U nënshkrua sot anëtarësimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në Rrjetin Operacional @ON, financuar nga Komisioni Evropian – nën kujdesin e Drejtorisë së Hetimit Antimafia, Itali. Deklarata e Partneritit u nënshkrua nga Drejtori i BKH-së Aida Veizaj (Hajnaj) dhe Drejtori i Antimafias (DIA) Maurizio Vallone.Projekti, me mbështetjen e rëndësishme të Europolit, përbën një mjet të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, që ndihmon në shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin operacional, për hetimin e grupeve kriminale ndërkombetare, që përbëjnë një kërcënim për Bashkimin Evropian dhe për vendet e tjera anëtare. Aktualisht, në këtë rrjet të rëndësishëm marrin pjesë 37 shtete dhe 44 agjenci/polici evropiane…
Author: tirana
Avokatët e Arben Ahmetajt kanë deklaruar se ish-zëvendës-kryeministri ndodhet jashtë shtetit “për arsye familjare”. Dy avokatët mbrojtës, Henrik Ligori dhe Ardian Visha konfirmuan ditën e djeshme po gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve se Ahmetaj ndodhet jashtë shtetit. Sipas raportimeve, Ahmetaj ka lënë Shqipërinë duke u larguar të premten në datën 7 korrik nga Greqia, prej ku më pas dyshohet se është larguar për në Kanada. Megjithatë, avokatët e ish-ministrit, që SPAK kërkon ta arrestojë, nuk kanë dhënë më tepër detaje për vendndodhjen mbi arsyet e largimit të tij. Mbledhja për fatin e mandatit të Ahmetajt është duke vijuar në…
Mbledhja e Këshillit të Mandateve ka nisur me debate. Kryetarja e Kuvendit ka njoftuar se çështje do të shqyrtohet në seancë javën e ardhshme. Deputeti i PD-së Gazment Bardhi është përplasur me kryetaren e Kuvendit, duke i thënë se po bashkëpunon me krimin. ‘Po bashkëpunoni në krim, mos i jeni me shume kohe Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në Rend Dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin; të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër.’-…
Një djalosh i ri, qartë tifoz i Interit, kishte ditëlindjen dhe të afërmit e tij po i dhuronin tortën. Para se zikaltëri ta shihte tortën, familjarët e tij mbivendosën te stema e Interit atë të Juventusit. Në momentin që djaloshi e hapi, filloi të qante nga mërzia dhe sigurisht ishte i revoltuar. Më pas, ata e hoqën logon e Juventusit e doli ajo origjinalja, e Interit, por tifozi i vogël nuk mund të mjaftohej me aq, duke marrë logon e bardhezinjve dhe duke e bërë copash.
Këtë të mërkurë janë emëruar 26 prokurorë të rinj të cilët do i shtohen sistemit të akuzës në Shqipëri. Ata u betuan në një ceremoni të organizuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Magjistratja Xhejsnila Hako, e emëruar në Durrës, foli në emër të kolegëve, kur tha se prokurorët e rinj, janë të vetëdijshëm për sfidat që i presin. “E dimë që do të jetë një detyrë e vështirë”, tha Xhejsnila Hako, prokurore në Durrës Në këtë linjë, mesazhi i kreut të KLP-së Alfred Balla ishte i qartë duke i kërkuar që të mos i zhgënjejnë. Kryeprokurori Olsi Çela, duke…
Një avion me pasagjerë është rrëzuar në Somali, por për fat të mirë të gjithë personat në bord kanë mbijetuar. Në media është publikuar edhe momenti i frikshëm kur gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Mogadishu, avioni me 34 persona doli nga pista dhe u përplas me një gardh. Të 30 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit mbijetuan, sipas autoriteteve somaleze.
Sot do të mblidhet sërish Këshilli i Mandateve, ku do të diskutohet mbi kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt. Mësohet se kreu i SPAK, Altin Dumani, bashkë me prokuroren Enkeleda Millonai u paraqitën në Kryesinë e Kuvendit, për të paraqitur para anëtarëve të Këshillit të Mandateve kërkesën e tyre për arrestimin e deputetit socialist, bashkë me ato që cilësohen si prova nga Prokuroria e Posaçme. Sipas informacioneve të fundit mund të ketë një seancë plenare të posaçme të hënën, por pritet për t’u parë nëse do të ketë dy raporte për këtë çështje nga palët.
Taulant Balla pritet të marrë postin e Ministrit të Brendshëm ditën e enjte, pasi Kuvendi i Shqipërisë të miratojë dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e tij në krye të këtij institucioni të rëndësishëm. Pas shkarkimit të Bledi Çuçit, Rama propozoi një profili të lartë politik si Balla, propozim që u dekretua nga Presidenti Begaj. Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, Balla u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partise Socialiste post të cilin e mbajti deri pas…
Një tjetër shkollë e re i shtohet sëfundmi Matit. Bashkia Mat, në bashkëpunim me “International Project AID “ IPA, Vizion ojf kanë nisur punën për ndërtimin e Shkollës 9-vjeçare “Rexhep Kërtuka” në fshatin Frankth të Njësisë Administrative Komsi. Lajmin e bën të ditur kryetari i Bashkisë Agron Malaj, i cili siguron se shkolla do të ketë të gjitha standardet. “Tani më do të kemi një shkollë me kushte moderne, terrene sportive me sistem ngrohje etj.Në këtë shkollë do ndjekin mesimin 100 nxënësit e fshatit Frankth”, thekson Malaj.
Dashamir Shehi komentoi në emisionin Kontrast kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Shehi tha se Ahmetaj ka qenë përkthyes në fillimet e tij, duke theksuar se nuk ka ndonjë turp për këtë punë, por sipas tij është turp të bëhesh milioner në kurrizin e politikës. Ai tha se kush ka hyrë në poltikië me duar në xhepa dhe është bërë miloner, padyshim që është hajdut. “Këtë zotërinë e kemi pas përkthyer, nuk po them se është turp. Por është turp të bëhesh milioner në kurriz të politikës. Kush ka hy në politikë me duar në xhepa dhe ka…
Ish-kryeministri Sali Berisha doli sot përpara mediave duke lexuar “pretencën” e tij për dosjen e aferës së inceneratorëve dhe rastin e Arben Ahmetajt. Por në një moment dritat u fikën. U ndërpre energjia elektrike. Berisha e kaloi me batutë duke shënjestruar sërish pushtetin. “U ndërpre? Duan edhe këtu t’i shpëtojnë denoncimit…” tha ai.
Ndërprerje të energjisë elektrikë janë regjistruar sot në disa zona të Tiranës, siç është zona e Freskut, Brryli etj. Gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike pati edhe në selinë e PD-së, ku ish-kryeministri, Sali Berisha po jepte live një konferencë për mediet. Deri tani nuk ka ende asnjë njoftim nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në lidhje me problemin e dritave në Tiranë.