Author: tirana

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i pyetur nëse lëvizjet e aleancës në këtë samit i kanë sjellë aleatët më afër luftës me Rusinë, ai tha se tashmë po zhvillohet një luftë e plotë në Evropë duke rrezikuar edhe NATO-n. “Rreziku më i madh është nëse presidenti Putin fiton, sepse atëherë mesazhi është nëse përdor forcën ushtarake, kur ai shkel ligjin ndërkombëtar, kur pushton një fqinj, atëherë ai merr atë që dëshiron”, tha Stoltenberg. Stoltenberg thotë se ky është rreziku më i madh për NATO-n, duke konfirmuar pikëpamjen e tij se Ukraina ka të drejtë të zgjedhë rrugën dhe aleancat e…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dakordimi mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për pikat që synojnë të shtensionojnë situatën në veri të vendit, “do të ndihmojë në përforcimin e fokusit dhe vendosjen e barazisë midis palëve”. “Të dyja palët [Kosova dhe Serbia] duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të përkohshme kundër Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian”, tha kryeministri kosovar. Kurti, që nga vendosja e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, ka thënë vazhdimisht se ato janë të padrejta dhe se e bëjnë dialogun asimetrik. Masat…

Read More

Queensberry Promotions ka konfirmuar se Tyson Fury dhe Francis Ngannou do të përballen në një ndeshje boksi në muajin tetor. Ditët e fundit, kampioni i peshave të rënda të IBF, WBA dhe WBO, Oleksandr Usyk ka mbajtur konferencën e tij zyrtare për shtyp me Daniel Dubois, ashtu si edhe Anthony Joshua përpara takimit të tij me Dillian Whyte. Një ditë pas këtyre dy ngjarjeve mediatike, është njoftuar se kampioni i peshave të rënda në WBC, Fury, do të takohet me legjendën e UFC-së Ngannou më 28 tetor në Arabinë Saudite. Raportet kishin treguar se lufta do të ishte në mënyrë…

Read More

Presidenti Bajram Begaj priti në një takim me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri, ambasadorin gjerman Peter Zingraf. Begaj dhe ambasadori shfrytëzuan rastin për të shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Të dy diskutuan për sfidat aktuale për Shqipërinë dhe Gjermaninë, situatën në rajon si dhe hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ambasadori Zingraf falënderoi për mikpritjen e madhe që mundi të përjetonte gjatë katër viteve të qëndrimit të tij në Shqipëri. Ai nënvizoi mbështetjen e Gjermanisë ndaj angazhimit të Shqipërisë për afrimin me BE-në si dhe…

Read More

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të vizitojë për herë të dytë Shqipërinë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, pas takimit të tyre në samitin e NATO-së në Vilnius të Lituanisë. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka treguar për këtë takim dhe për lajmin. Tirana zyrtare kohët e fundit ka pritur shumë liderë botërorë, i fundit ishte ish-presidenti SHBA-së, Bill Clinton. Megjithatë, Rama nuk e specifikon nëse Macron do ta vizitojë Shqipërinë më herët apo në samitin e tetorit që do të mbahet për Procesin e Berlinit.

Read More

Pas dorëheqjes së Rrahman Rrajës si deputet i PS-së, KQZ-ja i ka dhënë mandatin Arkend Ballës. I detyruar nga një ngjarje e dhunshme, ku u përfshinë familjarët e tij, Rrahman Rraja vendosi të dorëzojë mandatin në fundjavë dhe të kërkojë falje për atë që ka ndodhur. Balla vjen nga bota akademike dhe mban pozicion drejtues në Administratën e Universitetit të Durrësit.

Read More

Armando Broja, sulmuesi i Chelsea është bashkuar me grupin për fazën përgatitore. 21-vjeçari u operua në gju pas një dëmtimi të disa muajve më parë, teksa rikthimi në stërvitje shihet me shpresë nga drejtuesit, me Pochettinon që kërkon t’i besojë një fanellë titullari. Për faqen e klubit, sulmuesi kuqezi tregoi se është me fat që bashkohet me ekipin para kohe. “Është gjë e mirë të jesh përsëri mes djemve, mes grupit të lojtarëve. Ishte një periudhë e gjatë jashtë, nuk ishte e thjeshtë të qëndroja jashtë i vetëm, por jam i lumtur që jam përsëri me djemtë dhe po i…

Read More

Këngëtarja e dashur nga publiku, Xhensila Myrtezaj përmes një video urimi për datëlindjes e vajzës, Ajkës e cila bën 5-vjeçe ka zbuluar edhe se është në pritje të ëmbël. Prej kohësh ka qarkulluar lajmi se këngëtarja është shtatzanë, por vendosi që të zbulojë në këtë mënyrë. Në video, kushtuar 5-vjetorit të ditëlindjes së vajzës së tyre, Ajkës, Besi duket teksa puth barkun e Xhensilës. Por edhe vetë Xhensila në videon e postuar ka vendosur hashtag-un #4, duke lënë të nënkuptuar se familja e tyre po zgjerohet. “Masa e gjithçkaje je o Ajka jonë. 5 vite dritë qiellore në sytë tanë,”…

Read More

Shkrimtari i njohur Milan Kundera ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare në Paris, aty ku dhe jetonte. Ai konsiderohet një ndër shkrimtarët më të mëdhenj antikomunistë, teksa u arratis nga Çekia komuniste në vitin 1975, për në Francë. Në vitin 1981 ai përfitoi shtetësinë franceze dhe që prej atëhere e konsideronte veten francez. Librat e tij u ndaluan nga regjimi komunist në Çekosllovaki, deri në rënien e këtij regjimi nga revolucioni Velvet në vitin 1989. Shakaja, Identiteti, Lehtësia e padurueshme e qenies, janë disa nga librat e tij më të njohur.

Read More

Një ngjarje qesharake ka ndodhur gjatë transmetimit të një edicioni lajmesh live, kur prezantuesi nuk ka duruar dot vapën e madhe në studio, ka marrë një bidon të vogël me ujë që mbante mbi tavolinë, dhe e ka zbrazur atë mbi kokën e tij. I nxehti ka përfshirë Europën dhe temperaturat arrijë mbi 40 gradë Celsius. Për të përballuar vapën shkojnë drejt pishinave apo plazheve. Nuk ka asnjë zgjidhje për ata që detyrohen të punojnë edhe në këto ditë të nxehta.

Read More

Komisioni i Shëndetësisë ka thirrur këtë të mërkurë në një dëgjesë publike grupet e interesit, ku po diskutohet për projektligjin për kanabisin mjekësor. Në një diskutim me përfaqësues nga grupet e interesit, deputetja e PD-së Albana Vokshi ka replikuar ashpër. Ajo thotë se shqetësimi për këtë projektligj është shumë i madh, pasi droga shitet nëpër shkolla dhe kontrollet mungojnë. Pjesë nga debati: Vokshi: Të dalim përtej politikës, por më shumë si nënë, mendoj se tani nuk është momenti për këtë nismë. Mendoj se më vonë duhet të shihet kjo gjë. Si prind, si qytetar i këtij vendi jeni dakord që…

Read More

Vetëm me votat e mazhorancës, është miratuar në parim projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor në Komisionin për Ekonominë dhe Financave. Miratimi është shoqëruar me debate nga opozita, e cila kërkoi që projektligji të mos votohej pasi nuk ka informacion të mjaftueshëm. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i kërkoi relatorit të Komisionit, socialistit Eduart Shalsi që të mos votohet këtë të mërkurë, pasi kërkojnë më shumë informacion nga qeveria për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhmen, ndërsa renditi anët negative të këtij ligji. “Ndikimi ekonomik është arsyeja se pse qeveria po e kalon këtë ligj. Pikërisht kjo…

Read More