Protesta dhe trazira kanë shpërthyer në Parisit, pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar, i cili nuk ndaloi kur u urdhërua nga policia rrugore. Për vrasjen e të riut ka reaguar dhe superylli i Paris Saint-Germain dhe Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, i cili shprehu keqardhjen e tij për vrasjen e 17-vjeçarit dhe se kjo ngjarje është e papranueshme. “Ndihem keq për Francën time. Situatë e papranueshme. Ngushëllimet e mia shkojnë tek familja dhe të dashurit e Naelit, ky engjëll i vogël që u largua shumë shpejt”, ka shkruar Mbappe. Nael M. është personi i dytë që vritet këtë vit…
Author: tirana
në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë një 19 vjeçar, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë nga banesa dhe qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov. Gjithashtu u procedua penalisht një shtetas i mitur 15 vjeç. Shtetasi L. M., duke udhëtuar me një automjet që drejtohej nga 15-vjeçari, kanë shkuar te liqeni i fshatit Muçaj, dhe pasi kanë ndaluar, shtetasi L. M. ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov. Njoftimi i plotë Vorë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 7 operacioni policor i koduar “Lake”. Theu masën e sigurisë “Arrest…
Deputetët e PD kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e shenjtë të Kurban Bajramit. Deputetja Jorida Tabaku ka zgjedhur disa vargje nga libri i shenjtë i Kuranit për të uruar besimtarët. “Dhe thuaj; E vërteta ka ardhur dhe gënjeshtra është zhdukur. Me të vërtetë e gënjeshtra përherë do të zhduket” (Isra:81) Me këto vargje në gojë Profeti Muhamed shembi idhujt e rremë për ta rikthyer Mekën të pastër. Për kë e viziton duke përkujtuar devotshmërinë e Ibrahimit dhe Ismailit. Dhe mbi të gjitha besimin e Haxheres dhe Ismailit. Shembuj që na mësojnë aq shumë për dashurinë e Zotit ndaj nesh”,-shkruan…
Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Berisha ftoi besimtarët në lutjen ndaj Zotit që përkushtimi dhe sakrifica e shqiptarëve të shndërrohen vetëm në të mira. “Besimtarët myslimanë shqiptarë sot kremtojnë ditën e Kurban Bajramit, ditën e mëshirës, durimit, përkushtimit dhe sakrificës së tyre ndaj Krijuesit për veten e tyre, familjen dhe vendin e tyre. Ndaj dhe ju ftoj që së bashku le të urojmë nga zemra gëzuar këtë Ditë të Shenjtë, dhe t’i lutemi Zotit të Madh që të gjithë durimin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo shqiptari ta shndërrojë në të mira për të, familjen…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi paraditen e sotme selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nga ku uroi të gjithë besimtarët myslimanë festën e shenjtë të Kurban Bajramit. Në urimin e tij, Veliaj tha se kjo ditë feste është një sprovë për të gjithë ne, për të dhënë më të mirën e për t’iu gjendur më pranë njerëzve në nevojë. “Kurban Bajrami është dita e sprovës dhe sot duhet të reflektojmë për kohën ku jetojmë. Secili prej nesh duhet të sakrifikojë egot, inatet, mëritë sepse një qytet bëhet më i mirë kur sakrifikojmë gjëra si këto, që nuk janë…
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vendosur të mbajë higjienë të përditshme në makinën e saj zyrtare. Ajo e ka filluar këtë javë, me shpalljen e një tenderi me objekt: “Për shërbim emergjent” me afat zhvillimi brenda 24 orësh, ose më saktë, i njoftuar më 26 qershor e mbyllur më 27 qershor 2023. “Emergjenca” e këtij tenderi qenka larja e makinës së ministres, ku thuhet se në datën 1 korrik, duhet të fillojë larja makinës tip “Volvo XO” me targë “AA678VF”, që sipas regjistrit të Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, është makina e parë zyrtare e titullarit. Në…
Besimtarët myslimanë kanë marshuar në luginën në lindje të qytetit të shenjtë të Mekës, për të marrë pjesë në ritualin fetar, që njihet si hedhja me gurë e djallit. Ky është rituali i fundit i haxhit pesëditor që mbahet çdo vit në Arabinë Saudite. Ngjarja në afërsi të qytetit të Minas mund të zgjasë tri ditë. Për ta përfunduar ritualin, një pelegrin duhet të hedhë guralecët në tri muret, që simbolizojnë djallin. Pelegrinët kanë mbledhur gurë gjatë natës në një qytet tjetër të shenjtë, Muzdalifah. Sipas parimeve të Islamit, të gjithë myslimanët të rritur duhet të udhëtojnë në Arabinë Saudite…
Kompanitë e bulmetit në Shqipëri nuk do të paguajnë taksën për qumështin pluhur. Por me një kusht! Vetëm nëse e deklarojnë përqindjen e qumështit pluhur që është përdorur, në etiketën e produktit final, që ka marrë miratimin edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. “Subjektet e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, si dhe subjektet e prodhimit të produkteve ushqimore të ambalazhuara, të cilat kanë në përbërje të tyre qumësht pluhur të klasifikuar në kodet 0402 10 19 dhe 0402 21 18 të NKM – së, hirrë qumështi të klasifikuar në kreun 0404 10 të NKM -së dhe krem qumështi të klasifikuar në kreun…
Me rastin e Kurban Bajramit, edhe ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar besimarët myslimanë. “Ambasada e SHBA në Tiranë u uron të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin një ditë të gëzuar! Sot, besimtarët reflektojnë mbi sakrificat e bëra ndërsa vlerësojnë bekimet e tyre dhe ndihmojnë ata që kanë më pak fat. Gëzuar Kurban Bajramin”,-shkruhet në urimin e ambasadës.
Yllson Dani është vënë në pranga nga policia pasi është kapur duke transportuar lëndë narkotike, duke u kamufluar si shofer furgoni për transport të qytetarëve Tiranë-Klos-Tiranë. Në vendin e quajtur ura e fshatit, Fshat, në Klos, kanë ndërhyrë në mënyrë të befasishme duke bllokuar furgonin që drejtohej nga 36-vjeçari nga Tirana, ku dyshohej se transportohej lënda narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë e sediljes së shoferit, shërbimet e policisë gjetën një kuti , ku brenda saj kishte 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis sativa, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan…
Me ardhjen e verës, në vend ka zjarre. Ledio Hoxha, përfaqësues nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, thotë se Vlora, Shkodra dhe Kukësi janë qytetet më problematike me zjarret në Shqipëri. “Zjarret në vitin 2021, në Vlorë, në zonën e Karaburunit, pati një efekt goxha të madh dhe u vunë re nga ne. Qeveria shqiptare ka një vëmendje shumë të veçantë për mbrojtjen civile dhe për këtë janë hartuar 3 dokumente strategjik, risku nga fatkeqësitë, strategjia për zvogëlimin e riskut dhe plani kombëtar i emergjencave që përfundon së shpejti. Me këto tre dokumente, të gjitha grupet e interesit, ose institucionet pjesëmarrëse…
Belina dhe Elvis Pupa janë ndër ato çifte që të bëjnë të besosh te dashuria e përjetshme. Prej më shumë se një dekade bashkë, çifti i njohur duken më të dashuruar se kurrë. Ajo është aty për ta mbështetur në çdo eksperiencë, siç ishte ajo e fundit në BBVIP, e njësoj edhe ai për të. E ftuar në “Një gotë Rose”, Belina ndau me publikun si nisi gjithçka, si dhe disa nga sekretet e marrëdhënies së tyre jetëgjatë. “Njohja me Elvisin ka qenë e pamenduar, ka ardhur krejt papritur. Ajo që kam vlerësuar shumë ishte karakteri i tij. Më ka…