Author: tirana

Pas 4 ditësh në arrati, është arritur që të identifikohet dhe të shpallet në kërkim, autori i cili grabiti një pikë këmbimi valutor në datë 24 qershor në zonën e Unazës së Re. Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, autori është identifikuar si Artan (Marius) Tafani, i dënuar më parë për vjedhje. Ai është ndihmuar nga një tjetër person. Bëhet fjalë për Enio Mecaj, i cili e ndikoi që të fshihte rrobat dhe biçikletën me të cilën u largua nga vendi i ngjarjes. Për këtë arsye, Mecaj është vënë në prangat e Policisë. Artan (Marius) Tafani arriti të grabiste…

Read More

Bebe Rexha ka pasur një periudhë aspak të lehtë. Së fundmi ajo u sulmua në një koncert të sajin, pasi një fans e qëlloi me telefon në kokë. E përpos saj, ajo është komentuar në rrjet për peshën që ka shtuar. Me anë të një video-je në Instagram ku në fund nxjerr gishtat e mesit, Bebe shkruan se nuk ndihet mirë kur lexon të tilla komente në rrjet. “E di që kam shtuar në peshë. Njerëzit përjetojnë luhatje. Nuk do të gënjej, ma shpif dhe më bezdis kur lexoj disa prej komenteve. Jam duke mësuar që ta pranoj dhe mos…

Read More

Në Manastirin e Graçanicës kanë filluar të mblidhen serbët, për të shënuar të ashtuquajturën “festën e Vidovdanit”. Pranë manastirit vërehen pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Po ashtu, janë parë edhe duke kaluar edhe përfaqësues të misionit të Eulex-it. Në afërsi po qëndrojnë edhe trupat e KFOR-it. Këtë vit ceremonia e “festës së Vidovdanit” po mbahet mbahet në Graçanicë. E Gazimenstani, u shmang si masë sigurie që të evitohen konfliktet dhe tensionet, pas situatës së krijuar së fundmi.

Read More

Gjermania po debaton për fitoren e partisë së djathtë AfD në nivel lokal në landin e Tyringjisë, por në të gjithë Evropën po fitojnë parti populiste të djathta ose ekstremisht të djathta. Dukej sikur Spanja ishte bastioni i fundit në Europë i të majtëve, por edhe ai ra para një muaji. Në zgjedhjet komunale dhe rajonale në Spanjë qeveria e majtë e Pedro Sanchez u ndëshkua me votë, si pasojë kryeministri spanjoll kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Buzëqeshja e fituesve ka kaluar tani tek partia konservatore popullore, PP me imazhin e ri që jep Isabel Diaz Ayso nga Madridi…

Read More

Protesta dhe trazira shpërthyen në rajonin e Parisit, pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar, i cili nuk ndaloi kur u urdhërua nga policia rrugore. Adoleshenti i identifikuar si Nael M, vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje. Nael M. është personi i dytë që vritet këtë vit në Francë nga të shtënat e policisë në trafik. Disa makina dhe kosha plehrash u dogjën, ndërsa stacione të autobusëve u shkatërruan. Së paku 24 persona u arrestuan pas trazirave.

Read More

Në qeverisjen e Putinit duket se ka pasur një pikë kthese. Po cilat janë pasojat për Ukrainën dhe efektet e rebelimit të Prigozhinit? “Mbreti është lakuriq”, kështu mendojnë shumica e analistëve ndërkombëtarë dhe njohësve të situatës në Rusi. Por është e vështirë të vlerësohen me saktësi pasojat e rebelimit të ushtrisë private të Jevgenij Prigozhinit. Fakt është, sipas analistëve, që pushteti i Putinit është dobësuar pas kësaj revolte. “Gjëja më e rëndësishme që mund të përcaktohet është se Putini ka humbur qartë autoritetin e tij,” vlerëson për DW eksperti gjerman për Rusinë Fabian Burkhard. Megjithatë, kush fitoi në strukturën e…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Në urimin e saj, Nikolla thekson se sot është dita që kremton fuqinë e besimit për të kapërcyer dallimet mes kufijve. “Urime gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ditës që nderon sakrificën, përkushtimin dhe dedikimin ndaj Zotit! Kurban Bajrami dëshmon dhe kremton fuqinë e Besimit për të kapërcyer dallimet mes kufijve, kulturave, komuniteteve e individëve dhe për të bashkuar njerëzit në emër të miqësisë, dashurisë e barazisë, me empati dhe zemra të hapura. Gëzime e bekime për të gjithë besimtarët myslimanë dhe të…

Read More

Ata vijnë gjatë errësirës së natës, me mijëra, për t’iu ngjitur kodrës shkëmbore të quajtur Mali Arafat. Ky vend në juglindje të Mekës është pak i njohur përtej botës islame. Për ata që nuk janë myslimanë, ecja përreth Kabasë, struktura e zezë në formë kubike në qytetin e shenjtë – është momenti vizual më mbresëlënës që shoqëron pelegrinazhin e haxhillëkut. Por për myslimanët, është rituali i faljes së të martës në Arafat që përfaqëson thelbin dhe tërësinë e haxhillëkut. Kodra në fjalë dhe Dita e Arafatit, siç quhet dita e dytë në pelegrinazhin e përvitshëm, mbartin domethënie të jashtëzakonshme për…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkruan se kjo festë është një mundësi e mirë për të çmuar lidhjet familjare e miqësore si dhe për të zgjatur dorën e mirësisë ndaj atyre në nevojë. “Kurban Bajrami është mundësi reflektimi mbi solidaritetin, sakrificën e tolerancën. Është mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare dhe miqësore, si dhe për të zgjatur dorën e mirësisë ndaj atyre në nevojë. Derisa sot mblidhemi së bashku për të festuar, le të kujtojmë frymën e unitetit dhe harmonisë që simbolizon kjo festë. Me…

Read More

Në mbarë boën sot festohet Kurban Bajrami. Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët për këtë festë të shënuar, me një foto të veçantë. “GËZUAR KURBAN BAJRAMIN”, thuhet në urimin e Ramës, ndërsa ka publikuar një foto nga një xhami, ku duket një pëllumb. Myslimanët e shënojnë këtë ditë duke bërë kurban një dele ose një dhi. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve. Kurban Bajrami festohet pas kryerjes së Haxhit.

Read More

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festën më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve. Për herë të parë ndër vite, myslimanët e Fierit kanë festuar Kurban Bajramin në qendër të qytetit. Urimin besimtarëve që kishin mbushur sheshin plot e përplot ua dha myftiu i xhamisë Fier, Mikel Hazizolli, i cili mbajti edhe faljen. Falja e namazit u mbajt edhe në Lushnjë, Korçë dhe Pogradec. Në xhaminë Iljas Bej Mirahori të Korçës dhe në Xhamine “Ebu Bekër” në Pogradec u fal Kurban Bajrami. Në përfundim imami i xhamisë në Rrethin e Pogradecit, Mirel Mazelli uroi Kurban Bajramin dhe fokusin e vuri…

Read More