Prezantuesi i njohur, Hermes Nikaj ka festuar ditëlindjen me një festë gjikande luksoze ku ishin të pranishëm shumë personazhe të famshem, miq dhe mikesha të tij. Ai organizoi një mbrëmje festive në Durrës, te ‘Wolf Lounge’ teksa bëri habi pasi shfaqej me truprojë gjatë gjithë kohes. 28-vjeçari mori urime te shumta nga miqtë artistë dhe dashamirës nga anembanë bota teksa postoi video nga festa vip.
Author: tirana
Debate të shumta dhe tensione në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e opozitës kërkuan ndryshim të rendit të ditës, por jo gjë nuk u pranua nga deputetët e Partisë Socialiste. Ishte deputeti i PD-së, Flamur Noka i cili në momentin kur do të bëhej edhe betimi i deputetit socialit Arkend Balla, bllokoi foltoren e parlamentit, menjëherë trupa të gardës u shfaqën në foltore. Deputeti që do marrë mandatin e lënë përgjysmë nga Rrahman Rraja u betua mes tensioneve, ku opozitarët i binin tavolinave ndërsa socialistët e duartrokitën.
Foltorja në Kuvedin e Shqipërisë është bllokuar nga deputetët e PD-së. Saimir Koreshi kërkoi marrjen e masave për këdo që flet me gjuhë rruge. Ai tha mes ironisë se e kishte marrë malli për kryeministrin Edi Rama. “E turpshme nga ana juaj sesi e drejton seancën. Unë jam anëtar i Sekretariatit të Etikës. Këta duhet të dalin jashtë, se fjalor rruge nuk duhet të përdoren kështu. Shokun Edi Rama na mori malli. Turp të keni!”, tha ai. Ndërkohë, Noka me gjuhë të ashpër i kërkoi Felajt që të dilte jashtë. “Rrugaçe, nuk duhet të jesh këtu. Ik nga Kuvendi”, tha…
Robert dhe Anna Lewandowski, befasuan botën duke shpërndarë në rrjetet sociale lajmin se ishin rimartuar me rastin e 10-vjetorit të martesës. Me këtë rast, çifti transferoi familjen dhe miqtë në një hotel në Toskanë, një ambient mbresëlënës i zgjedhur si më i mirë në botë nga revista “Travel and Leisure”. Qershia mbi tortë e dasmës së dytë ishte kërcimi i çiftit, jo thjesht një vals, por diçka më e komplikuar, me sulmuesin e Barcelonës që shfaqi talentin edhe në vallëzim. Natyrisht pas dasmës, pushime në det. View this post on Instagram A post shared by 𝗔𝗻𝗻𝗮 𝗟𝗲𝘄𝗮𝗻𝗱𝗼𝘄𝘀𝗸𝗮 (@annalewandowska)
Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në seancën e Kuvendit të Kosovës këtë të enjte, ku deputetët e pozitës dhe ata të pozitës janë përleshur fizikisht. E gjitha ka nisur teksa po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti, i cili gjatë gjithë kohës po pengohej nga deputetët e opozitës që e akuzonin se po gënjen. Pas përleshjes, kryeministri Kurti është parë duke qeshur në Kuvend. Videon teksa Kurti është parë i relaksuar e ka postuar zëdhënësi i VV-së.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, tha se nuk ka asnjë vonesë nga ana e Kuvendit apo Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Arben Ahmetaj. Për të kërkesa e SPAK-ut ndonëse mban datën 7 korrik mbërriti në Kuvend në datë 10, i cili më pas nisi të gjitha procedurat sipas ligjit. “Ju bëj me dije se kërkesa e SPAK, është depozituar më 10 korrik edhe pse mban datën 7. Këshilli i Mandateve bëri menjëherë dy mbledhje. Mbrojtja kërkoi kohë, i dhamë jo më shumë se një ditë kohë. Megjithëse rregullorja tha…
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi është përfshirë në një debat të ashpër me zv.kryetaren e Parlamentit, deputeten e PS-së, Ermonela Felaj. Bardhi ka thënë se mazhoranca po shërben si fasadë e incneratorëve dhe po mbron Felajn e Gjiknurit. Fela ndërhyri dhe quajti palaço, gjë që vijoi me një shpërthim të Bardhit i cili e konsideroi si hajdute dhe gjobaxhie. Bardhi: Kjo mungesë kuraje nga ana juaj është tregon se jeni në interes personal të Edi Ramës. Nëse do të mbrohet ai mos të arratiset, të vijë në Parlament të japë llogari dhe mos të shkojë nga aeroporti…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kryesoi delegacionin shqiptar në takimin bilateral për Kapitujt 14 “Politikat e Transportit” dhe Kapitullin 21 “Rrjetet Trans-Europiane”, si pjesë e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Pjesë e delegacionit shqiptar ishin edhe përfaqësues nga institucione të ndryshme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, Hekurudha Shqiptare, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Autoriteti i Aviacionit Civil, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Autoriteti Portal Durrës, Agjencia për Efiçencën e Energjinë, Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor, Task Forca e Transportit Rrugor dhe Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial. Gjatë këtij takimi, delegacioni shqiptar prezantoi nivelin e përafrimit të Shqipërisë dhe zbatimit…
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka dhënë një koment të pazakontë në seancë plenare,e cila është me debate dhe akuza për çështjen e Arben Ahmetajt. Sula tha se në Kuvend ka ngelur vetëm të hiqen pantallonat. Për të shprehur sesa skandale ka kryer PS-ja, Sula përmendi videoskandalin e Safet Gjicit. “Keni vjedh ju apo kemi vjedh ne? Ja keni dhënë popullit në gojë ju apo ne? Po ça ka ngelur vetëm të heqim pantallonat në sallë? Të na vijë turp ju dhe ne bashkë. Sepse situata është e rënduar, komike sa s’ka ku të vejë më. Sa i përket raportit…
Në rrjet së fundmi po qarkullon një video e Sali Berishës me të birin, Shkëlzenin. Video thuhet se është bërë në Gjermani. Nuk dihet se kur është bërë video, por nga veshjamendohet të jetë filmuar këto ditë. Berisha thuhet se udhëton shpesh drejt Gjermanisë, për problemet shëndetësore të tij, dhe ndoshta edhe këtë radhë, për këtë arsye ka shkuar.
Atentati ndaj Gentian Bejtjas ku mbeti i vrarë kunati i tij dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur, ende nuk ka autor në pranga, edhe pse Valter Bami është në burg si i dyshuar kryesor. Ndaj dhe Policia e Shtetit po zhvillon një kontroll në banesën e tij. Policia shkoi në banesë në kërkim të armës sportive, të cilën e ka me leje dhe pretendon se gjurmët e barutit të gjetura te kyçin e dorës së majtë janë të saj dhe jo të plumbave të kallashnikovit që u qëlluan mesnatën e 4 korrikut 2023. Pas kontrollit, arma sportive…
Një konflikt mes një çifti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në kryeqytet. ‘JOQ’ raporton se në zonën e Yzberishtit në Tiranë, një çift është konfliktuar me njëri-tjetrin, e për pasojë ka mbetur e plagosur vajza. Ky është momenti kur në zonë mbërrijnë policia dhe ambulanca. Ende nuk ka detaje rreth gjendjes së vajzës, e nëse është ndaluar autori. Pritet që Policia të dalë me një version zyrtar për plagosjen në fjalë. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)