Arben Ahmetaj ndodhet jashtë shtetit. Këtë e kanë konfirmuar avokatët e tij ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar në Facebook, një foto të ish-ministrit i cili shfaqet i qetë duke shijuar një kafe. Hoxha thotë se ndodhet në një nga aeroportet e BE-së, teksa është në tranzit.
Author: tirana
Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad pritet të largohet nga vendi ynë pas përfundimit të mandatit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hastad njofton largimin, teksa thotë se ka kaluar katër vite fantastike në Shqipëri. “Ky është postimi im i fundit nga Shqipëria Shqipëria. Faleminderit për 4 vite fantastike në këtë vend të bukur. Ka qenë një nder i vërtetë të përfaqësoj Suedinë. Ju dua të gjithëve! Shihemi vërdallë! Mirupafshim”, shkruan ambasadorja suedeze.
Organizatat joqeveritare bëjnë thirrje për ndërhyrje. Numri i përdoruesve të drogës ka marrë përmasa të frikshme. “Nëse flasim për tre vite, numri është 30 për qind më shumë. Në vitet 2018-2019, flasim për gati 700-800 përdorues, tani flasim për 1200. Po flasim për droga të forta. Shifrat flasin për 50-60 mijë përdorues të lëndëve narkotike. Po flasim për heroinë, kokainë”, shpjegon punonjësi social, Olton Korreshi. Raportohen 60 mijë përdorues por sot drogën sot e gjen në të gjitha shkollat nëntë vjeçare, ku përdorues janë si djemtë dhe vajzat madje në mosha fare të vogla. Shpërndarësit e drogës i gjurmojnë ata duke…
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri mohon akuzat për pagesën e hotelit në Vjenë. Në një reagim për BIRN, Gjiknuri sqaron se ai vetë ka fjetur në hotel të paguar nga ministria dhe se për udhëtimin, i gjithë dokumentacioni, përfshirë faturat, janë dorëzuar në ministri. Ai madje shtoi se dokumentacionin nuk e ka vetëm ministria, por e disponon edhe ai vetë personalisht. “Të gjitha udhëtimet e mia jashtë vendit kanë qenë në linjat e zakonshme të fluturimit, vizita zyrtare në detyrën e ministrit. Fakte këto që mund të vërtetohen lehtësisht duke konsultuar dokumentet zyrtare të ministrisë: urdhër-shërbimet, qëllimin e…
Fredi Beleri, kandidati i “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale në Himarë, i cili është arrestuar pasi akuzohet për blerje votash, ka dhënë një intervistë për gazetën “Kathimerini”. Beleri akuzon autoritetet shqiptare për atë arrestimin e tij. “Ata goditën sapo mësuan sesi shumë himarjotë po përgatiteshin të udhëtonin nga Athina për të votuar dhe kuptuan se po e humbitnin Himarën. Për ata që nuk e dinë Himara nuk përfshihet në rajonet e njohura nga Shqipëria si minoritare…Më arrestuan njësoj siç bëhet me terroristë ndërkombëtarë. Donin të ndalnin valën e patriotëve që po vinin nga Athina dhe të terrorizonin shqiptarët që më…
Barcelona ka njoftuar zyrtarisht sigurimin e shërbimeve të Vitor Roque, sulmuesit brazilian 18-vjeçar. I riu i lindur në vitin 2005 vjen nga Athletico Paranaense, një skuadër që e mori atë nga Cruzeiro një vit më parë. Në fund të marsit 2023, braziliani debutoi me kombëtaren e madhe braziliane kundër Marokut, duke u bërë kështu më i riu që e vesh fanellën e “Seleçao” në shekullin e 21-të (pak më shumë se 18 vjeç). Emri i tij, megjithatë, është bërë i njohur për klauzolën e lirimit që Barcelona do t’i vendoste në kontratë. Më herët flitej për 1 miliard euro, por…
Presidenti francez Emmanuel Macron, në fjalimin e mbajtur në samitin e NATO-s në Lituani, deklaroi se Rusia është aktualisht e brishtë, ushtarakisht dhe politikisht. Macron u zotua se mbështetja për Kievin do të vijojë të jetë e qëndrueshme, edhe nëse lufta do të rezultojë të jetë një “luftë shpërbërjeje”. Megjithatë, lideri francez tha se aleatët e NATO-s duhet të bëjnë më shumë për Ukrainën, duke shtuar se koha për ta bërë këtë është tani, gjatë kundërofensive ukrainase.
Albin Kurti më në fund u dorëzua përballë sanksioneve të Bashkimit Evropian. Edhe pse në fillim tha “shpresoj të mos zgjasin shumë”, duke i cilësuar ato si të padrejta, ndërsa kritikat e sekretarit Blinken si naive, ai pranoi sot zyrtarisht se ka pranuar të tërheqë policinë nga Veriu i Kosovës dhe të mbajë zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe. Asgjë e re nuk ka ndodhur në harkun e këtyre dy javëve për t’u “dorëzuar”, përveç publikimit të audio përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Albin Kurtit, Mimoza Kusari, me liderin famëkeq të serbëve, Milan Radojçiq. Kryeministri…
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, i pyetur lidhur me kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, u shpreh se mazhoranca nuk do të bëhet avokat i askujt. “Duhet t’ia dorëzojmë kryetares së Kuvendit, që pastaj do t’i kalojë seancës plenare. U diskutua dhe besoj kryetarja do të vendosë që ditën e hënë në orën 17:00, të kemi një seancë të posaçme ku do të diskutohet kjo pikë. Duhet të kuptojmë që Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren nuk është as gjykatë dhe nuk ka as tagrin që të gjykojë. Ne aty gjykojmë vetëm nëse procedura për…
Gazetari Blendi Fevziu thotë se mënyra se si është larguar deputeti Arben Ahmetaj, lë dyshime se ai nuk do të kthehet për t’u përballur me drejtësinë. Në një lidhje direkte për Klan News, gazetari Fevziu beson se nuk do të ketë surpriza përsa i përket vendimit për heqjen e mandatit për Ahmetajn, pasi thotë se duket se “mazhoranza e ka lëshuar deputetin”. Gjatë fjalës së tij, Fevziu shprehet se sipas informacioneve, seanca e shyrtimit në Kuvend për heqjen e mandatit të Ahmetajt do të mbahet ditën e hënë rreth orës 17:00 në një seancë të posacme. Skenaret që qarkullojnë rreth…
Pasi një përdorues anonim në rrjetin TikTok krijoi një këngë duke përdorur inteligjencën artificiale, për të cilën shumë njerëz menduan se ishte realizim i yjeve të muzikës, ekspertët thonë se industria e muzikës duhet të gjejë një mënyrë se si ta trajtojë këtë çështje. Teksti, ritmi dhe zërat e një kënge të postuar në rrjetin Twitter nga përdoruesi anonim “Ghostwriter977” tingëllonte njësoj si muzikantët e famshëm Drake dhe The Weeknd. “Heart on my Sleeve”, krijuar nga inteligjenca artificiale, i mahniti artdashësit, por nga ana tjetër irritoi drejtuesit e industrisë. Ekspertët thonë se nuk është e vështirë ta përdorësh inteligjencën artificiale…
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji nxori detaje për median nga mbledhja sekrete e Këshillit të Rregullores Mandateve dhe Imunitetit që dha autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetajt. Deputeti demokrat u shpreh se në dosjen e SPAK-ut kishte edhe emra të tjerë, mes tyre sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri. “Qëndrimi ynë ishte që duhet të kalojë nesër kërkesa në seancë, por u kundërshtua nga PS me pretekstin se duhet kohë. Raporti ynë u firmos nga të gjithë anëtarët e opozitës. Edhe nesër do të kërkojmë që të miratohet. Ky është një rast që ka shpërfaqur një rast të madh…