Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në Tëitter në lidhje me takimet që ka zhvilluar në Bruksel me zyrtarët e lartë të BE. Rama shprehet se në lidhje me negociatat Shqipëria ka progress, por nuk tha fjalë të mira në lidhje me atë çfarë është diskutuar për Kosovën. Rama shkruan se është brengosës konstatimi i regresit të marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me bashkësinë euro-atlantike, ndërsa shtoi se Serbia po ia del të fshihet pas mjegullës gjithnjë e më të dendur, të krijuar nga qasja e Prishtinës. Shefi i qeverisë shqiptare shtoi se është koha për një konferencë…
Author: tirana
Një i ri është arrestuar në Vlorë, pasi një ditë më parë ka përplasur me motor një 10-vjeçare, e cila për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar një shtetase të mitur, 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.
Një 16-vjeçar shqiptar është arrestuar në Londër, pasi akuzohet se ka vjedhur banesat e britanikëve në disa lagje të Londrës. I mituri akuzohet për një seri grabitjesh banesash e tentativa grabitjesh në periudhën kohore tetor-dhjetor 2022. Gjithashtu ai akuzohet se ka dhunuar një vajzë në janar të këtij viti. Akuzat që rëndojnë ndaj shqiptarit minoren 1. Për grabitje më 20.10.2022 në rrugën Clifton Road, Greenford, Middlesex, nga ku vodhi bizhuteri me vlerë £9,000.2. Në 12.10.2022 në rrugën Corring Way Ealing përsëri për grabitje bizhuterish, vlera e panjohur.3. Grabitje në të një banese në rrugën Petts Hill, Northolt, Middlesex, vlera bizhuve…
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka deklaroi sot se, Shqipëria ka bërë një punë të shkëlqyer sa i përket reformës në drejtësi. Në fjalën e tij në seancën e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, Sobotka tha se, “marrëdhëniet Shqipëri- Austri në nivelin parlamentar janë të gjata dhe të qëndrueshme dhe karakterizohen nga një stabilitet i vazhdueshëm. Vetëm vitin e kaluar ne kishim grupin e miqësisë nga parlamenti ynë këtu tek ju, të cilët sollën me vete përshtypjet më të mira nga vendi juaj”. Duke folur për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, Sobotka tha se,…
Argjira Spanca është përballur me një moment të sikletshëm gjatë prezantimit të ‘She’s On Top’. Teksa moderonte dhe ecte në skenë Argjira është rrëzuar. Pavarësisht momentit të sikletshëm, ajo ka vijuar me moderimin duke e marrë me sportivitet. Madje në shaka e sipër Argjira ka thënë se kjo pjesë nuk do të nxirret në transmetim dhe pse më vonë ka ndodhur e kundërta.
Sezoni turistik veror ka nisur, dhe Korça është një ndër qarqet që ofron shumë mundësi turizmi me natyrën e bukur, zonat historike, kishat e vjetra, traditat, muzikën, ushqimin e mirë dhe mikpritjen. Për një sezon sa më të mbarë veror, Prefekti i qarkut të Korcës Nertil Jole mblodhi Komitetin Rajonal të Turizmit në parkun e Drilonit në Pogradec, një nga zonat me peshë të konsiderueshme në turizëm, ku aktualisht janë duke u zbatuar tre projekte si “Rehabilitimi e Parkut Ujor Drilon – Tushemisht”, “Shëtitorja e Tushemishtit”, “ByPass i Tushemishtit”, me një vlerë 15.5 milionë dollarë. Jole kërkoi që institucionet të…
Prokuroria e Posaçme ka publikuar pamjet e operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës të finalizuar në disa shtete ku kanë përfunduar në pranga 20 persona ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. Në video duken pamjet e marra nga ndjekja e anëtarëve të grupit, takimet e fshehta që ata bëjnë dhe momenti kur kalojnë ngarkesën me lëndë narkotike në pikat kufitare. Njoftimi i SPAK: Më datë 16.10.2020 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.249, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formë të posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal “Pastrimi i produkteve të…
Fisnik Syla është lakuar shumë në media për jetën luksove që ai e bën, por edhe për lidhjen që ka patur dikur me Fjolla Morinën dhe ndarjen e tyre të bujshme. Tani Fisniku po komentohet shumë për gjestin e tij ndaj fituesit të BBV2, Luiz Ejllit. Fisniku dje postoi një video në një nga mbrëmjet që performoi Luizi. Milionieri shihet teksa e mbulon Luizin me para. Kujtojmë që dikur Fisniku deklaroi se nëse nuk ja jepnin çmimin e madh Luizit, do ia jepte vetë ai 100 mijë euro.
Në skandalin erotik të Gjicit dhe Almës rezulton të jetë i përfshirë dhe një person i tretë. Sipas gazetarit Elton Qyno, një person i tretë që ka lidhje shoqërore me Alma K, është duke u hetuar nga SPAK, pasi dyshohet se ka shpërndarë fillimisht në aplikacionet sociale videon erotike mes 40-vjeçares dhe kryebashkiakut Safet Gjici. Personi që ende nuk jepet të dhëna nga SPAK nëse është vajzë ose djalë, po hetohet pasi rezulton se ai ka nxjerë videon seksi në publik. Burime pranë SPAK thanë se videon nuk e ka nxjerë në publik Alma, por një person i tretë, lidhje…
Në profilin e Instagramit të Rezarta Shkurtës ka gjithmonë copëza nga marrëdhënia e saj speicale me bashkëshortin, Ermal Hoxha. Së fundmi këngëtarja është zgjuar e motivuar për t’i bërë “diss” bashkëshortit. E veshur me një palë bikini rozë, duke ndjerë vetën e saj pranë një pishine, ajo shkruan: “Për inat të binjakut”,-duke etiketuar Ermalin. Sigurisht nuk ka munguar një reagim nga ky i fundit i cili i ka kthyer duke qeshur: “Shpirt ke shumë të drejtë, çohu vishu, ik në punë dhe publiko më mirë foto bebash.”
Tërësisht private dhe larg vëmendjes së të gjithëve ishte festa e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt në Toskanë. Veç një fotoje që postoi vetë moderatorja, pak detaje dolën nga dasma e shumëpërfolur. Por moderatorja e ka ndarë mendjen që të mos flasë më për dasmën dhe këtë e ka bërë edhe së fundi në Suharekë, e ftuar për të drejtuar një koncert. Pyetjeve të shpejta për dasmën në Toskanë dhe për detajet e saj, Arbana refuzoi t’u përgjigjej, madje ajo tha se në këtë vend nuk ishte për të folur për dasmën e saj. Ajo tha se kanë qenë ditë…
Gjetja e një dhome në hotelet e Sarandës, do të jetë e vështirë këtë verë. Afro 90% e strukturave akomoduese, rezultojnë të prenotuara për të gjithë sezonin. Kryetari i Shoqatës së operatoreve turistik, Arben Çipa, thotë se ky vit pritet të shënojë numër rekord vizitorësh në qytetin bregdetar. Vetëm nga Korfuzi vijnë çdo ditë në Sarandë mbi 1 mijë turistë. Italianët janë ata që i qëndrojnë besnikë bregdetit të Jonit. Përveç hoteleve preferojnë edhe akomodimin në apartamente. Por jo vetëm për Sarandën, ky sezon pritet të jetë i mbarë për gjithë vendin. Sipas të dhënave të INSTAT deri në maj,…