në telefon dhe shkëlqe.Por, pse duhet të zgjasë 57 minuta takimi i parë? Sepse ke kohë të tërhiqesh, të shmangësh atë puthjen e sikletshme, ose të mos ndihesh në siklet. E ke parasysh momentin kur tregon një situatë dhe kur e mendon, e ke tepruar shumë, sepse le të jemi të sinqertë, askush nuk do ta dijë se sa i pasjellshëm është ai kolegu te zyra. Pra, që të mos e bësh këtë, duhet të respektosh rregullin…
Me tensione po shoqërohet seanca e sotme plenare në Kuvend. Teksa në foltoren e Kuvendit qëndronte kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deputetët e opozitës kanë kundërshtuar këtë procedurë, pasi kërkojnë që të flasin për çështjen ‘Ahmetaj’. Duke u përballur me këtë situatë, Nikolla ka ndërhyrë dhe ka kërkuar 5 minuta pushim. Opozita lëshoi akuza në drejtim të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkoi praninë e këtij të fundit në seancë për të dhënë llogari.
Dosja e paraqitur në Kuvend nga SPAK përmes të cilës kërkon autorizimin për të arrestuar ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj përmbante disa të dhëna ku dyshohej se biznesmeni Klodian Zoto kishte paguar në dy episode hotele në emër të ish-ministrit të Industrisë dhe Energjisë Damian Gjiknuri në Vjenë dhe Frankfurt. “Në emailin e shtetasit Klodian Zoto më datë 12 mars 2014 rezulton se i është dërguar email nga booking.com për prenotimin e tij në Radisson blu sky hotel Vienna ku i konfirmohet rezervimi me nr… në adresë…. me guest name Damian Gjiknuri me periudhën 12.3.2014 deri në 13.3.2014.”, thuhet në dosjen e…
Kryeministri Edi Rama e quan të turpshëm ngjarjen në Kuvendin e Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti u sulmua fizikisht. Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës. “Të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta”,-shkruan Rama. Ndonëse prej disa orësh, deputetët e opozitës e kërkojnë kryeministrin Edi Rama që të jetë në seancë për të dhënë llogari për kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, kreu i qeverisë ka reaguar në rrjetet sociale…
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri tha se emrin e tij e përmendin në dosjen e Arben Ahmetajt, për të ngitur kauza politike. Po ashtu për gazetarët, ai tha se udhëtimet e tija janë zyrtare. “Duan të përdorin emrin tim për kauza politike. Të them të drejtën të gjitha udhëtimet, vetëm 2 që kanë dalë në media, janë zyrtare kanë dokumentacionin përkatës. Nuk kam pse të nxjerr letra, por udhëtimet e mia janë të deklaruara, s’kam shkuar për qejf. Roli im si ministër s’ka shkelje ligjore. S’ka dalë askush të thotë një shkelje ligji nga unë kur isha ministër.…
Në Kroaci, Iva Milka Kramariç, pronare e një kafeneje në Severin, është sulmuar fizikisht nga kryetari i komunës, Zharko Zhgela. Bëhet fjalë për një komunë të vogël në qarkun Bjelovar-Bilogora me pothuajse 700 banorë. “Zharko Zhgela më goditi në gjendje të dehur para kafenesë sime në Severin. Për këtë ka dëshmi. Janë pamjet e kamerave të vëzhgimit që i kam vendosur në dhe përreth kafenesë”, tha Kramariç. Ngjarja ka ndodhur pasi shefit i është refuzuar pirja sepse ishte dukshëm i dehur. “Pasi e largova nga vetja, shefi më bërtiti dhe më shau. A e dini kush jam, ky është fshati…
Deputetët e opozitës dhe ata të pozitës janë përleshur fizikisht, dhe është sulmuar fizikish kryeministri Albin Kurti. E gjitha ka nisur teksa po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti, i cili gjatë gjithë kohës po pengohej nga deputetët e opozitës që e akuzonin se po gënjen. Pas përleshjes, kryeministri Kurti është parë duke qeshur në Kuvend. Videon teksa Kurti është parë i relaksuar e ka postuar zëdhënësi i VV-së.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zbuluar diskutimet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në lidhje me kërkesën e SPAK për mandatin e Arben Ahmetajt. Bardhi u shpreh se Altin Dumani është shprehur në mbledhje se Ahmetaj ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë provat e mbledhura ndaj tij. “Arben Ahmetaj ka tentuar të intimidojë dëshmitarë dhe të prishë prova. Kjo nuk mund të ndodhë. Altin Dumani në mbledhjen e këshillit të mandateve se prej një jave Arben Ahmetaj me fuqinë e tij si deputet ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë prova. Prokuroria kërkon arrestimin…
Ditën e nesërme, më 14 Korrik “Turtle Fest” fillon festën në jug të vendit. Kryeministri Edi Rama, edhe pse kërkohet që të jetë në Kuvend për çështjen e Ahmetajt, ka ndarë në rrjetet sociale një video ku ka njoftuar datat dhe vendndodhjen e festivalit i cili do të vendoset në plazhin e Drimadhës. Turtle Fest” vazhdon traditën e festës dedikuar muzikës elektronike në vitin e 11 në brigjet e detit Jon, duke bashkuar mijëra të rinj në plazhin e Drimadhës këtë fundjavë, më 14, 15 dhe 16 Korrik, gjithçka nën sloganin “Feels Like Home”. Në postim, Rama rikujton ndjekësit për…