Janë zbardhur detaje të dosjes hetimore që çuan në finalizimin e operacionit të SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, përkatësisht me prokurorinë e Firences dhe Eurojust, në kuadër të të cilës u lëshuan 20 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar deri tani 14. Dosja përbëhet nga 105 faqe ku përfshihen dhjetra biseda të transkriptuara mes anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal. Janë zbardhur dhe dokumentuar një episodesh të trafikimit të lëndëve narkotike, si ndaheshin rolet mes anëtarëve të grupit etj. Kryesori i grupi është Endrit Bakiu, ndërsa pjesa e tjetër kanë pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike. Mësohet se…
Author: tirana
Në ditën e tij të dytë të qëndrimit në Bruksel, Kryeministri Edi Rama është takuar edhe me komisionerin për Zgjerimin Europian, Olivér Várhelyi. Ky takim me këtë të fundit, erdhi pas atij me Presidenten e KE Ursula Von der Leyen, më të cilën diskutuan për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian si dhe planin e ri për Ballkanin Perëndimor. Të hënën, Rama takoi Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel. Në fokus të diskutimit të tyre ishte situata mes Kosovës dhe Serbisë.
Andrea Pirlo do të rikthehet në Seria A! Ai ka nënshkruar një kontratë me Sampdorian, me afat dyvjeçar dhe me opsion edhe për një vit të tretë. Andrea Pirlo pason në këtë stol Dejan Stankoviç, i cili u largua nga klubi pas rënies së tyre në Serie B. Drejtuesi i klubit, Andrea Radrizzani ishte i bindur të emëronte Pirlon pas tri takimeve me 44-vjeçarin. Radrizzani kishte si synim emërimin e një trajneri të ri dhe përparimtar, i cili mund të pasqyronte historinë e futbollit italian, e për rjedhojë ish-mesfushori i Juves dhe Milanit ishte i duhuri. Ish-ylli i Juventusit dhe…
Aredin Behari, objekti i dy sulmeve me armë, rezulton të jetë një tregtar nafte në qytetin e Fierit. Ai është pjesë mbikëqyrëse e shoqërisë aksionere të hidrokarbureve Ed-Al e themeluar në janar 2021. Dy vëllezerit Ardjan dhe Albert Pashaj kanë pasur konflikt për shkak të borxheve financiare që i kishte Aredin Behari. Palët ishin përfshirë në një konflikt gjyqësor në shkallë të parë në Fier dhe në gjyjatën e Apelit Vlorë. Në shkallën e parë e ka fituar gjyqin Aredin Behari ndërsa në Apel, gjyqin e kishin fituar dy vellezërit Pashaj. Këta të fundit kanë arritur t’ia marin një shtëpi…
Ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi ishte e pranishme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Himarë dhe konstituimin e saj. Fredi Beleri ndodhet në burg pasi nuk iu dha leja për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit, por në mbledhje ishin familjarët e tij. Krah ambasadores greke u panë djali i tij dhe bashkëshortja, ndërsa në sallë ndodhen edhe vëllai dhe vajza e Fredi Belerit.
Ish-kryenegociatori për integrimin në BE, Ambasador Zef Mazi ka dhënë një intervistë në lidhje me procesin e integrimit të vendit drejt BE-së. Intervista e plotë Pyetje: Ju keni një karrierë dhe eksperiencë të pasur diplomatike. Dëgjohen deklarata njera pas tjetrës ndaj Ballkanit. Si e shihni politikën aktuale të Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit? Përgjigje: Bashkimi Evropian duket se është e ngërthyer me një numër jo të parëndësishëm sfidash. Uroj të mund t’iu jepja përgjigje të shkurtër, të thjeshtë, por e gjitha është më e komplikuar. Duhet naviguar me kujdes në një situatë lëmshi, siç më duket se është. Politika e BE-së…
Konstituohet mes debateve dhe tensioneve këshilli Bashkiak i Himarës, ku kryetar është zgjidhur Dhimitër Kapaj nga PS-ja. Ai u zgjodh me 13 vota. Në garë për këtë post ishin dy kandidatura. Nga 21 këshilltarë, Dhimitër Kapaj mori 13 vota ndërsa Afrovita Dhimojani 8 vota. Ndërkohë që mbahej mbledhja, jashtë ambienteve të bashkisë disa prej mbështetësve të Fredi Belerit kanë shfaqur një banderolë. Me një shkrim në gjuhën angleze të përkthyer në shqip “Liri kryebashkiakut të Himarës”, mbështetësit kanë vendodur banderolën në hyrje të bashkisë ku ka edhe forca policie për të siguruar mbareëvajtjen e procesit të betimit të anëtarëve të…
Është botuar në Fletoren Zyrtare shkarkimi i Safet Gjicit si kryetar i Bashkisë së Kukësit. Vendimi për shkarkimin e tij mban datën 16 qeshor, ndrësa vendimi është marrë me arsyetimin “për shkak të shkeljeve të rënda”. GJKKO la në fuqi masën arrest me burg për Safet Gjicin, ndërsa masën “arrest në shtëpi” për Alma Kaçin, vajzën që shfaqet në videon intime me Gjicin. “VENDIM Nr. 367, datë 16.6.2023 PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TE KRYETARIT TË BASHKISË KUKËS, Z. SAFET GJICI. Në mbështetje te neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmin e ndodhur në komunën e Mitrovicës së Veriut, ku u hodhën 2 granata dore. Kurti i bën thirrje që Serbia të ndërpresë urgjentisht nxitjet për dhunë në veri të vendit para se të ketë humbje jete. “Mbrëmë ndërtesa e komunës në Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, shkruan Kurti.
Gazetarja Zhaklin Lekatari ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, ku foli në lidhje me video-skandalin seksual të ish-kryebashkiakut Safet Gjici. Lekatari deklaroi se vajzën e identifikuar si Alma Kaçi, e cila shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me Gjicin në zyrën e tij nuk e sheh si viktimë, edhe pse ajo deklaroi para autoriteteve se ishte ngacmuar seksualisht nga Gjici. Sipas Lerkatarit, ajo duhet ta kishte denoncuar rastin nëse ishte kështu, ndërsa bëri deklaratën e bujshme, kur tha se në zyrat e shtetit ka dhe përdhunime. “Mes deklaratës së Almës dhe zotit Gjici ka një përplasje. Ajo thotë…
Ka përfunduar konstituimi i këshillave bashkiak në katër bashkitë e Qarkut të Dibrës. Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak Bulqizë, ku u betua kryetarja e kësaj njësie vendore, Festime Mjeshtri, ishte e pranishmë dhe përshëndeti edhe drejtuesja politike e këtij rajoni, Belinda Balluku. Në fjalën e saj Festime Mjeshtri u shpreh se: “Si Kryetare e Bashkisë Bulqizë prioritet do të kem shërbimin ndaj qytetarëve dhe se do të angazhohem për të bashkëpunuar ngushtësisht me pushtetin qëndror, që Bulqiza të realizojë të gjitha projektet e premtuara, e që do t’i sjellin zhvillim të qëndrueshëm. Shpreh falenderimet të veçanta për të…
Një moment i pazakontë ka ndodhur sot gjatë konferencës për media të kandidatit për kryetar të PD-së, Gjergj Hani, i cili ka ndërprerë krejt papritur fjalimin e tij. Teksa lexonte deklaratën para gazetarëve, Hani kërkoi që mediat të prisnin pak, pasi do t’i duhej të merrte syzet, pasi nuk mund të lexonte dot. “Të më falni, mosha bën të vetën, por kam harruar syzet andej dhe duhet t’i marr. Do më falni!”, tha ai dhe u ngrit për të marrë syzet, duke ardhur disa sekonda më pas me syzet e vëna.