Sherr i madh në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës mbi kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-zvkryeministrit Arben Ahmetaj. Opozita kërkoi që Edi Rama të jetë në sallën e Kuvendit dhe të japë llogari për aferën e inceneratorëve. Sali Berisha u shpreh se Ahmetaj u arratis si një hajdut ordiner vetëm 4 orë para se SPAK-u t’i kërkonte Kuvendit leje për arrestimin e Ahmetajt. “Ka vjedhur dhe vetëm vjedhur, pasi ka mbushur baulet duke vjedhur Shqipërinë, ia mbath. Ai bën aktin më të turpshëm të një hajduti ordiner. A jeni ju të vetëdijshëm se çdo të thotë kjo për një…
Author: tirana
Dy prindërit dhe djali i tyre kanë dhunuar nusen e shtëpisë në Tiranë. Policia bën me dije se vjehrrërit kanë rrahur nusen, ndërsa djali i tyre e ka goditur me sende të forta. Njoftimi Policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:M. Sh., S. Sh. dhe A. Sh., të tre banues në Tiranë. Shtetasi M. Sh. dhe shtetasja S. Sh. kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tyre, shtetasit S. Sh., ndërsa ky i fundit e ka goditur bashkëshorten e tij, me send të fortë;. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në seancën e tensionuar në Kuvend për çështjen e Ahmetajt, ka krahasuar drejtësinë në kohën e Berishës me të Ramës ku tha se nuk ka argument që mund ta bëjë pis për raportet e tij me institucionet. “Sigurisht që ju jeni mësuar me kryeministër që për drejtësinë ka folur por s’ka vepruar. Rama se përdor si armë drejtësinë, hanxhar, as për politkë, s’bën politikë lë institucionet e drejtësisë të bëj punën e tyre. Drejtësi, jo politikë. Të gjitha garancitë ligjore ne i kemi dhënë. Kemi bërë ndarje nga politika me drejtësinë.…
Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, deputetja e PS-së Klotida Bushka ka kundërshtuar kërkesën e Gazment Bardhit për një seancë plenare ku kryeministri Edi Rama duhet që të japë llogari për rastin e Ahmetajt dhe dorëheqjen e Rrahman Rrajës. Sipas Bushkës, çështja e Ahmetajt i takon drejtësisë dhe Kuvendi duhet të respektojë ligjin duke zbatuar afatet e procesit i cili sipas saj kalon në disa faza. “Bërtisni se e keni zakon, punë e madhe fort! Ju dëgjoni, kijeni mendjen se e shpjegoi kryetarja e Kuvendit. Ju s’dëgjoni as njëri-tjetrin! Procesi nuk është politik, është procedurial dhe duhet…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmnet Bardhi kërkon praninë e kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Bardhi tha se Rama duhet t’i lërë negociatat me Ahmetajn, por të vijë të japë llogari për inceneratorët. “Kur të njoftoni që do shqyrtojmë kërkesën për ndryshim rendi dite do marrim fjalën për të diskutuar. Kam bërë një kërkesë procedurale, të pezullohet seanca, thirr përgjegjësin e dy aferave, të mos fshihet pas Rrjaës dhe Ahmetajt, dhe të japë llogari. Nuk mund ta kalojë në heshtje duke bërë sikur po zgjidh hallet e botës kur s’ka zgjidh hallet e korrupsionit parlamentar. Ka formuar një grup…
Deputeti i PD-së, Samir Korreshi ka folur për dosjen e SPAK-ut për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. I pyetur se nëse ka informacion se ku ndodhet, Korreshi zgjodhi ta ironizojë. “Po patjetër e kam lexuar, është një nga dosjet më alarmante, ajo që kapaku i pusetës, sa hale do gjeni ju kur ti shikoni ju. Aty janë me mijëra qindra, avash avash se ndihet era po kur të shikoni çfarë ka brenda”,-tha Korreshi. Pyetje: Janë Rama dhe Veliaj? Korreshi: Po nëse s’janë ata kush do jenë. T’ua lëmë drejtësisë të gjitha. Përveçse çarjes së ferrës nuk e di se ku është. Se…
SPAK-u ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist të Fushë-Arrëzit, Fran Tucit. Sipas SPAK, ai akuzohet për shpërdorim detyre pasi lejoi hapjen e një rrugë duke shkaktuar dëm 234 milion lekë fondit pyjor. Sipas SPAK-ut, pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se në territorin nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si…
Mbi një vit nga paralajmërimi, bashkëpunimi mes Getoar Selimit dhe Dafina Zeqirit do të publikohet këtë verë. Kënga nuk do të vonojë shumë mirëpo ende pa u publikuar, ka rrjedhur në rrjet. Në TikTok po qarkullojnë 30 sekonda të refrenit të dy artistëve. Nga çfarë mund të dëgjohet, kënga premton të jetë një hit i pakontestueshëm. @babastarsofficial Dafina Zeqiri x Ghetto Geasy-A e din ti 🤫🔥😜 #dafinazeqiri #ghettogeasy #geasy #dafinazeqiri #babastars #viral #fypシ ♬ original sound – Babastarsofficial
Deputeti i PS-së, Fadil Nasufi u përgjigj me një shprehje frazeologjike pyetjeve të gazetarëve, pasi u përmend në dosjen voluminoze të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt. Ai u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me dosjen dhe as me ish-ministrin. “S’kam lidhje me incneratorët dhe asnjë procedurë për atë që diskutohet për Ahmetajn. Ç’lidhje kam unë me këtë, një udhëtar i varfër s’ka frikë nga kusarët sado i lig të jetë”,-thotë deputeti.
Sali Berisha ka zbardhur prapaskenat e arratisjes sipas tij të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj nga vendi, ndërkohë që SPAK-u kërkon arrestimin e tij. Sipas tij, Rama duhet të thirret në mocion me debat në Kuvend ku duhet të japë llogari për këtë ngjarje. Berisha tha se Ahmetaj u largua nga Kakavija, ndërsa shtoi se po negocion me Ramën. “Arratiset njeriu që nga viti 2013, për të paktën tetë vite ose nëntë vite, ishte superministri, por edhe zëvendëskryeministri për një periudhë të tërë, i qeverisë së Edi Ramës. Arratisja e tij tregon më mirë se çdo gjë tjetër, moralin e ulët, standardet…
Ish-kryebashkiaku i Fierit, deputeti i PS-së Baftjar Zeqo ka deklaruar se nuk e mban mend nëse është takuar apo jo me Mirel Mërtirin. Kjo deklaratë vjen pasi emri i tij del në hetimet e SPAK-ut, ku Arben Ahmetaj i ka dërguar një mesazh në telefon duke i kërkuar që të presë Mërtirin. “Ahmetaj është shok partie. Nuk ka asnjë moment që flet që unë jam takuar me Ahmetajn, as kam pirë kafe. Nuk kam firmosur tendera për inceneratorët. Inceneratori është pas 2015. Nuk kam komunikuar me Ahmetajn, është shok partie, nuk ka qenë shoku im. Nuk më kujtohet takimi dhe…
Sali Berisha në mbledhjen e grupit të tij, tha se Taulant Balla është në hetim për lidhjet e tij me grupet kriminale. Madje, Berisha thotë se EUROPOL i ka sjellë prokurorisë shqiptare të dhëna për ministrin e ri të Brendshëm, dhe për këtë thotë se e ka ‘konfirmuar përmes burimeve të tij serioze. Berisha hedh akuza se Balla është i lidhur me grupet kriminale të Elbasanit, Librazhdit, Lushnjës, e kjo sipas tij është e vërtetuar me dokumente zyrtare, por pa publikuar asnjë prej tyre. “Emërimi i Ballës është emërimi i krimit në krye të asaj ministrie. Balla me dokumente zyrtare…