Një aksident është shënuar sot në aksin nacional Ersekë-Leskovik. Mësohet se drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ai ka mbetur i plagosur, ndërsa po transportohet me ambulancë drejt spitalit të Ersekës. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Author: tirana
Ish-kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj, pas ceremonisë së dorëzimit të postit tek pasardhësi i tij, Albert Melyshi, kandidat fitues në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka bërë një reagim në llogarinë e tij në “Facebook”. Ai shkruan se dy mandate më parë e mori bashkinë në një gjendje të mjerueshme dhe pa asnjë bazë materiale, ndërsa sot po e dorëzon në duart e kryebashkiakut të ri pa asnjë borxh dhe me projekte në zhvillim e sipër. Postimi i plotë:Sot i dorëzova detyrën kryetarit të ri të Bashkisë Mirditë Albert Melyshit, përmes një akti simbolik të përshkruar si më poshtë:Tetë vite…
Trupi i pajetë i një mashkulli rreth 30-40 vjeç është gjetur mbrëmjen e kaluar në Rasquera të Spanjës. Dyshohet se bëhet fjalë për një shtetas shqiptar. Trupi u konstatua nga pronari i një ferme rurale në Rasquera, në Ribera d’Ebre. Edhe pse në fillim policia mendoi se ishte një vdekje aksidentale, pasi viktima nuk kishte as plagë me thikë dhe as armë zjarri, mjekja ligjore që mori në dorë çështjen, pas autopsisë konfirmoi se bëhet fjalë për një vrasje për motive kriminale. Aktualisht nuk ka të dhëna për persona të zhdukur të kësaj moshe në zonë dhe kjo do ta…
Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet se dhunoi ish-partneren e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në sheshin Skënderbej, ku 31-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij. “Reagim i DVP Tiranë Në lidhje me një video të postuar ditën e djeshme në portalin JOQ, në të cilën shfaqen dy shtetas që konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin, në sheshin “Skënderbej”, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 menjëherë pas publikimit të pamjeve kanë organizuar punën për identifikimin e personave që shfaqen në video dhe kanë shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar, shtetasin J. C.,…
Orgest Mollaimeri quhet 19-vjeçari që u arrestua nga policia, pasi akuzohet se ka mbajtur peng një 14-vjeçare nga Patosi. Mollaimeri akuzohet se ka mbajtur për disa ditë në një hotel në Tiranë një vajzë të mitur, e cila ishte shpallur në kërkim nga familjarët e saj. Vajza kishte humbur kontaktet me familjen prej 3 ditësh.
Një turist, i cili u filmua duke gdhendur emrin e tij dhe të dashurës së tij në Koloseun në Romë, është përfshirë në telashe, pasi veprimi i tij ka revoltuar autoritetet. Ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano, thotë se turisti duhet të identifikohet dhe të ndëshkohet për veprimin e bërë. Sangiuliano e përshkroi veprimin e turistit si “të padenjë dhe një shenjë e pafytyrësisë së madhe”. “Unë e konsideroj shumë serioze, të padenjë dhe një shenjë të paftyrësie të madhe që një turist prish një nga vendet më të famshme në botë, Koloseun, për të gdhendur emrin e tij dhe…
Pirja e ujit të ngrohtë pas zgjimit rrit ndjeshmërinë dhe lehtëson bllokimin. Uji i ngrohtë relakson sistemin nervor. Limoni shton më shumë përfitime për ujin tuaj. Është e mbushur me vitaminë C dhe stimulon sistemin imunitar, duke ofruar mbrojtje nga ftohjet dhe gripit. 1. Lehtëson infeksionet e sinusit. Pini ujë të nxehtë në mëngjes për të pastruar pasazhet e sinusit dhe për të marrë frymë më mirë. Shtoni lëng limoni për marrë më shumë antioksidantë. 2. Uji i ngrohtë zgjeron enët e gjakut dhe përmirëson rrjedhjen e tij. Kjo është e rëndësishme për tretjen tuaj. Uji i ngrohtë ju mban…
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se dialogu që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian është e vetmja mënyrë për të arritur “stabilitet afatgjatë dhe të pakthyeshëm si dhe për të ulur tensionet në veri të Kosovës”. KFOR tha se mirëpret përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të kthyer Kosovën dhe Serbinë në dialogun për normalizimin e raporteve. “Ftojmë të gjitha palët që të bashkohen për shtensionimin e situatës dhe të përmbahen nga veprimet provokuese që janë kundër interesit të të gjithë njerëzve në Kosovë”, u tha në njoftimin e KFOR-it. Ky mision tha se po vazhdon kontaktet dhe koordinimin me…
Luizi dhe Kiara janë fotografuar së fundmi në qytetin e Korçës. Mirëpo, ajo që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave ditën e sotme, ishte një video e postuar nga Luizi në Instagram. Në video shihet se si fansat kishin shkruar dedikime dhe mesazhe në makinën e këngëtarit. Bashkangjitur me videon Luizi shkruan: Ku ka lavazh në Korçë.
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për sasinë e kokainës që u kap sot në Alicante të Spanjës. Në fjalën e tij, gjatë një interviste për emisionin “Euroneës”, Artan Hoxha tha se kokaina kishte për destinacion vendet e Bashkimit Europian. Ndërsa zbuloi se porositës ishin dy grupe kriminale; një nga Tirana dhe një tjetër nga Durrësi. Por nuk bëri me dije të tjera detaje. “Sasia në Alicante nuk është sasi rekord. Kjo ngarkesa ka qenë duke ardhur ngarkesë e 2 grupeve kriminale shqiptare. Për Shqipëri? Do shkonte në Europë se 4.3 ton nuk ke ku e çon në Shqipëri se…
Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takime me strukturat e partisë në degën 4 në Tiranë. Sipas tij, Partia Demokratike do të bëjë ndarjen e qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara. “Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës shqiptare dhe pa asnjë diskutim i takon të rikthehet në vendin që i ka dhënë historia dhe shqiptarët, sigurisht në një aleancë të fortë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE. Ne do të bëjmë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara. Për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe…
Një person me origjinë shqiptare ka sulmuar një të verbër 55-vjeçar dhe e ka rrahur egërsisht, duke i thyer të dy krahët dhe një brinjë, si dhe i ka shkaktuar trauma dhe lëndime të tjera të shumta. Protagonisti, mbrëmjen e së dielës në një lokal në Cesenatico (Forlì-Cesena), është një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i njohur për zakonin e tij të dehjes dhe për sjelljet e tij të dhunshme, shkruan Ansa. Të dy personat, të cilët njiheshin dhe zakonisht frekuentonin lokalin, filluan të grindeshin pas nja dy pijesh, por 61-vjeçarit nuk i pëlqeu diçka e thënë nga i verbëri dhe…