Author: tirana

Shkrimtari Salman Rushdie, i cili u godit me thikë një vit më parë teksa po përgatitej të jepte një leksion në Nju Jork, foli për gjendje e tij aktuale shëndetësore. “Kam një terapist shumë të mirë, por që ka shumë punë për të bërë, pasi unë kam ëndrra të çmendura”, tha ai. 76-vjeçari tha për BBC se nuk e ka tejkaluar dot emocionalisht incidentin. Ai shpreh frikën për t’u shfaqur i lirë në publik dhe për të qëndruar në ambiente me shumë njerëz. Gushtin e kaluar, autori britaniko-amerikan me origjinë indiane kaloi gjashtë javë në spital pasi u godit 10…

Read More

Mazhoranca dhe opozita janë pro heqjes së imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj, për t’i hapur rrugë arrestimit që kërkon SPAK dhe kontrollit të banesës së tij. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, deputetët e mazhorancës deklaruan se janë dakord për t’i hequr imunitetin deputetit socialist Ahmetaj. Edhe 5 deputetët e opozitës në këtë këshill dorëzuan raportin që i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen…

Read More

Këto janë 4 përfitimet kryesore shëruese të ujit të detit:  1. Uji i detit është i shkëlqyer për lëkurën tuaj Uji i detit është antiviral, antibakterial dhe përmirëson shërimin e plagëve për shkak të përmbajtjes së lartë të natriumit dhe jodit. Uji i detit është gjithashtu i pasur me minerale, kalcium, kalium dhe magnez. Magnezi është një bashkëfaktor në mbi 300 reagime në trup, kështu që është thelbësor për jetën dhe gjithashtu ndihmon lëkurën tuaj të ruajë lagështinë duke e bërë atë më të fortë dhe të duket më rinore. Për shkak të mineraleve të mësipërme, uji i detit është…

Read More

KE mirëpret fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe paralajmëron Republikën Srpska të ndalojë veprimet e saj separatiste në Bosnje-Hercegovinë. Eurodeputetët mirëpresin angazhimin e vendosur të Shqipërisë për anëtarësimin në BE, duke vënë në dukje se ai është rezultat i konsensusit midis partive politike dhe mbështetjes dërrmuese midis qytetarëve, në një raport të miratuar të enjten. Partner i besueshëm i politikës së jashtme Shqipëria është një partner i besueshëm i politikës së jashtme dhe mbetet një aleat i rëndësishëm gjeopolitik falë përpjekjeve të saj për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, thuhet në raport.Eurodeputetët mirëpresin…

Read More

Në një videolive në “Instagram”, Kiara Tito është pyetur nga ndjekësit se si ia ka vendosur emrin Luizi në telefon, pyetjet të cilës i është përgjigjur “Korba”. Mes të qeshurash, këngëtari ka treguar historinë që fshihet pas emrit. “Kur isha në Korçë m’u afrua një zonjë për të bërë foto dhe unë isha duke folur me Kiarën me video. Kiara ishte ishte e shtrirë në krevat përgjumshëm dhe kur e pa kjo zonja tha ‘uaa, ja dhe kjo korba’. E pyeta ça domethënë korba e m’a shpjegoi. Na mori gazi të dyve dhe i vendosa emrin në telefon ashtu. Por…

Read More

Avokatët e Arben Ahmetajt thonë se ish ministri nuk ka marrë asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Duke folur për mediat pasi dolën nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, avokatët thanë se dëshmitë nuk janë të vërteta dhe se janë kundër arrestimit të tij. “Juve keni dëgjuar e përsërisni sikur janë fakte. Nuk ka fshehje të pasurisë apo akt korruptiv me inceneratorët. Jashtë vendit është larguar për cështje personale. Hera e fundit e komunikimit me Ahmetaj ishte para 5 minutash. Si do bëhet mbrojtja nuk jua themi ju. Ju treguam çfarë biseduam këtu. Unë nuk…

Read More

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u takua me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Samitin e NATO-s që po mbahet në Vilnius të Lituanisë. Mitsotakis dhe Erdogan ranë dakord se është në të mirë të të dy vendeve që klima pozitive që është krijuar në marrëdhëniet dypalëshe gjatë muajve të fundit të ketë vazhdimësi dhe konsistencë.Për këtë qëllim, të dy palët ranë dakord të ndërtojnë marrëdhënie pozitive dhe të aktivizojnë kanale të shumta komunikimi mes dy vendeve në periudhën e ardhshme. Ata ranë dakord që takimi i radhës i Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greqi-Turqi të zhvillohet në vjeshtë në Selanik.

Read More

Deri 1,3 miliardë diabetikë do të shkojë numri deri në vitin 2050, sipas studimit të botuar në ”Lancet”. Kjo do të thotë se në mbarë botën, numri i njerëzve me diabet, sëmundje kronike që zhvillohet kur niveli i sheqerit në gjak është shumë i lartë, do të dyfishohet gjatë tre dekadave të ardhshme. Studiuesit zbuluan se 529 milionë persona kishin diabet në vitin 2021 dhe rritja e numrit të diabetit do të rriste prevalencën e sëmundjes nga 6,0 për qind e popullsisë së botës në gati 10 për qind deri në vitin 2050. Gjetjet e studimit bazohen në analizën e…

Read More

Aksi Palasë–Dhërmi brenda pak ditësh do të jetë i hapur në të gjithë gjatësinë e tij për banorët e zonës dhe pushuesit gjatë sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga punimet në segmentin e dytë të aksit Palasë–Dhërmi. “Në segmentin 2 të këtij aksi po kryhen punimet e fundit, ndërsa në segmentin 1 po hidhen shtresat finale të asfaltit. Një rrugë që shkurton kohën e udhëtimit, rrit parametrat e sigurisë dhe lehtëson lëvizjen për të gjithë vizitorët”, tha Rama. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi dy ditë më parë punimet në…

Read More

Amendamenti grek për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, është miratuar sot nga Parlamenti Evropian me 290 vota pro. Amendamenti për “lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri” dhe për “mbrojtjen e pronave të pakicës kombëtare greke”, është paraqitur nga Partia Popullore Europiane dhe Eurogrupi i së Majtës në raportin mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Parlamenti Europian shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve lokale të majit,…

Read More

Në fund të mbledhjes së ditës së sotme të Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, do të diskutohet edhe vendimi për seancën se kur do të kalohet për votim kërkesa e SPAK. Mbledhja e Këshillit të Mandateve është shoqëruar me tensione të forta gjatë ditës së sotme, ku kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, lidhur me kërkesën e saj për shtyrje të seancës. Bardhi pretendoi se maxhoranca po përpiqet ti japë më shumë kohë Ahmetajt, në mënyrë që ai të fshihet.

Read More

Vendet akomoduese në plazhin dhe pishinat e Malit të Zi janë falas pas orës 17:00 dhe çdo qiramarrës që nuk e respekton këtë vendim do të gjobitet në mënyrë rigoroze. Lajmin e konfirmoi drejtori Mladen Mikijelj, duke u shprehur se mbi 80 për qind e zonave këtë vit kanë qenë gati dhe rregulluar që në maj, gjë që, thotë ai, nuk ka ndodhur asnjëherë në Mal të Zi. “Më duhet të pranoj se kapaciteti i plazheve gjatë muajit maj ishte dukshëm më i lartë se numri i turistëve që qëndruan në Mal të Zi gjatë asaj periudhe, gjë që tregon…

Read More