Më pak se 24 orë pasi këngëtarja Britney Spears njoftoi se “The Woman in Me” do të dalë më 24 tetor, libri është ngjitur në krye të listës më të shitur të Amazon me një çmim prej 32,99 dollarë. Gallery Books zbuloi të martën se libri i Britney “ndriçon fuqinë e qëndrueshme të muzikës dhe dashurisë – dhe rëndësinë e një gruaje që tregon historinë” sipas kushteve të saj. “Kam punuar për këtë libër, kam bërë shumë terapi për ta realizuar këtë libër, kështu që ju djema më mirë ta pëlqeni atë,” tha ajo, “dhe nëse nuk ju pëlqen është në rregull”,…
Author: tirana
Një operacion ndërkombëtar mes Shqipërisë dhe Italisë ka çuar në arrestimin e dy personave në Lezhë. Të akuzuar nga Gjykata e Brescia-s si pjesëtarë të një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike, janë arrestuar në Lezhë me qëllim ekstradimin drejt Italisë 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit Tonin Kameri alias Aleks Ionescu, 44 vjeç dhe P. B., alias Pavlin Tuku alias Pavlin Bregaj, 32 vjeç, të dy banues në Lezhë. Gjithashtu, Policia e Lezhës ka ndaluar shtetasin D. M., alias D. K., 48 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet…
Reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit Fero, është arrestuar nga policia e Kosovës pasi ka kërcënuar me jetë dhe ka dhunuar partneren e tij, Arbenita Ismaji. Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburigmit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan. “Ndaj të njëjtit është kërkuar masa e paraburgimit për veprën penale Dhunë në familje”, është bërë me dije nga Prokuroria.
Nga Martin Leka Nuk e di ku je, por kudo të jesh, mos u dorëzo! E di pse? Do mundohem ti shpjegoj më poshtë disa arsye. Ka muaj që thashethemet e të gjitha megjliseve të kafeneve, studiove televizive me të njëjtët aktorë, zyrave të shtetit, parlamentit, mjediseve të opozitave, flitet që ti do të arrestohesh për aferën e inceneratorëve. Mos u dorëzo! Sepse në akuzat e SPAK për ty, nuk pashë asnjë akuzë për inceneratorët. Dhe imagjino, na është thënë se inceneratorët, që janë ca mrroklla që përpunojnë plehrat, janë afera më e madhe e korrupsionit shqiptar në histori! Mos…
Dhjetëra mijëra aktorë të Hollivudit po përgatiten të hyjnë në grevë pasi bisedimet mes sindikatave të tyre dhe gjigantëve të transmetimit dështoi. Grupi i Aktorëve të Ekranit ka rënë dakord për shtyrjen e bisedimeve me studiot e mëdha kinematografike, por sindikata nuk ka arritur një marrëveshje për çështje që kanë të bëjnë me pagën e tyre dhe përdorimin e inteligjencës artificiale. “Ajo për të cilën mund të hyjmë në grevë është shumë e rëndësishme. Ne duhet të mbrojmë këta aktorë që janë të margjinalizuar. 26 mijë dollarë në vit duhet të fitosh për të marrë sigurimin shëndetësor. Dhe ka shumë…
Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka shpallur sot vendimin penal për shtetasin Fetah Marra, i akuzuar për vrasjen e 63-vjeçares Fatime Suli, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 20 Janarit 2022 në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës. Ka qenë trupi gjykues i përbërë nga treshja e gjyqtareve: Ardiola Çela, Albana Misja dhe Entela Gjoni, me gjyqtare kryesuese Ardiola Çela, që ka vendosur sot dënimin me 20-vite burgim për shtetasin Fetah Marra. Në vendimmarrjen e saj, trupi gjykues i qëndroi masës së dënimit të kërkuar nga prokurori Elidon Hysenaj. Vendimarrja e gjykatës u mbështet në provat e shqyrtuara dhe të…
Tre pasojat nga kafshimi i thonjve: 1.Pengon rritjen normale të tyre: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasoja e parë e ngrënies së thonjve lidhet drejtpërdrejt me rritjen normale të tyre. Duke i ngrënë vazhdimisht, thonjtë tuaj nuk rriten në mënyrë të njëtrajtshme dhe do të thyhen e petëzohen më lehtë. 2.Ndikon në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme bakteriale: Duke qenë se duart janë vazhdimisht në kontakt me objekte të ndryshme, është mëse logjike që në thonjtë e dëmtuar të rriten baktere dhe mikroorganizma të ndryshëm. Salmonela dhe Escherichia coli janë dy prej sëmundjeve që zhvillohen më së shumti si pasojë e…
Inxhinierja Margarita Ballco gjatë një interviste televizive, tregoi detaje tronditëse, se si funksiononte kampi MEK në Irak. Ajo tha se kishte dhunë, ndërsa gratë sterilizoheshin përmes ndërhyrjes kirurgjikale. Bllaco tregon se personat brenda në kamp stërviteshin për luftë. “Në kamp nuk lejohet të kesh një marrëdhënie, të kesh një familje. Atje kishte dhunë, gratë sterilizoheshin përmes një ndërhyrje. Unë bashkëshortin, Hasanin e shikoja të frikësuar”, u shpreh 28-vjeçarja.
Një shembje masive raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në një aks rrugor në Librazhd. Sipas informacioneve paraprake, shembja ka ndodhur te vendi i quajtur “Guri i Rezit”. Nga fotot dallohet rruga e bllokuar plotësisht, si dhe shkëmbinjtë e mëdhenj që kanë rënë nga shpati i malit. Për fat të mirë, gjatë momentit të shembjes nuk ka patur makina në qarkullim.
Policia e Tiranës thotë se ka arritur të zbardhë ngjarjen ditën e sotme, ku zjarri përfshiu një makinë në parkingun e një pallati në “Tiranën e Re”. Sipas policisë, autori është një 36-vjeçar me probleme mendore, i cili i vuri zjarrin makinës së tij pas një konflikti që pati me të atin. 36-vjeçari është shoqëruar në spital pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit. Në ambientet e policisë është shoqëruar i ati i 36-vjeçarit. Zjarri dyshohet se u përhap edhe në një makinë tjetër që ndodhej ngjitur, si dhe shkaktoi panik te banorët, të cilët u evakuuan…
Presidenti amerikan, Joe Biden shprehu besimin se SHBA së shpejti do të jetë në gjendje t’i shesë Turqisë aeroplanët luftarakë F-16. Ai e bëri këtë deklaratë pas përfundimit të samitit të NATO-s në kryeqytetin lituanez Vilnius. Lideri amerikan u takua më parë me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin diskutoi për prioritetet e mbrojtjes dhe ekonomike të të dy vendeve. “Ata diskutuan gjithashtu çështje rajonale me interes të përbashkët, duke përfshirë mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Detin Egje”, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake…
Në 6-mujorin e parë të këtij viti, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka vendosur 14 gjoba për shkelje të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike. Teksa temperaturat e larta rritin rrezikun e shpërthimeve të bombolave të gazit, TV SCAN ka përpunuar të dhënat mujore të publikuara nga ky dikaster ku rezulton se penalizimet për 6-mujorin e parë të këtij viti, janë minimale në krahasim me vitet e kaluar. Në fakt, vetë Inspektorati ka theksuar vitet e kaluar se temperaturat e larta rritin rrezikun për shpërthime, ndaj e dmosdoshme që…