Author: tirana

Një 23-vjeçare është paraqitur mëngjesin e sotëm pranë maternitetit të Durrësit, ku kishte planifikuar të linde foshnjën e saj dhe më pas ta braktiste atë në këtë institucion. Nga informacionet paraprake, gruaja e re ka pretenduar se partneri i saj ishte larguar drejt Italisë dhe në kushtet ku ishte e vetme dhe në pamundësi ekonomike, e kishte të pamundur ta rriste e vetme fëmijën e saj. Stafi i maternitetit ka njoftuar policinë e Durrësit dhe një grup i gatshëm ka shoqëruar gruan e re në komisariat për të marrë dëshminë e saj. Deri më tani nuk dihet nëse gruaja e…

Read More

Një 37 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për përndjekje. Sipas policisë mësohet se i ndaluari kishte përndjekur për një periudhë 1-vjeçare, fizikisht dhe në rrjete sociale, një shtetase. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Ndërhyrjeve Kibernetike ndaluan një 37 vjeçar, banues në Tiranë, sepse për një periudhë 1-vjeçare, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një shtetase”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Blogerja dhe moderatorja e njohur Armina Mevlani ka folur për mikrofonin e “Pushime on Top”, në lidhje me planet familjare dhe se kur pret të bëhet nënë. Eni Shehu: Një fëmijë kur do e bësh? Armina Mevlani: Po dhe fëmija sigurisht që do të vijë Eni Shehu: Në plane të afërta? Armina Mevlani: Kur të jetë, kur të ndodhi, thjesht presim. Ma bëjnë shumë këtë pyetje, unë po punoj, po shijoj marrëdhënien, kur të vijë fëmija do të jetë një lumturi ekstra.

Read More

Ish-kryeministri Berisha tha sot në deklaratën e tij për mediet se është i gatshëm të pyetet për çdo vendim që ka marrë në 32 vjet në politikë. Gjatë fjalës së tij për mediet Berisha akuzoi SPAK-un se mundësoi arratisjen e Arben Ahmetajt. “Nuk jam thirrur asnjëherë. Jam i gatshëm të përgjigjem për çdo vendim nga 1990 gjer sot që jam në politikë. Sa herë që jam thirrur nuk ka qenë SKAP por kanë qenë prokurori të tjera. Nuk u mohoj të drejtën e hetimit, por bëjnë politikë dhe ushqejnë gazetarët. Aty ka kriminelë me damkë publike”.

Read More

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me presidentin turk Erdogan. Lajmi konfirmohet nga vetë kreu i qeverisë i cili shkruan se në Vilnius të Lituanisë, temë e bisedës me Erdogan ka qenë situata në rajon dhe veçanërisht ajo në Veriun e Kosovës. “Vilnius, Lituani – Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës Samiti i NATO-s” – shkruan Rama. Kujtojmë se më herët shefi i ekzekutivit shqiptar u takua edhe me presidentin francez teksa njoftoi se ky i fundit së shpejti do të vizitojë Tiranën.

Read More

Ditët e nxehta të korrikut nuk i kanë ndalur punimet në Rrugën e Arbërit. Në segmentin nga Ura e Vashës deri në Qafë Bualli firma zbatuese e projektit të madh vazhdon punën me intensitet. Në këtë segment vijon hedhja e shtresës së dytë të asfaltit duke mundësuar kështu lëvizjen normale të mjeteve. Sakaq specialistët e kanë përqëndruar punën e tyre në sigurimin e skarpatave të rrugës, duke vendosur rrjeta dhe duke e betonuar gjithë rrugën. Kryerja e ketyre punimeve pengon rënien e gurëve dhe inerteve të tjera në trasenë e rrugës. Mësohet se edhe në runelin kryesor të Rrugës së…

Read More

Pas videoklipit “Ike”, të gjithë menduan se Don Xhoni është ribashkuar me modelen ruse Ariana. Por nëpërmjet një bisede virtuale më ndjekësit në Instagram, ajo është shprehur se ata nuk janë të martuar dhe as nuk janë më bashkë. “A je në lidhje me Don Xhonin?”, ka qenë pyetja që një ndjekës i bëri në rrjetin social, ku bashkë me të Lirey publikoi edhe disa pyetje të tjera të ngjashme. “Pyetja më e shpeshtë. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë bashkë dhe tani jemi të lumtur të ndarë, le të themi”, u shpreh ajo.“Nuk jemi të martuar, nuk jemi…

Read More

Arbër Paplekaj është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, disa ditw para zgjedhjeve te 2021. Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë…

Read More

Lajmi i vetëm që prodhoi dje mbledhja e Këshillit të Mandateve ishte konfirmimi i Avokatit mbrojtës Henrik Ligori që deputeti socialist, i cili kërkohet nga drejtësia për t’i vënë prangat, nuk ndodhet në Shqipëri. Opozita nuk ka marrë një përgjigje nga SPAK, duke ruajtur sekretin hetimor, se pse në dosjen që ishte vënë në dispozicion Kuvendit nuk ishte emri i Kryeministrit dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Si një deputet që ka akses në dosjen e inceneratorëve, Gazmend Bardhi pretendon se në dokumentet që ka lexuar janë të shkruar edhe emra të tjerë të mazhorancës. Mazhoranca nuk kishte pyetje mbi akuzat…

Read More

Mirlind Daku pasi nuk fitoi besimin nga përfaqësuesja e Kosovës, mori pasaportën shqiptare dhe është prezantuar tek ekipi i tij në Rusi. Ekipi “Rubin Kazan” ka bërë zyrtare me anë të një postimi në Instagram afrimin e sulmuesit. 25-vjeçari u transferua nga Osijek tek ekipi rus për një shumë prej 1.5 milionë euro. Një aventurë e re për bomberin që po pret ftesë nga Sylvinho për ndeshjet e shtatorit. View this post on Instagram A post shared by Рубин Казань ♦️ Rubin Kazan (@fcrk)

Read More

Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike paraqiti sot raportin e asaj që e cilëson si “masakra zgjedhore e 14 majit”. Drejtuesi politik në qarkun e Dibrës, Çlirim Gjata u shpreh se, “raporti për shkeljet dhe abuzimet për bashkinë më të madhe, Dibrën, që është bashkia më e madhe e qarkut Dibër me qendër në Peshkopi, përmban materiale të shumta dhe të larmishme shkresore, fotografike, filmike, audio, video, dëshmi të zgjedhësve në lidhje me të gjitha përpjekjet që janë bërë nga partia në pushtet, administrata e lidhur me partinë në pushtet për presionet apo tundimet që i janë bërë zgjedhësve në…

Read More

Garantimi i rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, një ndër prioritetet kryesore të punës së Policisë së Shtetit. Drejtuesit e Policisë së Shtetit vijojnë inspektimin e masave të ndërmarra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, bashkë me Shefin e Komisariatit të Policisë Sarandë Fadil Veli dhe Shefin e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë Gerald Toska, kanë parë nga afër zbatimin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në portin e Sarandën dhe në plazhin e Ksamilit. Boshnjaku ka thekuar se…

Read More