Situata në veriun e Kosovës duhet të jetë prioritet për SHBA-në. Një grup prej 8 senatorësh amerikane, i të dyja partive politike, kanë kërkuar nga administrata e presidentit Biden, që t’i japë përparësi adresimit të situatës së përkeqësuar të sigurisë midis Kosovës dhe Serbisë. Në një letër drejtuar Presidentit ata e inkurajon Biden që të ndërhyjë që palët të angazhohen për çtensionimin e situatës. “Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e vazhdueshme të gati 600 trupave amerikane në KFOR-. Ne vlerësojmë përpjekjet diplomatike të SHBA për të de-përshkallëzuar krizës, por këto përpjekje nuk janë reciproke, në veçanti…
Author: tirana
Juglindja ka çelur sezonin veror, të cilin shpreson ta kenë më të mirë se ai i kaluari.Krijimi i një pakete rajonale për gjithë juglindjen ishte orientimi i prefektit të Korçës, Nertil Jole. Ndërsa ashtu si ne sezonet e tjera, Policia e Shtetit duket se ka detyrën më të vështirë por edhe përballjen direkte me qytetarët. E ndërsa ngjarjet me pasoja të rënda nuk kanë sjellë shqetësime në juglindje, drejtuesi i parë i policisë së qarkut të Korçës ka paralajmëruar se Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë shkelje të normave dhe ligjeve të miratuara për mbarëvajtjen e sezonit. Fokusi…
Një 62-vjeçare ka kallëzuar largimin e mbesës së saj të mitur 15-vjeçare. Policia e Tiranës është duke punuar për gjetjen e saj. Njoftimi i policisë: Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja L. D., 62 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa mbesa e saj e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
“Në kuadër të dashurisë” me Luizin dhe Oltën do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram janë zbuluar disa personazhe të tjerë që do luajnë në film: Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu dhe Dea Mishel Hoxha, Salsano Rapi, Myzafer Zilfaj, Xhuljano Brisku, Megi Pojani dhe Sara…
Kryetari i Komitetit të Asociimit dhe Stabilitetit të BE-së, Manolis Kefalogiannis ka vizituar në qelinë e burgut kryetarin e Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Ai thotë se vendimi për mbajtjen e kryebashkiakut në burg është i padrejtë dhe është në kundërshtim të plotë me vendimin e qytetarëve që e zgjodhën në postin e kryetarit të qytetit të tyre. Mësohet se ky i fundit ka zhvilluar një takim edhe me djalin e Belerit. Kefalogiannis ka informuar edhe kryetaren e Parlamentit Europian, Roberta Metsola si dhe realtoren e Reportit për rrugën integruese të Shqipërisë në BE, Isabella Santos. “I kërkoi që të…
Këtë të mërkurë, mediat e Kosovës kanë publikuar një foto nga Graçanica, atje ku serbët po mbajnë manifestimet për festën e “Vidovdanit”. Në foton e publikuar sipas tyre shfaqet edhe Danilo Vuçiç, djali i presidentit Aleksandër Vuçiç. Ai shihet duke u përshëndetur me serbë të tjerë ndërsa në bluzën që mban veshur shkruhet në serbisht “Dorëzimi nuk është opsion”.
Këngëtarja e njohur me famë botërore, Pink është përballur me një situatë aspak të këndshme, teksa ishte duke kënduar në një koncert në kryeqytetin e Anglisë, Londër. Situata e sikletshme ndodhi kur teksa Pink po performonte, një fanse i ka hedhur në skenë një qese me hirin e nënës së saj të vdekur, veprim ky që tronditi jo pak këngëtaren. Në këtë moment, Pink ndaloi së kënduari, mori qesen dhe e mbajti përpara turmës, duke iu drejtuar fanses që bëri veprimin: “A është kjo nëna jote? Nuk e di se si ndihem për këtë”. Pas kësaj, këngëtarja e vendosi hirin…
Me faljen e namazit në Xhaminë e Madhe nisën në Prishtinë kremtimet publike për Kurban Bajramin, të cilin e festojnë sot besimtarët myslimanë në Kosovë. Në mesazhin e tij, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava foli për sigurinë në vend dhe tensionet që vazhdojnë prej javësh në komunat veriore me shumicë serbe. Tërnava i bëri thirrje si qeverisë së Kosovës, ashtu edhe bashkësisë ndërkombëtare të angazhohen më shumë për qetësimin e gjendjes përmes dialogut. “Qeveria dhe ndërkombëtarët të bëjnë më shumë duhet të kontribuojnë edhe më shumë, në të gjitha mundësitë e tyre në ç’tensionim të situatës dhe uljen e tensioneve..…
Arsenal nuk ka ndërmend të dorëzohet për transferimin e talentit anglez, pavarësisht konkurrencës së Manchester City-it dhe rezistencës së West Ham. Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, klubi londinez ka gati një ofertë prej 105 milionë paundësh për Rice, përfshirë këtu dhe bonuset, duke bërë transferimin më të kushtueshëm në histori nëse do të pranohet. Transferimi më i shtrenjtë i një lojtari anglez në histori është ai i anësorit, Jack Grealish, i cili u transferua nga Aston Villa te “qytetarët” e Manchester City, për shifrën rekord të 100 milionë paundëve.
Në prangat e Policisë greke ka vënë një 37-vjeçare shqiptare në Selanik, pasi akuzohet se ka vënë në rrezik fëmijën e saj një vjeç, duke e lënë vetëm në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 të mëngjesit të së martës, në një banesë në qendër të qytetit. Policia dyshohet se u lajmërua nga fqinjët të cilët dëgjuan fëmijën duke qarë dhe u shqetësuan. Oficerët e policisë janë nxituar drejt shtëpisë dhe pas kontrolleve kanë vënë në pranga nënën 37-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, e cila do të dërgohet pranë organeve gjyqësore kompetente me akuzën se ka venë në rrezik…
Një ngjarje e padëgjuar ka ndodhur në Kukës, ku Xhevit Sopaj ka falsifikuar 21 vite më parë dokumente për të regjistruar si vajzën e tij identitetin e një fëmije të mitur që nuk ekzistonte, ndërsa në 2021 falsifikoi sërish dokumente për ta shpallur të vdekur këtë fëmijë. Nga provat e siguruara dyshohet se për të përfituar pension më të lartë bazuar në ligjin e kohës, shtetasi Xh. S. ka falsifikuar dokumente, 21 vjet më parë, dhe ka regjistruar brenda trungut të tij familjar (si të bijën), identitetin e një shtetaseje të mitur e cila nuk ekzistonte. Gjithashtu, në vitin 2021,…
Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Nivelit të Lartë të Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi takime dypalëshe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, dhe Ministrin e Jashtëm të Turqisë, zotin Hakan Fidan. Në takimin me Presidentin e Bullgarisë Radev, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dhe nënvizoi nevojën e një bashkëpunimi e koordinimi më të mirë në funksion të përmirësimit të infrastrukturës ndërlidhëse rajonale, duke e vënë theksin në mënyrë të veçantë te Korridori 8-të. Lidhur me këtë të fundit, Presidenti Begaj vlerësoi rolin…