Author: tirana

Me ironi e ka komentuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tërheqjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe dakordësinë me BE-në. Vuçiç e sheh këtë si truk për të fajësuar Serbinë, ndërsa shton se nuk ka kuptim kërkesa nga BE për shtensionim të situatës në veri të Kosovës. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ekziston një plan shumë i qartë dhe i përkushtuar për shtensionimin e situatës në Kosovë një udhërrëfyes për të cilin të dyja palët kanë punuar në fillim të këtij viti. “Unë iu bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë situatën dhe t’i përmbahen…

Read More

Një 38-vjeçar është kapur dhe është vënë në pranga nga Policia në Durrës. Ai akuzohet se ka kryer veprime të turpshme, ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij. Uniformat blu kanë ndaluar 38-vjeçarin me iniciale G.B, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “arrest në burg”. 38-vjeçari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme, ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij.

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Kurti për tërheqje si dhe reagimin e kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për shtensionimin e situatës. “E mbështes thirrjen e sinqertë të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për nevojën jetike të rikthimit tek dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimit të plotë, të drejtë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA, si rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve mes dy shteteve. Është shumë e rëndësishme që Serbia të heqë dorë nga veprimet nxitëse të dhunës dhe…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin edhe të 6 ambasadorëve të rinj në disa vende të BE, NATO dhe OKB dhe lirimin e disa të tjerëve nga detyrat e deritanishme. Njoftimi i plotë Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, bazuar në nenin 92, shkronja “dh”, nenin 93 të Kushtetutës, si dhe nenin 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

Read More

Raporti i Expat Insider 2023 analizoi 53 destinacione të emigrantëve në mbarë botën dhe i renditi sipas cilësisë së jetës. Sondazhi u kërkoi emigrantëve të vlerësonin lehtësinë e lëvizjes, punës jashtë vendit dhe aktiviteteve të kohës së lirë në vendin ku ata jetonin. Këtë vit 2 vende europiane u renditën në dhjetëshen e parë. Spanja-Që nga sondazhi i parë i InterNations në vitin 2014, Spanja është renditur gjithmonë në dhjetëshen e parë për cilësinë e jetës. Vendi është paraqitur vazhdimisht ndër më të mirët në botë për opsionet për të kaluar kohën e lirë. Shumica e emigrantëve (88%) thonë se…

Read More

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se ka arrestuar personin e fundit që ishte në kërkim për një dosje droge në Danimarkë. I arrestuari është pjesë e bandës së Jetmir Kastratit, Astrit Beqirit dhe Dhimitër Shkodranit, të cilët tshmë janë të dënuar me burgim. Banda vepronte në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani. Kush është Jetmir Kastrati? Jetmir Kastrati që njihet edhe me emrin Sokol Krasniçi. Ai është dënuar përfundimisht 9 vjet burgim. Sipas GJKKO që nga viti 2012 deri në qershor të vitit 2019 i pandehuri Jetmir Kastrati, në kuadër të një grupi të…

Read More

Janë me mijëra turistë që zgjedhin vendin tonë për të pushuar. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje të pikave doganore. “Portat tokësore të Shqipërisë Turistike, pikat tona doganore, presin të buzëqeshura turistët e panumërt që po “pushtojnë” vendin tonë të bekuar nga qielli, deti dhe toka. *Hani i Hotit, Murriqan, Kakavijë, Kapshticë, Qafë Thanë dhe Qafë Botë”, shkruan kreu i qeverisë. Këtë vit kanë qenë edhe mediat e huaja më të njohura ato që i kanë kushtuar artikuj Shqipërisë turistike, duke promovuar plazhet, malet dhe shumë zona që sipas tyre janë ideale për pushuesit dhe me kosto shumë të mirë.

Read More

Aulona Musta ishte nisur për të udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt Barcelonës, por është përballur me një situatë të pakëndshme me kompaninë Wizz Air. Udhëtimi për të cilin moderatorja ishte nisur me bashkëshortin e saj u shty dy herë orarin e më pas kompania ajrore Wizz Air anuloi fluturimin dhe Aulona tregon LIVE se si u detyruan të kthehen në shtëpi. “Nga ora 04:30 deri tani isha në aeroport, do të nisesha për në Barcelonë. Na erdhi informacioni që u shty, pastaj u shty prapë dhe më pas u anulua fluturimi me Wizz Air për…

Read More

Një situatë e pazakontë. Dita e nëntë e pritjes që rrogat të kalojnë në llogaritë e tyre, por duket se mungesa e parave të transferuara për llogari të tyre, ka bërë që pagat të mos dalin. Kryetari i sindikatës së arsimtarëve Korçë, Leonard Trebickës tha se kjo situatë është e paprecedentë pasi është jo normale që pa asnjë lloj njoftimi rrogat të vonohen kaq shumë. Ai tha se edhe sindikata është njoftuar me vonesë, pasi mësuesit kanë pasur frikë të ngrenë zërin apo ta denoncojnë në media. Trebicka thotë se nga komunikimet që ka pasur lekët pritet të kalojnë shumë…

Read More

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka ironizuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur “të padëshirueshëm”, kreun e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit dhe ish-ministrin Aleksandër Vulin. Lideri serb bëri ironi në lidhje me këtë vendim të fundit të SHBA, por kërkoi një hetim të thellë në lidhje me arsyetimin e SHBA për të shpallur “non grata” Vulin. “Unë nuk e vura re që kokaina u gjet në zyrën e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë. Por mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme të kryhet një hetim”, tha Vuçiç. Departamentin amerikan i Thesarit tha se Vulini është përfshirë…

Read More

Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i arrestuar për shpërdorim detyre do të dalë përballë gjykatës së Apelit të Posaçëm më 18 korrik në orën 10. Seanca në apel do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka. Dako u arrestua me 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish. Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan…

Read More

Policia shqiptare ka arrestuar një shtetas me iniciale N.N, në kuadër të një operacioni të nisur në Danimarkë ndaj një grupi kriminal me drejtues shqiptar, i cili trafikonte drogë në disa shtete europiane. Ai është i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve”. Ndërkohë, më herët ishin arrestuar edhe shtetasit nën hetim K.D dhe A.M. “Ata dyshohen se janë pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, të cilët në kuadër të hetimeve të kryera në Danimarkë në lidhje me “Operacionin Goldfinger” dhe të zhvilluar gjatë viteve 2018-2019, dyshoheshin se kanë trafikuar, ruajtur, përpunuar dhe shpërndarë sasi të…

Read More