Author: tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë zyrtarët policorë janë bërë cak i “sulmeve të njëpasnjëshme” në veri të vendit, zonë që ai tha se më herët ka qenë “zonë e rehatisë për brandat kriminale të udhëhequra nga Beogradi”. “Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar policor edhe në atë zonë ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë, nga të cilët 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, një është plagosur dhe një ndodhet aktualisht në trajtim mjekësor pas lëndimit që kishte marrë në aksionin e kriminelit famëkeq Llune”, tha Kurti gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 58-të të…

Read More

Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, këtë të premte vendosi që të lërë në burg kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri, edhe pse nuk është betuar dhe nuk është në zyrë. Ai kishte kërkuar lirimin nga qelia, por trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja vendosi lënien në fuqi të vendimit të GJKKO-së, që ka dhënë masën “arrest me burg”. Dy ditë më parë Parlamenti Evropian miratoi rezolutën greke ku shprehej shqetësimi për arrestimin e tij, në prag të zgjedhjeve të 14 majit, i cili shkeli prezumimin e pafajësisë dhe pengimin e kryetarit të zgjedhur për të…

Read More

SPAK ka rrugën e hapur për të arrestuar si dhe për të kontrolluar banesat e Arben Ahmetajt. Mirëpo sa kohë i duhet SPAK? Avokati Redi Ramaj, tha se janë tre vepra penale që akuzohet Ahmetaj dhe më e rënda është korrupsioni pasiv penal. “Unë mendoj duke parë dhe procedurën, që në momentin që Gjykata del me vendim, është vetëm punë orësh. Fakti që është jashtë Shqiërisë kërkon që ky vendim ose kjo masë të kalojë dhe në organet e tjera përkatëse që bëjnë ekzekutimin kur kemi arreste ndërkombëtare por kjo varet nga Prokuroria. Nëse nuk paraqitet për 6 muaj në…

Read More

117 deputetë të Kuvendit votuan pro heqjes së imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj. Por çfarë do të thotë kjo? Ahmetaj mund të qëndrojë deputet deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga Gjykata dhe deri më tani nga ai nuk ka ndonjë sinjal për dorëheqje. Kuvendi fillimisht duhet t’i nisë shkresën Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin e Arben Ahmetajt. Më pas prokuroria merr masën e sigurisë në Gjykatën e Posaçme. Pas kësaj organi i akuzës i nis shkresën policisë e cila duhet të ekzekutojë vendimin e gjykatës. Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

Read More

Pas votimit me 117 vota pro heqjes së imunitetit dhe arrestimit, Sali Berisha sërish ka aluduar se Arben Ahmetaj s’ishte i akuzuar, por prokurori. “Rama ia mbathi kur u lexua raporti, pati frikë se do e pyesnim. Pastaj mezi doli nga salla Gjiknuri, nuk e keni idenë sa shumë janë. Klotilda, që bënte amendamente personale për Tiranën, etj, etj. E vërteta është se për ta sot, i akuzuar nuk ishte Ahmeti, por Ahmeti ishte prokurori i tyre”,-thotë Berisha.

Read More

Pas votimit në Kuvend me 117 vota pro arrestimit të Arben Ahmetajt, deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka mohuar se në dosjen e SPAK për inceneratorët ka dhe deputetë të opozitës. “Unë besoj që kjo ka qenë një kauzë e drejtë e PD dhe opozitës duke arritur që sot të çojë para drejtësisë tre ministra të kësaj qeverie. Besoj se duhet t’i japim mbështetje maksimale SPAK. Sot u mbyll një kapitull dhe urojmë të hapet një kapitull i ri. Unë nuk kam lexuar asnjë emër nga opozita të përfshirë në atë dosje. Nuk ka asnjë emër nga opozita. Ky është…

Read More

Kuvendi ka miratuar me 117 vota pro dhe 3 abstenime kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt, tashmë pa imunitetin e deputetit të PS-së. Tre votat abstenim kanë qenë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i PAA-së, Agron Duka dhe kryetari i PR-së, Fatmir Mediu. Nga të paktat raste kur ka votuar, i pranishëm sot ishte dhe kryeministri Rama i cili ka dhënë votën pro kërkesës së SPAK.

Read More

Pasi votoi pro heqjes së imunitetit të Arben Ahmetajt si deputet dhe që çon në arrestimin e tij nga SPAK, kryeministri Edi Rama informon se në orën 18:30 do të flasë për këtë votim të sotëm. “Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”. Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend.— Edi Rama (@ediramaal) July 14, 2023

Read More

Me 117 vota pro dhe 3 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë i ka hequr imunitetin e deputetit socialist Arben Ahmetaj dhe tashmë është koha që SPAK-u ta gjejë dhe ta arrestojë. Duhet theksuar se kryeministri Edi Rama u paraqit në sallën e Kuvendit, por iku ku fjalën e mori Sali Berisha dhe u rikthye për të votuar pro arrestimit të ish-numrit 2 të qeverisë së tij. Gjatë seancës së posaçme ku u lexuan dhe raportet e Komisionit të Mandateve, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ftoi SPAK që t’i shkonte deri në fund hetimit për çështjen e inceneratorëve, teksa ftoi…

Read More

Ish-kreu i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, socialisti Fran Tuci është lënë në burg edhe nga Gjykata e Posaçme. Tuci u arrestua me urdhër të SPAK, me akuzën se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 234 milionë lekë me tenderin e një rruge. Për këtë çështje ra në pranga edhe administratori i njësisë Iballë në Pukë ndërsa u shpall në kërkim pronari i kompanisë që kreu punimet pa leje, pasi ka shkatërruar zonën e pyllëzuar.

Read More

Deputeti socialist, Arben Pëllumbi i cili prezantoi raportin e PS-së për Arben Ahmetajt, iu përgjigj Gazment Bardhit, duke i thënë se ai mbajti qëndrim politik dhe se përmendi emrin e kryeministrit Edi Rama ndonëse emri i tij nuk përmendet në dosje. “Bardhi s’bëri asgjë tjetër, veçse mbajti qëndrim politik. Nuk jemi as gjykatë as prokurorë për të dhënë vendime. Kemi para një raport të paraqitur nga organi i akuzës i cili duhet të ndeshet në gjykatë me personin nën hetim dhe gjykata është i vetmi organ që duhet të jap vendimin final. Deri në atë stad ne duhet t’i njohim…

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi foli në Kuvend për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e deputetit të PS-së, Arben Ahmetaj, ku edhe prezantoi raportin e opozitës. Duke dhënë detaje nga dosja voluminoze, Bardhi tha se Kuvendi ka miratuar ligje që në fakt kanë qenë në dobi të Zotos dhe prej kësaj shkeljeje ka përfituar ish-ministri Arben Ahmetaj i cili është shpërblyer me transaksione dhe vila. Ai tha edhe se nëse Ahmetaj bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, atëherë ata që janë në burg do duhet t’i lirojë vendin Ramës. “Buxhetit ju vodhën 5.6 mln euro vetëm nga një procedurë.…

Read More